• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, sërish përballë së keqes…

by Artur Ajazi
24/11/2022 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, edhe kësaj here, ka përballë një vehtes një të “keqe” të madhe. Eshtë më e madhe se tërmeti, epidemia COVID-it, është beteja me aleancën që  mendon, punon dhe vepron në dëm të interesave të vendit. Mjafton të  kujtosh dhe renditësh, rastet kur kjo opozitë e shkatërruar, gjithmonë ka mundur dhe është përpjekur të punojë kundër interesave kombëtare, për të thënë se “Edi Rama, do ta përballojë edhe këtë krizë”. Kjo pasi, Edi Rama, mbetet “njeriu i përballimit  të krizave” në këtë vend.

Ai si askush tjetër, ka patur përballë qysh ditët e para të qeverisjes tij, skenaristin e krizave, skenaristin e dhunës, protestave antikombëtare, dhe e ka mundur. Dihej se Berisha, do të bënte diçka dhe gjithçka, që ardhja e liderëve të Bashkimit Europian në Tiranë, të zbehej, dhe ti tregonte atyre se “ky vend nuk ka siguri, nuk ju mirëpret, sepse ju nuk begenisni ish-liderin historik të PD”. Por do t’ja arrijë ? Natyrisht që nuk mundet, të dëmtojë as imazhin e vendit, as përpjekjet e Edi Ramës për të integruar vendin në BE, ashtu siç nuk do të arrijë të sensibilizojë asnjë prej liderëve të BE-së, me protestën e stisur për interesa personale të tij. Me Berishën kryetar partie, kjo PD, e ka të pamundur të rinovohet, të ribashkohet, të hapet për elita të rinjsh, pasi atje mbizotëron fryma bajraktariste e Berishës. Rrëmuja, trazirat, dhuna, shkatërrimi, nxirja e faqes së Shqipërisë në shqip dhe gjuhë të huaj, janë misioni i kësaj opozite destruktive.

Ata nuk e duan zhvillimin, ata duan shkatërrimin, ata nuk e duan integrimin, pasi duan rikthimin në kohën e rrumpallës institucionale. Edi Rama, e ka detyrim dhe obligim para socialistëve dhe demokratëve antiberishë, të përballet me këtë të keqe të madhe. Politika shqiptare, ka 32 vjet që mbahet e mbërthyer nga bajraktari i PD Sali Berisha. Ka 32 vjet, që  vendi mbahet peng i tensioneve, presioneve dhe paralajmerimeve për dhunë, nga lideri i një partie, që veç e lirë dhe demokratike nuk ka qenë, dhe nuk është edhe sot.

Sali Berisha, skenaristi i  fushatave tensionuese, natyrisht pas “kandidatëve  humbës të primareve”, ka gati skenarin e mosnjohjes së rezultatit të 14 Majit. Ai gjithashtu, ka gati edhe  skenarin “e reagimeve paqësore”, ku priten protesta të dhunshme në Tiranë dhe rrethe. Sali Berisha, ka 32 vjet që tmerron me gjuhën e presioneve dhe dhunës në ekrane dhe bulevarde,tre breza të rinjsh, që sot nuk e konceptojnë  dot faktin, se si  në 2022 , në Shqipëri politika mbjell  mungesë  shprese për të ardhmen e tyre.

Edi Rama, e ka detyrim për të rinjtë e këtij vendi, të përballet me të keqen e rradhës, e ka detyrim moral dhe politik para shqiptarëve, të fitojë edhe këtë krizë politike, përballë një aleance  destruktive, për ti siguruar  Shqipërisë rrugëtimin e sigurtë drejt progresit dhe familjes së madhe Europiane.

Next Post
PD me dy “koka”, por vendos afate për zgjedhjet: Kur nisin negociatat me aleatët! Emrat e kandidatëve dalin në datë…

Alibeaj zbulon javën e ardhshme kandidatët, Berisha: Janë të Edi Ramës, armikut numër 1 të PD

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Larg qoftë, të ndodhë ndonjë farë “zbythje” nga Edi Rama, sikur edhe ndonjë zbutjeje, si puna e shënjës “mjahkij znjak” në rusisht ( s’ka lidhje me rublat e PD), në lidhje me Portin Durres nga “krismat e pordhëve gojore” të Sali Berishes & Co, atehere, do të ishte një AUTOGOL, nga ana e tijë, dhe do të tregonte thyerje te karakterit të tijë këmbëngulës karizmatik pragmatist.
    I uroj Edi Ramls, shëndet, për vehte dhe për këtë popull e këtë vënd.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In