• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Ramën e hodhi në erë frika e vet

by Enkel Demi
04/04/2018 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Edi Rama ia doli mbanë të bëjë atë që opozita shqiptare kishte muaj e vite që nuk e bënte dot. Edi Rama dhe vetëm Edi Rama është frymëzuesi dhe legjitimuesi i kësaj proteste, e cila ka të gjitha gjasat mos të jetë më një flakë kashte. Tani, demonstruesit nuk janë më kuksianë të revoltuar për taksën, as vandalë si i pëlqeu atij t’i quante. Ata janë një lëvizje e mirëfilltë politike. Për fat të keq të Edi Ramës, kjo është një lëvizje që e shpiku ai vetë, e cila nuk vihet dot nën kontroll nga opozita, gjë që do të thotë se nuk ka kurrfarë mundësie ta ulë në tryezë bisedimesh dhe ta joshë si ia bëri mendjen Lulit çorap më 18 maj të vitit të shkuar.

Edi Rama, i udhëhequr nga instikti më i pabesë i njeriut, nga frika, ia doli që të krijojë në pak ditë një front kundërshtie, të cilin nuk e përcakton dot ideologjikisht, sepse është një bashkim revolte të gjithëkujt për hesap të vet. Ke atje padyshim malësorë që i ka prekur në nder, se i ka rrahur dhe ata kanë krejt tjetër etnopsiqikë thotë Agim Doçi. Ke komunistë si Qorri, nacionalistë si Hoxha, Peçi kondra si Goxhaj me Shkurtin, nacional-majtistë si Gjikondi, aktorë si Derhemi, patriotë si Kalaja, pishtarë demokracie si Lusha dhe padyshim rreth tyre po bën përpjekje të grupohet opozita e stërmunduar nga intriga e Ramës. Me këtë front që krijoi me dorën e tij dhe metodologjinë e kërbaçit të shokut Veri, nuk i ka mbetur asnjë rrugë shpëtimi. Bisedime me ta nuk bën dot, se i ka plasur brenda dhe i thotë prokurores t’i çojë në syrgjyn. Është kapur shah mat dhe ka zgjedhur t’i shtypë. Për herë të parë qysh kur erdhi në pushtet, gaboi, por shumë rëndë, sepse u udhëhoq nga instikti i tij i vetëm që nuk e kontrollon dot, nga frika.

Atë që nuk bëri me armët kimike, po e bën tani. Ka zgjedhur shtypjen, ka zgjedhur dhunën e aparatit shtetëror. Tani, si gjithë pararendësit e tij që kanë bërë këtë zgjedhje fatale, përfshi këtu Sali Berishën, nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se të numërojë ditët përsa kohë do të qëndrojë ende në pushtet.

Sak në ditët, kur ishte njeriu më i fuqishëm në këtë tokë, kur bënte kohën e mirë dhe të keqe, kur tallte trapin me kundërshtarët politikë, kur i thoshte opozitës se nuk i çohej ai miku, kur e bëri copë LSI-në duke i blerë nga këshilltarë, drejtorë e deputetë, i dalin ca malësorë Kukësi që jetojnë ende në folklor. Këtu nis tragjedia e tij epike.

Edi Rama, e njeh shumë mirë politikën, intrigën e saj, është një mjeshtër i saj, ka durim kinezi ta thurë dhe vërë në zbatim sherrnajën. Ka fituar gjithmonë, kurrë nuk ka humbur qyshkur erdhi nga Parisi, falë kjo aftësisë së tij gjeniale prej politikani ballkanik. Ka fituar para me thes, por nuk i ka shpenzuar si kasta e Nanos a Berishës. I ka përdorur vetëm për të blerë politikën, ndërkombëtarët, votat, popullin. Prandaj, mendonte se ishte prijësi që do të ikte nga pushteti, vetëm kur të vendoste i Gjithëpushtetshmi. Ka veç një gabim të madh Edi Rama; nuk njeh shqiptarët, sepse nuk i kanë hyrë në punë, nuk i janë dashur kurrë. U mjaftua me mekanizmin elektoral të forcës ish-komuniste që drejton dhe aty ku nuk i pinin ujë komisarët e partisë hidhte paret. Shqiptarët janë mercenarë qysh në kohën e Ilirisë dhe do e bëjnë gjithë jetën luftën e tjetrit. Por, Edi Rama nuk e dinte që këta njerëz të egër me të vërtetë e ulin kokën, i nëpërkëmbë, por ama për një plesht djegin jorganin. Ja kaq e thjeshtë është. Tani besoj e ka mësuar, por është vonë; malësorin shtype, vrite, varfëroje, por mos e rrih, mos e prek me dorë. Kurrë nuk do ta marrë vesh një tosk si puna ime këtë kod, por meqë ca vite i kam kaluar me ta, kaq e di dhe e kam marrë për të mirëqenë.

Ky i rrahu, kështu tani do që t’i shtypë, sepse e ka kuptuar që e dreqosi që i rrahu, prandaj ka frikë dhe frika e bën të dhunshëm, dhe dhuna të përkohshëm.

a.ç

Next Post
Ekstradohet nga Italia 53-vjeçari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

“Ranishtja 4”/ Prangoset një tjetër person për tjetërsimin e pronave

Comments 1

  1. Çentrale says:
    8 years ago

    Gazetar leshi
    Mirë u thotë kazan ai

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In