• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama si shpëtimtar i zgjedhjeve evropiane të Greqisë

by Mero Baze
10/05/2024 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Takimi I kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke, që bie ndesh me objektivin e tyre kundër tij.

Zhurma paraprake për vizitën, refuzimi për ti dhënë një sallë ku do të zhvillohej mitingu, pengesat burokratike të urdhëruara nga lart dhe mesazhet diplomatike për ta anuluar atë, ishin të gjitha të panevojshme, dhe krijuan një gjendje të stisur lufte mes dy palëve.

Të gjitha argumentet e palës greke kundër vizitës së Ramës, vetëm sa punojnë në të kundërt të qëllimit të tyre. Nuk di me se do merrej shtypi dhe politika greke në këtë fushatë elektorale, sikur Edi Rama të mos kishte planifikuar këtë vizitë në Athinë, por tani është e sigurt se ai u ka shpëtuar fushatën elektorale dhe kanë me se të merren.

Krye argumenti politik ishte se Edi Rama po shkon në Athinë ne mes të fushatës së tyre elektorale për zgjedhjet evropiane.

E kuptoj që duke e paragjykuar tanimë si armik, mendojnë se ai po vjen tu prish punë për zgjedhjet. Por si mund të prish punë për zgjedhjet një kryeministër i huaj në Athinë?

Do tu bëj thirrje shqiptarëve të votojnë kundër? Po kundër kujt?  Se aty të majtë e të djathtë janë bashkuar kundër Edi Ramës.

Nuk është se Syrizia apo PASOK po tregohen të moderuar dhe Micotaqis agresiv, që Rama të bëj thirrje të votojnë ata që janë pro tij. Ai I ka të gjithë kundër.

I vetmi dëm real që I bën ai imazhit të politikës greke, është që e bën politikën greke të demonstroj një standard antievropian, por për këtë në Greqi nuk mërzitet nejri. Madje kënaqen më shumë.

Pas Athinës Edi Rama do të shkoj në Itali po në takim me shqiptarë. Më 26 Maj ai do të mbaj miting në Milano. Edhe aty ka zgjedhje për parlamentin evropian. Edhe aty ka shqiptarë që votojnë madje më shumë se sa në Greqi.

Asnjë politikan italian nuk kam dëgjuar të thotë çfarë do Edi Rama në Itali në mes të fushatës. Përkundrazi I janë vënë në dispozicion për çfarë nevojash ka.
Shqiptarët në Itali janë shumë të përfshirë në jetën politike italiane, por ai nuk po shkon aty për politikën italiane. Por askush nuk e ka kthyer fare në çështje të fushatës vizitën. Ashti sic duhet të sillej dhe Greqia.

Argumenti tjetër ai I koincidencës me datën 12 Maj kur është arrestuar Fredi Beleri është. I dobët. Edi Rama ka zgjedhur të vij një të diel në Athinë që i bie të jetë 12 Maj.

Por e zëmë se e paska menduar gjatë këtë. Nëse është vërtet kështu, nëse e ka menduar si provokim, atëherë ai po shkon aty të ndihmoj kryeministrin Micotaqis I cili e ka kandidat Belerin, pasi një gjest I tillë natyrisht që mobilizon nacionalistët grek dhe të djathtën ekstreme të Agimit të Art që ti jap votat Micotaqis. Pra në këtë rast I bie ta falënderojnë dhe ja ta sulmojnë.

Por në fakt ajo është vërtet një koincidencë që ndoshta duhej shmangur të mos u bënte kaq shumë nder duke shtuar votat për Belerin.

Argumenti I fundit që ai është I rrezikuar dhe duhet shoqëruar me makina të blinduara dhe masa sigurie është paksa qesharak dhe shumë ballkanik.

Edi Rama po takohet me shqiptarët dhe nuk është I rrezikuar prej tyre. Përpjekja për të krijuar idenë që Edi Rama është I rrezikuar në Greqi në fakt bëhet për të stepur mbështetësit e tij dhe për të krijuar klimë pasigurie.

Nuk ka për të ndodhur asgjë dhe pas ca vitesh kur të përqafohet me Miciotaqisin kreun e Sirizia, apo kur ti pres atë në fushatën e radhës elektorale në Shqipëri do t’iu vij zor ta kujtojnë këtë situatë të stisur nga një inat ballkanik.

E gjithë kjo situatë e bën takimin e Edi Ramës më të rëndësishëm se çfarë është në të vërtet. Ai nuk ka çfarë u thotë shumë gjëra emigrantëve dhe ndoshta do ta kishin lënë me pak vet nëse nuk do ta zinin në gojë.

Tani e kanë kthyer vizitën e tij në ngjarjen më kulmore të fushatës së tyre elektorale , pikërisht në një vend evropian që po zgjedh bijtë e tij të denjë për parlamentin Evropian. Edhe Belerin.

Next Post
Sondazhi/ Putin lideri më i papëlqyer nga shqiptarët, Zelensky gëzon mbështetje të fortë. Të dhënat e Barometrit

Sondazhi/ Putin lideri më i papëlqyer nga shqiptarët, Zelensky gëzon mbështetje të fortë. Të dhënat e Barometrit

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Grekët, e pësuan si ai që thonë që paguan 100 lekë për të hyrë në valle, tani po paguajnë 1.000 lekë, e nuk po dalin dot nga vallja që filluan vetë.
    Është si puna e pështymës kur Greku e hedh përpjetë, që i bie në kokë pështysit po Grek.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In