• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edicioni i ‘PriFest’ i kushtohet këtë vit Vjosa Berishës, Veliaj: I premtova që do të merrja pjesë!

by A R
21/09/2022 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Prishtina International Film Festival” (PriFest) ka hapur mbrëmjen e djeshme edicionin e 14-të të tij në Kino Armata në Prishtinë.

Hapjes së këtij edicioni i parapriu një performancë artistike dedikuar themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali, Vjosa Berisha, e cila u nda nga jeta në qershor të këtij viti.

Në çeljen e këtij festivali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi kontributin e themelueses së “PriFest”-it Vjosa Berisha.

“Unë besoj që sot është një ditë e madhe reflektimi për ne. Mbaj mend vjet në edicionin e fundit, isha rastësisht në Prishtinë, shoqja ime e ngushtë Vlora Çitaku, më thotë, “do t’i bëjmë një surprizë Vjosës, sepse është festivali”, edhe i premtova: “Vjosë, – i thashë, – një gjë kaq e bukur, nuk mund të ndodhë pa u përfshirë Tirana. Kështu që sot jam këtu që të mbaj fjalën që i dhashë Vjosës, që ne do të përfshiheshim në edicionin e radhës dhe besoj që në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë nuk mund të mos mungonim, sepse unë besoj fort që ajo që është një histori suksesi në Prishtinë, është edhe suksesi ynë në Tiranë dhe ajo që është një gjë e bukur në Tiranë, është edhe suksesi i Prishtinës,” u shpreh Veliaj.

Pjesë e këtij edicioni do të jetë edhe një program special i festivalit të filmit të Odesës (Odesa International Film Festival).

“Vjosa do ishte shumë krenare sot që Ukraina është prezente, që Odesa është këtu prezente. Ndonjëherë e marrim njëri – tjetrin për të mirëqenë. Ne i marrim fqinjët për të mirëqenë dhe ndonjëherë harrojmë që fqinjët jemi po ne vetë, Shqipëria dhe Kosova, jemi ne vetë. Pyesni dikë në Ukrainë: A mund t’i marrësh “for granted” fqinjët?” Ata kanë fqinj Rusinë që një ditë zgjohet dhe i pushton. Nuk duhet ta marrim njëri – tjetrin për të mirëqenë, sikur edhe ky leksion që ndodhi në Ukrainë, duhet ta çmojmë shumë njëri – tjetrin dhe ta duam shumë njëri – tjetrin, mos të gjemë arsye për t’u përçarë, por të gjejmë arsye për t’u bashkuar,” nënvizoi Veliaj.

“Nuk kam si me e nis këtë fjalë ndryshe, përveçse duke kujtuar miken tonë të dashur, Vjosa Berishën, gruan e jashtëzakonshme që krijoi e zhvilloi dhe e rriti PriFilm Fest, këtë festival të mrekullueshëm të filmit që na e nderon kryeqytetin tash e 14 edicione. Përgjatë edicioneve të mëparshme PriFilm Fest na ka sjellë filmat më cilësorë nga vende të ndryshme, si dhe kineastë, regjisorë e aktorë të famshëm nga vende si Amerika, Australia Britania, e po ashtu nga rajoni ynë. Sivjet po me nismën e Vjosës PriFilm shkon edhe një hap tutje, me Festivalin ndërkombëtar nga Odesa me moton “Përtej Kufijve, Odesa në PriFest”, për shkak të luftës absurde në Ukrainë, po e hap edicionin e vet këtu në Prishtinë në bashkëorganizim me PriFilm Fest. Miq të dashur të Ukrainës, këtu në Prishtinë jeni në shtëpinë tuaj,” u shpreh kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama.

Dhjetëra filma shqiptarë dhe të huaj do të shfaqen në disa kategori garuese të këtij festivali që u çel mbrëmë me filmin “Vera andrron detin”.

Me moton “For Her”, ky edicioni i kushtohet themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali, Vjosa Berishës. Kurse, çmimi kryesor i festivalit “Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë Ballkanik”, nga ky vit do të mbajë emrin Vjosa Berisha.

/a.r

Next Post
“Nga opozita duam emra konkretë”, Spiropali: Procesi dhe Presidenti i ri duhet të jenë të panjollë!

Spiropali: Ka dyshime serioze që Ilir Meta mund të ketë qenë spiun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In