Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, raporton, albanian post.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Më herët, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, prezantoi kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Kurti është duke qëndruar tash e dy ditë në Shqipëri.
Dje në një paraqitje për media nga Lezha ai foli për bashkim kombëtar./a.p