Mungon konfirmimi zyrtar nga ana e FSHF-së, por për t’i dhënë fund spekulimeve mendon vetë tekniku italian.
Edi Reja konfirmon se ka arritur një marrëveshje të re me Federatën Shqiptare të Futbollit për rinovimin e kontratës, një kontratë e cila ashtu siç parashikohet do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022 me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.
Në një intervistë për mediat italiane Reja ka shtuar:
“Është një sfidë e bukur, një projekt i fortë, më jep entuziazëm të madh”. /e.s/