• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama si Jose Mourinho!

by Denis Dyrnjaja
26/10/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Në ditët më të sikletshme të skuadrës socialiste, Edi Rama duket se ka gjetur ose të paktën rastësia e ka afruar me sjelljen, taktikat dhe veprimet e njërit prej trajnerëve më të famshëm të futbollit sot për sot, Jose Mourinho.

Meqë Kryeministri shpesh i referohet futbollit kur bën krahasime në politikë ose qeverisje, duket sikur edhe këtë rast ka zgjedhur një taktikë të njërit prej strategëve të kësaj loje, teknikut portugez që përveç se në fushë “luan” fort edhe jashtë saj, në salla konferencash për shtyp apo gjetkë.

Para ndeshjesh të vështira Mourinho stis ngjarje dhe rrethana të ndryshme për të përqendruar vëmendjen te vetja ose te ajo çka ai thotë dhe për të larguar presionin nga skuadra.

Në këtë mënyrë veproi edhe Rama dje kur doli dhe bëri atë që gazetarët dhe mediat e cilësuan një sulm ndaj tyre, por që në fakt nuk është gjë tjetër vetëm se një tërheqje e fortë vëmendjeje nga çështja e ditës.

Dhe ia arriti. E mori vëmendjen dhe e çoi pikërisht atje ku kishte menduar te vetvetja, duke u futur në lojë artificialisht në një sektor që as nuk i takon ta kritikojë apo ta sulmojë e për më shumë ta rregullojë.

Gazetarët edhe ata prej vërteti edhe ata në tentativë po merren prej dje, si na denigroi Rama, gjuha e palejueshme, fyerjet apo ofezat e Kryeministrit ndaj Medias etj etj. Dikush e cilësoi edhe përçartje të Edi Ramës që pa shkak doli dhe iu përvesh gazetarëve.

Në fakt lëvizja e tij rezultoi një taktikë e mirë dhe që duket se dha efekt. Mori vëmendjen e duhur nga çështja e ditës. Rama si mjeshtër i fjalës dhe provokimit e çoi ujin në burimin që deshi dhe fatkeqësisht ndryshe nga shumica e kolegëve të mi mendoj se këtë e bëri përmes një te vërtete dhe jo spekulimi.

Duhet ta pranojmë se media sot është realisht ashtu sikurse Kryeministri e përshkroi dje. Rama luajti me një të vërtetë që preku në sedër dhe të aftët dhe të paaftët e sojit tonë por sidomos këta të fundit.

Në fjalët e Ramës për gazetarët nuk ka asgjë për të hequr nga fillimi deri në fund sepse realisht ashtu jemi katandisur si tel bakri përcjellës dhe përçues mekanikë mesazhesh shpesh në mënyrë të gabuar nga paaftësia dhe padija. Por a di Rama që s’duhet të merret me median dhe gazetarët?! Sigurisht që po.

Ai thjeshtë zgjodhi momentin e duhur për të tërhequr vëmendjen dhe ja arriti. Trajnerët e mëdhenj dinë kur dhe si të luajnë në situata të vështira dhe presioni. Dhe në mos qoftë vetë trajner i mirë sikurse mund të mendojë shumëkush, ka ndihmës të mençur që zgjedhin momentin e duhur për të bërë veprimin e duhur edhe kur ai duket i gabuar, në fund varet kush ka fituar.

Next Post
ELBASAN/ I vë zjarrin vetes me benzinë, burri dërgohet me urgjencë në spital

ELBASAN/ I vë zjarrin vetes me benzinë, burri dërgohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In