• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama tani duhet të mundë Edi Ramën

by Mero Baze
01/09/2020 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama ka pasur dëshirë të bëjë surpriza me zgjedhjet e tij. Në një farë mënyre ja ka dalë të çudisë së paku 24 orë gjithë Shqipërinë, kur ka emëruar ministra surprizë, që askush nuk vinte bast se ekzistonin, apo të tjerë që për disa ditë rresht shtypi u ngatërronte emrin.

E ka pas luksin për ta bërë këtë, duke qenë i bindur se po promovonte njerëz që do ktheheshin në pasuri politike.

Ka pasur po ashtu luksin, ta bënte këtë në një sistem elektoral, ku fuqia e partisë dhe logua e saj, të bënte automatikisht deputet, nëse renditeshe në vendet e sigurta.

Pra Edi Rama ka qenë në të drejtën e tij, ta harxhonte si të donte fuqinë e tij politike, pasi votat në fund të fundit janë fituar në emër të tij.

Beteja për mandatin e tij të tretë, bëhet në kushte të ndryshme nga dy betejat e para. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve me lista të hapura dhe me koalicione me lista të përbashkëta.

Ky është një zhvillim që i hedh poshtë gjithë investimet e derisotme politike të Edi Ramës dhe eksperimentet e tij shpesh sociale, për të prodhuar politikanë në inkubator, si lexuesë deklaratash.

Në këto zgjedhje kanë rëndësi figurat politike popullore, brenda dhe jashtë PS-së, liderë me mbështetje lokale dhe figura publike të marra nga shoqëria civile, që kanë emër të mirë në publik.

Të treja këto kategori janë në drejtim të kithët me përpjekjet, jo dhe aq të suksesshme të Edi Ramës, për të promovuar teknicienë, që sipas tij do bëheshin politikanë të mirë. Në disa raste nuk janë bërë as teknicienë të mirë, por më e keqja është se nuk janë bërë politikanë të mirë.

Po ashtu disa promovime të mëhershme të tij, kanë bezdi nga zona e tyre elektorale, dhe presin ta ndërrojnë atë në çdo palë zgjedhje.

Por dhe nëse ja quajmë pozitiv atë bilanc Edi Ramës, ai nuk vlen më me sistemin e ri.

Drejt zgjedhjeve të vitit 2021, atij i duhet të shkojë jo aq me investimet e tij të dështuara politike, por me një ekip të testuar mirë, që mbledh vota.

Deri më sot votat ishin meritë e Edi Ramës, pasi sistemi të impononte, ose me atë, ose kundër tij. Tani sistemi është më i hapur, më fleksibël, dhe energjitë që prodhon lista lokale, shpeshherë mund të vënë përpara fuqinë e emrit të Edi Ramës.

Ndaj e ka kot që u thotë atyre asambleistëve, që sot shtrohet pyetja “çdo bëni ju për Partinë Socialiste”? Ata mund të bëjnë çfarë të dojë Edi Rama për Partinë Socialiste, por në qoftë se nuk janë bërë deri tani politikanë, nuk bëhen dot më dhe nuk i duhen askujt si të tillë, nëse nuk kanë votat e tyre, krahas votave të PS.

Në këto zgjedhje, përsëri barra i bie Edi Ramës, jo më t’u kërkojë llogari atyre që ka promovur dhe që nuk i funksionojnë si politikanë, por të gjejë së paku disa figura të reja të së majtës, në rang kombëtar dhe lokal, që i bashkojnë votat e tyre me votat e PS-së.

Listat e hapura kanë për të turpëruar shumë vetë në atë parti dhe në parti të tjera. Ato nuk janë më shaka, por një test publik, që vendos në provë të gjithë ata që kanë mbështetje popullore, pamvarësisht nëse kanë apo jo mbështetje nga Edi Rama.

Është një sistem i ri, që për fat ju dhurua Shqipërisë nga Edi Rama, por që ndëshkon gjithë çka bërë deri më sot politikisht Edi Rama.

Next Post
“Në Mal të Zi janë hedhur shumë para”, kreu i Helsinkit: Beogradi e rrëzoi Gjukanoviçin

"Në Mal të Zi janë hedhur shumë para", kreu i Helsinkit: Beogradi e rrëzoi Gjukanoviçin

Comments 1

  1. PRoShi says:
    5 years ago

    Sërisht në votimet e ardhshme do të ketë dy palë lista. Për Partinë, dhe për kandidatin. Kështu që seleksionimi vlen brenda partisë. Pra konkurrenca në dukje ka vlerë brenda llojit . Shqiptarët e dinë, ose të paktën e kanë përcaktuar cila parti mban përgjegjësi dhe mund ta çojë para atë vend. Këtu bëhet fjalë për ata deputetë të gojës, por dembelë e jo luftarakë në përballje me popullin. Pak a shumë ky mesazh ju dha deputetëve në takimin e djeshëm. “Jeni deputetë, por do të vleresoheni si kandidatë, nëse do ja dilni.”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In