• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, kryeministri i Republikës së Re

by Ardit Rada
18/05/2017 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Marrëveshja e arritur mes palëve edhe pse ende e pazbardhur plotësisht për publikun, duket se më së shumti ka kënaqur ndërkombëtarët. Qysh prej 13 Majit, ditë kur Lulzim Basha shpalli Republikën e Re, kanë rrjedhur shumë ujëra. Në fakt, një tërheqje e Ramës nga 18 Qershori ishte e paralajmëruar që në paketën McAllister ku 16 Korriku propozohej si data ideale e votimeve të vitit 2017. Po ashtu, kjo tërheqje e Ramës qoftë taktike apo strategjike ishte e paralajmëruar për një arsye tepër të thjeshtë.

Edhe pse shorti në KQZ për renditjen e partive në fletën e votimit është hedhur prej kohësh, kreu i PS, kandidatët e kësaj partie apo reklamat elektorale në asnjë moment nuk e promovuan numrin 15 që i ra Partisë Socialiste. Prej 8 Majit, datë kur gogla me numrin 15 i ra socialistëve, asnjëherë votuesve nuk iu bë thirrja për të pasur kujdesin e duhur në fletë, duke paralajmëruar kështu se procedurat do të përsëriteshin edhe një herë.

Mjaftojnë këto apo elementë të tjerë për ta kuptuar një stepje të Ramës nga istikami i 18 Qershorit, ndërsa gjithçka kaloi në heshtjen e merituar. Po ashtu, Lulzim Basha tregoi se përmes tryezës që thirri duke përdorur Nishanin, kishte kuptuar se qiqrat nuk piqen në hell. Pas tryezës së dytë ai la të nënkuptohej se ishte tërhequr nga kërkesa e tij për një kryeministër teknik. Kushdo që ishte i vëmendshëm e ka kuptuar që në momentin kur Basha refuzoi t’i përgjigjej pyetjes duke u shprehur se nuk mund të zbulonte strategjitë që po përdorte në negocimi.

Megjithatë, arritja apo jo e marrëveshjes ishte në dorë të palëve dhe gjithçka varej sesa fill do të lëshonte secila. Por 4 ditë pas shpalljes së Republikës së Re në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha duket se është humbësi i madh. Ai pranoi që Edi Rama të jetë kryeministri i Republikës së Re, të shpallur nga opozita. Sa qesharake, po aq edhe absurde sa vetë shpallja e rendit të ri prej Bashës. Palëve e ngujuara prej sot në tryeza negocimesh për implementimin teknik të marrëveshjes do t’u duhet shumë shpejt të përballen me elektoratin dhe të shpjegohen përse ndodhi e gjitha kjo?

Përse duhej një çadër për të ‘garantuar’ zgjedhje të lira? A nuk janë OSBE-ja, Uashingtoni dhe Brukseli ata që i certifikojnë zgjedhjet? Shumë pikëpyetje ngrihen sot kryesisht në ata që Basha i sfiliti në vapë e në rrebesh për 3 muaj me radhë. Për të shtyrë me një muaj zgjedhjet nuk ishte i nevojshëm aq mllef e aq presion i përditshëm. Për të krijuar një Republikë të Re me Edi Ramën kryeministër nuk kishte nevojë për shpallje. Rama aty ishte dhe është. /JavaNews

Next Post
Berisha – Meta, binjakët që i lindi korrupsioni dhe krimi shtetëror

Ilir Meta sfidon tryezën Rama- Basha, vizitë Berishës në zyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In