Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me reformën zgjedhore. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Rama u shpreh se është arritur ajo që duhet që është depolitizimi i administratës zgjedhore.
“Suksesi është një fjalë shumë e madhe por duke qenë se ne në atë tryezë na coi disponimi për të lehtësuar peshën e frikës së partisë demokratike nga zgjedhjet dhe duke qenë se ajo cka ne duam të arrijmë në fund ishte një marrëveshje prej se cilës Basha dhe PD të dilnin të lehtësuar.
Kjo gjë mendoj se u arrit, edhe pse nuk u arrit ajo që duhet të arrihej, edhe adresimi i rekomandimit kryesor dhe më i përsëritur i ODIHR-it për zgjedhjet në shqipëri, depolitizimi i admininstratës zgjedhore, për të cilën u ra dakord, por jo në zgjedhjet e ardhshme. Nuk e kuptoj si mund të ketë depolitizim të administratës zgjedhore duke përjashtuar administratën pasi një gjë e tillë nuk ekziston në të gjithë botën“, u shpreh Rama.
Ndërkohë i pyetur për propozimin e PD, që ka qenë me një komisioner zgjedhor dhe dy ndihmës së tij dhe nga 2 anëtarë të partive, Rama tha se ky ka qenë propozimi i maxhorancës dhe nuk është pranuar nga opozita.