• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edi Rama nuk do t’i shkruajë Ilir Metës deri në 24 korrik

by Lorenc Vangjeli
18/04/2022 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Katër vjet më parë, në fund të dhjetorit 2018, Edi Rama bëri ekzaktësisht të kundërtën e asaj që prisnin cinikët dhe lolipopistët që ai të bënte. Dërgoi në shtëpi shtatë antarë të kabinetit të tij, mes tyre edhe Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin apo Ditmir Bushatin. Në vend të tyre, për herë të parë mbas tetë dekadash, kërkoi dekretin e Presidentit Meta për dy ministra nga Republika e Kosovës, Gent Cakaj dhe Besa Shahini. Kush mendon se më shumë se prej nevojës për të vepruar, Rama vepron nga nevoja për të surprizuar, ka pasur atëherë një argument të rradhës. Në mandatin e tij të tretë, fitorja e të cilit ka peshë pothuaj personale, ata që largoi, janë sërish të rikthyer, ndërsa një pjesë emërimeve të dikurshme janë larguar. Përfshi edhe dy ministrat Cakaj dhe Shahini. Ahmetaj është tashmë zëvendësi i tij, Gjiknuri, është zgjedhur Sekretar i përgjithshëm i PS-së, ndërsa Bushati po tentohet nga ata që nuk e duan, por e duartrokasin, të shihet si Rosaku i Vogël i Ndryshëm, në peisazhin plot mjellma të selisë rozë.

Katër vjet më pas, në Kongresin e partisë së tij Rama sërish zhgënjeu gjithë ata që mendojnë se kryeministri i përgjigjet logjikës normale të atyre që nuk kanë pasur kurrë pushtet; ata nuk mund të kuptojnë se edhe vetë Tirana që është një, duket tërësisht ndryshe kur e sheh nga dy pozicione të ndryshme, nga poshtë lart prej Bulevardit dhe nga lart poshtë, prej dritares së zyrës së tij. Ata nuk kuptojnë se nuk ka ndryshuar Rama, por koha i detyron kryeministrat të ndryshojnë mendim.

Koha, por edhe humori i vetë Ramës, janë dy pikat e brishta ku qëndrojnë ekuilibret delikatë dhe raportet e emrave me postet në qeveri. Si kurrë ndonjëherë më parë, kryeministri nuk kërcënohet më nga kundërshtarët e tij. Në rrethana normale opozita do të duhej të provokonte kriza dhe ndryshimi i kabinetit do të ishte përgjigje për krizat, ndaj opozita është pika e tretë që mban ekuilibrin e ngrirë përkohësisht në tryezën ovale. Në një vend paradoksesh, për paradox, kundërshtarët tradicionalë janë shndërruar në aleatët e tij më të vyer. Kur ka Berishën përballë, Rama nuk ka nevojë të ngutshme që të ketë Ben Ahmetajn në krah, kur sheh Metën që mezi shtyn ditët në presidencë, nuk i hyn më në punë Balla, kur i thonë se Basha shkon në kuvend apo kur e mallëngjen halli i Alibeajt si kryetar dezhurn partie, ai as i hedh fare sytë tek Pandi që riktheu të qeshurën e tij në zyrën e rrogave në parlament.

Të parin, luajalin Ahmetaj, fjala vjen, e rehabilitoi nga nevoja për ta patur fort në krah, që kur i duhej rindërtimi nga tërmeti, Ballën nuk mund ta zbriste më poshtë në jug se Fieri, kur i hiqte Elbasanin nga duart, (e përmendi edhe raporti i amerikanëve të DASH-it), kurse për Majkon e rirealizuar, ndoshta ende nuk e ka mësuar se ka zëvendësuar Bllakon e arrestuar.

Mbas financave të brishta të vendit, kabineti qeveritar është problemi kryesor i Ramës. Ka një konsensus të frikshëm publik në bindjen se rreth Ramës janë mbledhur personazhe me një mediokritet epik të rrallë. Nëpunës që as dinë pse janë aty dhe as dinë se çfarë bëjnë aty ku janë. Sa më shumë flet Rama, aq më shumë ju dëgjohet atyre heshtja. Për shembull, Nikoja nuk dihet në ka thënë ndonjë fjalë për raketat antitank që mund të duhet të blihen, se asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh. Patjeër që Peleshi është seriozisht i shqetësuar për çmimin kacafiu të naftës, por ai duhet të dijë së paku se pakkush e vret mendjen për parfumet Amuage kur mungon pjata e groshës, se askush nuk sheh ngjyrën e kravatës kur nevojiten raketat kundërajrore.

Të tjerë qëndrojnë në kabinet si ata të sëmurët terminalë, të afërmit e të cilëve ju numërojnë ditët në jetë, por ata vetë i janë vjedhur jetës normale. Një pjesë e tyre kanë pasaportën e servilit ekstrem përballë kryeministrit tepër të gjatë për të parë kurrizet e tyre të kërrusur. Ata palosen më dysh që të jenë më pranë gjunjëve të tij dhe shndërrohen menjëherë në tiranë të pamëshirshëm në zyrat që drejtojnë, sapo i largohen gjunjëve të kryeministrit.

Duke kuptuar përkohshmërinë e tyre, duke e ditur më mirë se vetë Rama që i ka zgjedhur se janë personazhet e duhur, por në vend të gabuar, ka shenja gjithmonë e më të forta se ato po bëhen gjithmonë e më shumë vulnerabël ndaj parave publike dhe ca punëve të tjera, përballë të cilave, nuk mund të kesh kurrë aq para për t’i zhbërë kur të vijë koha. Ca prej tyre po shndërrohen në lugën që zhytet me zhurmë në detin e bërë kos në kohë krize duke bërë përshesh punët e përditshmërisë në këtë kohë krize.

Rama i ka duart e lidhura nga rrethanat deri në momentin që rrethanat do të ndryshojnë në një datë fikse. Ata e dinë pafuqinë e Ramës për t’i ndryshuar deri në mes të verës. Vetëm nëse ndonjë aksident i papritur mund të përmbysë atë mikrobotë artificiale dhe mund të ndodhë e kundërta që kryeministri të çlirohet nga mallkimi që mbartin “miqtë” e gabuar dhe bashkëpunëtorët jo të duhur. Ata e dinë mirë: Edi Rama nuk do t’i dërgojë asnjë letër Ilir Metës deri në 24 korrik! Qoftë ky edhe dekret shkarkimi, qoftë ky edhe ferman ndëshkimi. Vetë Rama pothuajse e tha hapur nga foltorja e Kongresit: Avazi vjen më pas!

Mbas vere, Ahmetaj, Spiropali, Xhaçka, Balluku, Kushi, Manastirliu e ndokush tjetër, mund të kenë kolegë të tjerë, mirëfilli politikë në qeverinë që tenton të bëjë politikë me terjaqinj teknike. Sepse në politikën e Tiranës, ku politikanët janë më pak se gishtat e dy duarve, teknikalitetet kanë pak shans të bëjnë hajër.

Rama ende mendon se ai është prehëri i vetëm i hekurt që mund të mbajë partinë, qeverinë dhe gjithë Shqipërinë mbi vete. Si një individ i vetmuar, ai ka nevojë të ketë përreth jo mjellma të rreme, por rosakë të vegjël të ndryshëm. Atij i intereson më shumë të sherroset fort me kundërshtarët e egër dhe kritikët e ashpër sesa të numërojë miqtë pa ngjyrë që i përkëdhelen në prehër si kotele lozonjare. Nuk ka nevojë më për ta, edhe pse i pëlqejnë ata që e duartrokasin siç bëjnë adoleshentët e eksituar me Selena Gomez-in dhe Jastin Bieber-in. Dhe me gjasë nga vjeshta do t’i duhet të heqë dorë nga ta, që të mos përfundojë t’i çojë nesër të kapur prej veshi në SPAK. Sepse rrezikon t’i ngelën në dorë ata veshë delikatë, që adhurojnë muzikën Dance Pop dhe R&B, që flasin për Vagnerin dhe ju duket vetja piano klasike në tallavanë tonë qesharake.

Next Post
KE përsëri mbështet Ballkanin e Hapur, Várhelyi iu kundërpërgjigjet skeptikëve për nismën rajonale

KE përsëri mbështet Ballkanin e Hapur, Várhelyi iu kundërpërgjigjet skeptikëve për nismën rajonale

Comments 2

  1. Lan XHABIJA says:
    4 years ago

    Je ekselent, i nderuar Lenc Vangjeli, pa dashur të të komplimentoj.
    E meriton.
    Harmonizon në mënyrë perfekte, cinizmin me ironinë, talljen me “furçën”, “gozhdën pullalije” me atë “ku ta keshë”…..me një latim të shkëlqyer të shqipes së shkruar, të cilën e zoteroni në virtuozitet.
    Por si gjithmonë, mbizoteron tek ju, “mistrecllëku” i gazetarit “spec djegës”, në gjurmë të avancuar të të madhit Vangjush Gambeta, duke i dhënë gazetarisë tonë leksione, për çdo gjë që shkruani, por pak kushi, merr mundimin t’ju “imitojë apo kopjojë” duke mbetur nën nivelin mediokër, duke u marrë me cicërima e thuqe thaqe të sipërfaqes më pavlerë të kësajë shoqerie.
    Ju respektoj për çka jeni.
    Lan XHABIJA
    Kanada

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    Faleminderit shuuume për analizën tuaj.Falenderoj dhe mikun tuaj në Kanada ,Lanin që nuk ju harron.Domethënë se ju vlerëson.⭐

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
Apeli la në burg Veliajn, Haxhia: SPAK nuk solli asnjë provë të re! S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

January 13, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

January 13, 2026
Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

January 13, 2026
Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In