• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama mes Sali Berishës e Fatos Nanos

by Martin Leka
03/11/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Po e themi që krye të herës. Në një situatë normale dhe demokratike, të gjithë duhej të merreshim me qeverinë. Si qeveriset dhe si punohet për zhvillimin dhe reformat në të gjithë piramidën qeverisëse. Nga kulmi i saj që është kryeministri, gjer në bazën e saj.

Edi Rama dhe qeverisja e tij ka njëmijë e një gabime. Që nga korrupsioni i përfolur, që nga ecuria e reformave, që nga burimet njerëzore, që nga mungesa e kontrollit, që nga demokracia e brendëshme, etj etj. Të gjitha këto të pritëshme për një pushtetërim të gjatë prej 3 mandatesh e me gjasë, të katërtin po aq të sigurtë sa të tretin. Ligjësive edhe të demokracive të pushteteve të gjata e pa kufizim, nuk mund t’u shpëtojnë as socialistët dhe as vetë Edi Rama. Rreziku i rrëshqitjes në autokraci të thellë ekziston gjithsesi. Përtej ligjësive për të cilat folëm, është në dorën e vetë Ramës të kuptojë nyjen ku mund të këputet filli i historisë së tij politike: të adhurohet apo urrehet nga populli i vet.

Ka një avantazh të thellë Edi Rama në këtë dilemë dhe eksperiment politik shqiptar. Ka dy shembuj idealë për të kuptuar atë që sapo thamë më lart.

I pari është Fatos Nano. Lideri historik i socialistëve dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve në 2005 edhe nga drejtimi i Partisë. Dhe nuk u kthye më, si pasardhësi i tij kryeministër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës së asaj kohe ishte skeptik për këtë. Më kujtohet që paraditen e asaj dite, ndërsa rrinim me Andi Bejtja në “Bar West”, më merr në telefon Edi Rama: -Ore, do ta japë dorëheqjen Fatosi, e ke takuar?, më pyet. -Nuk e kam takuar, por do ta japë, i them në telefon. -Më prit se po vij aty. Erdhi, u ulëm diku në një cep veçmas dhe biseduam. Donte të dinte nëse e kisha takuar dhe të kishte siguri në atë që i thashë. Nuk dua të them tani çfarë më tha Rama nëse Nano jepte dorëheqjen, por nuk u bë ajo që tha.

Pas dy orësh nga takimi me Ramën, Fatosi njoftoi dorëheqjen si kryeministër e kryetar partie. Nuk e kisha takuar Fatos Nanon, që nga dita kur la fushatën, por aq sa folëm në Sarandë gjatë fushatës së tij dhe intuita për sa e njihja, më jepte sigurinë për këtë. Fatos Nano iku pa kthim dhe mbeti lideri historik i partisë duke shtuar admirimin, simpatitë dhe simpatizantët, sa më shumë kohë kalon!

Shembulli i dytë është Sali Berisha. Nëse deri para dy vjetësh rikthimin e tij pas dorëheqjes në 2013 e quanim fantazmë, tani është realitet. Është Sali Berisha jo fantazma. I ikur vetë dhe i ardhur po vetë. Me një ushtri të “sakatuar” rrugëve gjatë udheheqjes së tij dhe me të, i vetëkthyer më shumë për interesin e tij personal se sa të demokratëve, i kthyer në dëshpërim dhe pa ide e vizion të ri, Sali Berisha është shëmbulli më i mirë për të treguar si bëhet keq një punë. Si ky rikthim.

Sali Berisha kishte jo një, po disa raste të mbetej i admirueshëm për shqiptarët. Një rrugë politike me shumë zigzake që duket si një labirinth pa dalje. E blinduar. Miti i Berishës filloi të thyhej me votë. Më pas me një grusht në mes të bulevardit. E më në fund non-grata nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar. Por miti i Berishës filloi të bjerë sapo ai iu afrua pushtetit. Nuk qe në gjendje të ndajë pushtetin nga partia. Për pushtet, sakrifikoi bashkëudhëtarët e një rruge, intelektualët më në zë të fillimit të lëvizjes demokratike si Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Teodor Keko, Arben Imami, Preç Zogaj, Shahin Kadare, Arben Demeti, Edmond Trako etj etj. Më tej historia dihet. Desh të bënte një Kushtetutë në interes të ambicieve për çimentimin e pushtetit, por u ndal nga populli i vet. Bëri zgjedhjet më atipike e antidemokratike në ’96 dhe nuk pranoi sugjerimin e ndërkombëtarëve për përsëritjen e pjesëshme të tyre. Kjo përplasje në fytyrë rezultoi një bumerang dhe i’u kthye si një shpullë. Më pas ndodhi ’97 dhe ai jo vetëm ra, por u rrënua bashke me ne të gjithë. Një vit më vonë, provoi një grusht shteti malinj, por nuk i eci dhe u spraps. U rikthye falë këmbënguljes së tij dhe një pushteti racional, ku Nano pas humbjes dhe largimit, dukej me shume si një danez, norvegjez, suedez a finlandez se sa një ish-kryeministër shqiptar. Iku në 2013 pas humbjes së zgjedhjeve. Dha dorëheqjen nga partia. Qanë simpatizantë, të ndershëm e servilë, bashkëpunëtorë e eunukë. Qau dhe vetë, por ishin si të krokodilit. Vendosi një kryetar partie që ishte figurant. U bë kryetar vetëm një ditë, kur pas shpalljes non-grata, e përjashtoi babën politik nga grupi parlamentar. Dhe baba nuk ja fali. Me hunj e me gurë, e përzuri nga selia dhe i mori simpatizantët, aq sa ka. Sot e kemi kryetar të një partie pa emër de jure.

Sot, në zyrën e PD-Foltores si kryetar, i vendosur me masë sigurimi nga SPAK, shembulli i dytë i Edi Ramës po përjeton një dramë tjetër. I tjetërsuar. Në zyrat e partisë së tij dhe vetëm të tij, Sali Berisha tani merr trajtat konspiracioniste të Albana Vokshit, agresivitetin e Ervin Salianjit, intelektin e Xhelal Mziut, dinakërinë e Gaz Bardhit, harbutllëkun e Bledion Nallbatit. Ai nuk pranon as vërejtje, as kritika, as sugjerime. Kriza parlamentare artificiale është derivat i krizës së Partisë Demokratike, të ndarë në parti e grupime folkloro-foltoriste. Këtë krizë e shkaktoi vetë ai. Sali Berisha.

Kishte kohën e domosdoshme për të qenë i lirë, në gjithë kuptimin e kësaj fjale dhe me gjithë dritëhijet e karrierës së tij politike. E humbi shansin për të qenë një “apostull” ndër mëkatarët e penduar. Tani e shohim çdo ditë nëpër ekrane. Jo si lider. Si avokat me kohë të plotë!

Next Post
Emri/ Nën akuzë për pengim të drejtësisë, arrestohet ish-kryetari i Komunës

Emri/ Nën akuzë për pengim të drejtësisë, arrestohet ish-kryetari i Komunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taulant Balla dhe Sali Berisha “përplasen” në Bruksel, zbardhen axhendat e takimeve

Festa e PD, ironizon Balla: Ju gjen 35-vjetori me rezultatin më të dobët edhe se në betejat e Lulit

December 11, 2025
“Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

“Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

35 vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narkoshteti po shkërmoqet!

December 11, 2025
Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

December 11, 2025
Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

December 11, 2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

December 11, 2025
Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

December 11, 2025
Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

December 11, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“Diplomatët në sallë ishin protektorë”/ Zgjedhja e Klodian Brahos, Meçe: Ishte e parapërgatitur

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In