• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Edi Rama, ky çun i mirë

by
22/04/2015 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

“Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli Ilir Meta duke dalë nga Selia e PS. Ndoshta hera e vetme ne gjithë këto javë, kur u mundua të fliste “me qetësi” dhe vendosmëri. Për të dhënë mesazhin se e majta ishte bashkë në këtë krizë, të re dhe nën praninë e Edi Ramës, të cilit me gjithë mundin për të buzeqeshur, nuk i doli vecse një ngërdheshje. Sepse kriza Doshi ka një problem: ajo nuk po vjen nga kundërshtarët politikë. As nga ndonjë ministër i LSI. Po vjen nga dy deputetë që i përkasin apo përkisnin PS: Doshi dhe Frroku.Kjo krizë po teston sërish raportin e riparuar me kujdes Rama Meta. Takimet e tyre deri dje diskrete, tani po “dalin” në media dhe kamerat çdo të mërkurë, rrinë e presin që herët në mëngjes, eskortën e kryeministrit që shkon në zyrën e kreut të Kuvendit. Por askush s’mund të harrojë, ditën që opozita plasi sherrin me Metën në Kuvend dhe ku kryeministri ia bënte me shenjë qoftë Tahirit, qoftë Taulantit të heshtnin, duke e lënë Ilirin të përballej i vetëm me lukuninë e deputetëve të ekzaltuar të PD, gjysma e të cilëve deri pak muaj më parë, i rrinin si zorrë tek dera, për t’ju futur mik që gratë, motrat, vëllezërit, dhe fëmijët, të mos ua hiqnin nga puna. Të gjithë kujtojnë sesi një javë më pas, ditën e protestës, Edi Rama nuk dha asnjë mesazh mbështetjeje direkt për Metën, por për drejtësinë, dhe gjeti në atë ditë të tensionuar, të kritikonte kryealeatin e tij, se kishte qënë soft me Berishën në Kuvend, dhe se kjo ishte pasoja. Edi Rama si kurrë ndonjëherë foli me letër kur doli nga Prokuroria, ndërsa dëshmia e Tahirit, ishte e tillë, që hiqte çdo përgjegjësi nga autoritetet shtetërore që kontrollonin socialistët, duke e lënë dëshminë e Tomës, të godiste vetëm në një drejtim: Ilir Metën. E vërteta është se i vetmi çun i mirë nga kjo mesele, del Edi Rama. Ai hoqi një bezdi nga grupi, që ishte Toma, i cili i kujtonte të shkuarën jo të largët, në opozitë, kur ai ishte i vetmi që i vriste vetminë, mërzinë dhe si një Red Bull pas një hangover, e mbante kur ai ishte gati duke rënë. Toma iku, deklarata amerikane e mbështeti për të vetmit motiv që nuk kishte ikja e tij, dekriminalizimin, ndërsa deputeti rebel në dalje e sipër, hodhi bombën e madhe ndaj Ilir Metës, njeriut që solli në pushtet Ramën në 23 qershor, së bashku me nja dyqind mijë shuplaka shtesë. Sot kriza Doshi, realisht po teston jo thjesht raportin, por marrëveshjen Rama Meta. Pasi megjithë transparencën e marrëveshjes PS LSI dy vjet më parë, është një kapitull që mbetet ende pre’ e spekulimeve: çfarë kanë vendosur ata të dy lidhur me rrokadën e shumëpërfolur në krye të qeverisë? A do ndodhi? Kur do ndodhi? Si do ndodhi?Për momentin e vetmja gjë që shihet nga kjo pjesë e padukshme e marrëveshjes, është se secili po e linte tjetrin të bënte çtë donte në pozicionin e tij. Meta po e linte Ramën në aksionet e tij “shtetbërëse”, megjithë vërejtjet që i ka shprehur zbehtë më shumë se një herë. Edhe Rama e ka lënë Metën të bëjë çtë dojë në parcelat e veta, përfshirë dhe mënyrën sesi drejton Kuvendin dhe toleron Berishën. Deri javën e shkuar, kur ja tha troç se Kuvendin dhe Berishën, nuk po i menaxhonte si duhet. Por a po e lexon situatën e re Ilir Meta? Këtë nuk kemi si ta dimë, pasi ata mbajnë të fshehtë kapitullin e fundit të marrëveshjes së tyre. Gjithmonë është krahasuar raporti i tyre me atë të Blair dhe Gordon Braun, por nëse ngjashmëria shkon deri në fund, Rama do t’ja linte qeverinë Metës vetëm në momentin kur ai do ta kishte thuajse të pamundur, t’i fitonte sërish zgjedhjet si Kryeministër. Por afera Doshi, duket se e afroi këtë moment të vështirë për Metën, shumë më shpejt. “Tomën” tek Meta e “çoi” Rama. Në mos personalisht, të paktën politikisht. Dhe ky është përfitimi tjetër i fshehtë, i Edi Ramës nga kjo situatë. Ndaj Edi Rama tani po sillet si çun lagjeje, që i ngre supet shokut të vet në hall: “Lal s’kam ça boj. A t’thash se je gabim?”. Edhe nëse këtë s’po ja thotë kaq hapur, duket qartë, se nëse në kapitullin e fundit të marrëveshjes së tyre, Iliri do të bëhej dikur kryeministër, tashmë do t’i duhet të presë. Një “çiiiikë” më gjatë…

Next Post

Kujt precedenti i ruhet PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In