• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama po kërkon t’i lutemi që të na lerë siç ishim

by Astrit Patozi
18/09/2020 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Kur Lulzim Basha nguli këmbë dhe pastaj e arriti marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik, u duk si fundi i botës, ndonëse për mua nuk ishte e papritur. Sepse ishte jashtë çdo logjike politike, që opozita, e cila nuk kishte lënë gjë pa thënë dhe pa bërë kundër qeverisë në 7 vite rresht, të binte dakord me këtë të fundit për t’i lënë gjërat ashtu siç kishin qenë.

Por kur sheh këtë propozimin e fundit të Edi Ramës për Kodin Zgjedhor thua me plot gojën të keqen e Lulzim Bashës.

Nëse drafti që është paraqitur sot nga Damian Gjiknuri nuk është një provokim për të testuar reagimin e publikut dhe të aktorëve politikë, por do të miratohet i pandryshuar nga parlamenti, i bie që Shqipëria të bjerë nën nivelin e vitit 2008, kur u bënë ndryshimet e famshme kushtetuese, që çimentuan kryetarokracinë si regjim autoratik, të cilin po përpiqemi ta ndryshojmë.Sepse jo vetëm që listat nuk do të preken, duke mbetur 100 përqind të mbyllura si më parë, por çdo forcë e re politike apo parti e vogël tradicionale, që ka ndërmend të konkurrojë në zgjedhje, duhet të llogarisë të futet me rreth 50 mijë vota paradhënie, vetëm për t’u konsideruar si pretendente për të fituar ndonjë mandat.

Të cilin mund të mos e arrijë dot, edhe po ndodhi që të kalojë me sukses dy postoblloqet e para.

Dhe kjo shkon përtej çdo imagjinate.Që është antikushtetuese nuk ka asnjë dyshim, sepse i hedh në kosh të plehrave ndyshimet e shumëdiskutuara të 30 korrikut. Por ky nuk mund të jetë ngushëllim, sepse në një vend ku shkelja e Kushtetutës është kthyer në zakon politik nga të trija partitë kryesore, asgjë nuk bën shumë përshtypje.

Ndaj edhe nuk mund të shpresohet se do të ketë skrupuj politikë dhe juridikë që ta zmbrapsin këtë nismë djallëzore, në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, që vlen njësoj si për Ilir Metën, ashtu edhe për Edi Ramën apo Lulzim Bashën. I vetmi skenar optimist është që Edi Rama të tërhiqet e të mos e çojë deri në fund këtë palaçollëk dhe ndyrësi, që praktikisht vendos që në Shqipëri lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm dy parti.

Ne nuk e dimë se çfarë mendon për këtë çështje dhe nëse do ta pranojë apo jo Lulzim Basha, i cili mund të jetë ndoshta edhe më i avantazhuar se Edi Rama që drafti të kalojë në parlament. Por ai ta harrojë se dikush prej nesh do t’i lutet që të na lërë ashtu siç ishim, duke menduar se mund të bëhet edhe më keq, duke lexuar tekstin e poshtër dhe antikushtetues të Damian Gjiknurit. Nëse e ka ndërmend ta çojë deri në fund këtë pisllëk, pushka top iu bëftë!

Tek e fundit, në kuhshtet e arbitraritetit ekstrem deviza “dy duart për një kokë janë” vlen për të gjithë njësoj.

Next Post
Lideri letargjik

Unë nuk dua të ulësh taksat z.Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In