Në përfundim të ndeshjeve kualifikuese në kuadër të Botërorit Rusi 2018, kombëtarja e Shqipërisë fitoi 0 – 2 në fushën e Lihtenshteinit, ndërsa Kosova humbi 0 – 6 në Shkodër përballë Kroacisë.
Edi Rama, nje ndjekes i vazhdueshem i sportit, shkruan se Kosova ishte pa eksperiencë përballë ujqërve të Kroacisë, ndërsa për Shqipërinë pohon se beri lojë të mirë dhe fitore me vlerë.
“Shumë e re në moshë dhe pa eksperiencë Kosova që ishte në fushë kundër “ujqve” të Kroacisë, por padyshim një skuadër me talente që ka rrugë të gjatë përpara, ku sukseset me patjetër nuk do të mungojnë, Forca Kosova”, ka shkruar Rama.
Shumëkujt i dukej e lehtë, po s’është aspak e lehtë të luash mirë futboll e të bësh dy gola në fushë të huaj…, kështu që respekt për kuqezinjtë. (b.an)











