• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama i shpjegon Albin Kurtit një përrallë

by Enver Robelli
07/10/2025 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli 

Më 2018, në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti, me të tijtë nuk hynte në sallën e Kuvendit të Kosovës, sepse nuk donte të dëgjonte himnin e Republikës së Kosovës. A mund ta imagjinoni? 

Kur mbaroi himni, shefi i VV-së hyri në Kuvend me të tijtë, sepse dëshironte ta dëgjonte Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Atëbotë Edi Rama ishte idhulli i VV-së. Atëbotë Edi Rama e quante VV-në “pasuri kombëtare”. A mund ta imagjinoni? 

Në fjalimin e tij të vitit 2018, Edi Rama propozoi – në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës – një president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, si “simbol bashkimi”. VV u gëzua, u ekzaltua, fluturoi. Për pak krerët e saj nuk ia nisën këngës: “Ne jemi të Edit, Edi është i yni”. Do të tingëllonte si ajo kënga e rreme e viteve 1980 në Jugosllavi: “Mi smo Titovi – Tito je naš” (Ne jemi të Titos – Tito është i yni). 

Dëshironi absurditete të tjera? 

Më 5 shtator 2016 ekipi futbollistik i Kosovës debutoi në arenën ndërkombëtare pas pranimit në FIFA dhe UEFA në maj të atij viti. Kosova luajti kundër Finlandës, ndeshja mori fund me rezultat 1:1, golin e parë për Kosovën e shënoi Valon Berisha. Në atë kohë një deputet prominent i VV-së (nuk është më deputet) shkroi se shpresonte të fitonte ekipi i futbollit i Shqipërisë. Debutimin historik të Kosovës nuk e pati përmendur fare. E injoroi totalisht! Ky deputet rrogën e merrte nga Kosova, por sillej si delegat i Kurveleshit. Këtu mbaron ky digresion. 

Kthehemi te fjalimi i Edi Ramës për president të përbashkët. Atë fjalim populist e pati kritikuar LDK-ja, e cila atëbotë ishte në opozitë. Shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, tha: “Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO”. 

I rrufeshëm ishte atëbotë reagimi i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Këto janë fjalët e saj: “Avdullah Hoti paska reaguar kundër deklaratës së Edi Ramës, e po ashtu ditë më parë duartrokiti heqjen e flamurit kombëtar nga rrethi. S’e di pse LDK në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejt bashkimit kombëtar”.
Shtatë vjet pas fjalimit të bujshëm në Kuvendin e Kosovës, Edi Rama tash deklaroi se “bashkimi kombëtar është përrallë”.  

Me gjasë përrallë ka qenë edhe ideja për president të përbashkët, por në vitin 2018 flitej shumë për ndarjen e Kosovës dhe patriotizmi bosh shitej më lirë se bostani në kulm të verës. Atëherë bëheshin përpjekje që BE-ja të shantazhohej me parulla kinse nacionaliste, në stilin: “Po nuk na pranuat, e kallim Ballkanin”. Më 2025 kanë ndryshuar rrethanat gjeostrategjike; edhe pak muaj bëhen katër vjet prejse Rusia sulmoi gjerësisht Ukrainën dhe Brukseli ia ka hapur dyert Shqipërisë për anëtarësim në BE – gjë që është lajm fantastik për Shqipërinë dhe rajonin. Tani Edi Ramën nuk do ta dëgjoni të kërkojë president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë. 

Me produkte kuazi-patriotike si Edi Rama dikur, pati dalë në pazarin e ideve politike edhe VV. Betoheshin: “Kur të vijmë ne në pushtet, e ndryshojmë Kushtetutën, hiqet ky nen, shtohet ai nen dhe – abrakadabra, abrakadabra – u bë bashkimi kombëtar”. Thoshin se: “Nuk ekziston flamuri i Kosovës, vetëm ai kombëtar”. Brohorisnin se: “Nuk ka reprezentacion të Kosovës, ka vetëm kombëtare”. Kështu flisnin krerët e VV-së.  

Sot ata janë të parët në tribunat e stadiumeve për të përkrahur kombëtaren e futbollit të Kosovës (ndonëse kombëtare ende nuk i thonë, tremben nga pak). Me Edi Ramën s’flasin më. As nuk marrin pjesë në zgjedhje në Shqipëri. As nuk shkojnë më në Lezhë për parada patriotike. Fjalët e mëdha dhe gjestet e mëdha, kur nuk janë realiste, lënë pas vetëm boshllëk. Kjo nuk vlen vetëm për VV-në. 

Më 23 maj 2015, Edi Rama erdhi në Prishtinë me ftesë të VV-së, më saktë të kryetarit të Prishtinës, i cili ishte nga radhët e kësaj partie. Quhej Shpend Ahmeti. Edi Rama erdhi për të shpalosur shtatoren e Ismail Qemalit dhe për të mbajtur një fjalim tipik populist me plot mesazhe të koduara, që mund të lexoheshin si thirrje kreshnike për bashkim kombëtar dhe përkrahje direkte për VV-në.  

Në raportet televizive të asaj kohe, në rendin e parë të pjesëmarrësve të ceremonisë shihet një plak i veshur si Ismail Qemali (të tillët përherë duken qesharakë), kreu i komunitetit bektashi, Baba Mondi, pastaj Pandeli Majko, Aida Dërguti dhe, natyrisht, Albulena Haxhiu. (Interesante është kush mungonte në atë ceremoni në Prishtinë: kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga). Atëbotë Edi Rama nuk pajtohej me VV-në vetëm në një çështje: për dallim nga partia e Kurtit, ai e përkrahte themelimin e Gjykatës Speciale me argumentin se shqiptarët s’duhet të prishen me bashkësinë ndërkombëtare. Kaq edhe ky digresion. 

Kthehemi te shpalosja e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë më 2015: në fjalën e tij Shpend Ahmeti premtoi se “deri në fund të vitit do ta dërgojmë shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë”. Kjo përmendore u vendos në Vlorë tek shtatë vjet më vonë, në maj 2022. Në një kronikë të një televizioni të Tiranës bëhej me dije se në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i Bashkisë së Drenasit, “Lladrovcki”. Me këtë mbiemër, Ramiz Lladrovci mund të jetë ndier si turist polak në Vlorë. Nga VV s’ishte e pranishme asnjë figurë prominente kur në Vlorë shkoi Hasan Prishtina në bronz. 

Kur kujtohen e përshkruhen këto ngjarje me një distancë kohore prej 10, 7 apo 3 vjetësh, atëherë vërehet edhe më mirë horrllëku i politikës shqiptare: fjalë të mëdha e gjeste të mëdha për nevoja të politikës ditore. 

 

Next Post
VIDEO/ Atentati me armë i zyrtarit të BDI-së, publikohen pamjet e momentit kur qëllohet

VIDEO/ Atentati me armë i zyrtarit të BDI-së, publikohen pamjet e momentit kur qëllohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Juristja: PD me Berishën është kthyer në kënetë

December 5, 2025
Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

December 5, 2025
Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

December 5, 2025
“U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

“Nuk përdorem, s’jam as i Berishës as i Salianjit!”, Kalaja: Nëse krijojnë parti tjetër, nuk i mbështes

December 5, 2025
Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

December 5, 2025
Del për herë të parë foto e Sali Berishës me Enver Hoxhën / Baze: PD duhet të ndjehet e turpëruar nga ky fosil…

Tabloja sinoptike e Sekretarit të Parë të PD-së

December 5, 2025
Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

December 5, 2025
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

Pse nuk kandidon për kryetar partie përballë Berishës? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

December 5, 2025
Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

December 5, 2025
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

PD nis analizën, urdhri për degët: Evidentoni çdo faktor, edhe kandidatët që ndikuan negativisht

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In