• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama në ‘Topi i Artë 2025’: Fanella e Kombëtares, privilegji që bashkon shqiptarët!

by A R
15/12/2025 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte një ndër të ftuarit specialë në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, që po zhvillohet sonte në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Para se të lexonte emrin e Lojtarit, kryeministri duke mos lënë pas as batutat u ndal tek Kombëtarja Shqiptare dhe kontributi i saj në lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Kur “shqiptarët nuk bëhen bashkë as për një orë”, kryeministri Rama e cilësoi fanellën kuqezi si një privilegj që rrëmben dhe bashkon të gjithë shqiptarët në një lumë emocionesh.

“Unë nuk dua të mbaj një fjalim, sepse këtu jemi në mbretërinë e Armand Dukës, do flasë mbreti vetë. Dua që në radhë të parë të komplimentoj mbretin për organizimin, është çdo vit e më i mirë dhe më spektakolar dhe dua që ta komplimentoj që ka rritur shumë nivelin e të ftuarit.

Ndërkohë që duke ju referuar një bisede që kam pasur fatin të bëj me Cambiason, më kujtohet një fjalë që më ka mbetur një mendje, që më tha se për të luajtur me fanellën e Argjentinës një futbollist është që të dhurojë të dyja këmbët, sepse realisht fanella e kombëtares që kam pasur rastin ta vesh, është diçka komplet tjetër. Këtë e kemi të qartë falë djemve të kombëtares që kemi këtu të pranishëm, trajnerit, se si ajo fanellë na përfshin të gjithë në një lum emocionesh.

Kur shqiptarët që nuk bëhen bashkë as për një orë, në ndeshjet e kombëtares bëhemi bashkë si qelizat e të njëjtit organizëm. Ky është privilegji i madh për ata që veshin fanellën, por edhe për ata që kanë pasur fatin të ndjekin ndeshjet e kësaj kombëtareje që kemi pasur kohët e fundit”, tha kryeministri Edi Rama.

Teksa nuk la pas as batutat për moderatorin e spektaklit Ardit Gjebrea dhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka, Rama lexoi dhe emrin e futbollistit që fiton çmimin “Lojtari për i mirë i Kombëtares”, Berat Gjimshiti.

“Është vërtet kënaqësi, që kapitenit të kombëtares t’i lexoj emrin. Duke të falenderuar për gjithçka bën si forcë e shembullit në fushë. Faleminderit që na bëre të harrojmë dhe Lorik Canën se mendonim që nuk do të na dilte nga mendja. Të uroj sa më shumë forcë dhe vullnet për të drejtuar çunat aty nga prapavija”, tha kryeministri Rama.

Next Post
Gjykata Ndërkombëtare Penale rrëzon Izraelin, hetimi për Gazën nuk ndalet

Gjykata Ndërkombëtare Penale rrëzon Izraelin, hetimi për Gazën nuk ndalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In