• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama e nxori bllof Albin Kurtin para Merkel për “Open Balkan”

by Kimete Berisha
15/09/2021 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Edi Rama ia zbuloi halucin!

  1. Në konferencën e përbashkët të kancelares Angela Merkel me kryeministrin Edi Rama,

Edi Rama e tha hapur dhe e përsëriti disa herë:

‘Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është alternativë e këtij procesi’!

  1. Kancelarja nuk e demantoi, por e pohoi çdo fjalë të kryeministrit shqiptar.
  2. Në anën tjetër, Albin Kurti tha në konferencën e tij vetmitare: ‘Ne jemi kundër Open Ballkan’.

Pra, Albin Kurti është kundër pjellës së Procesit të Berlinit.

  1. Kur u pyet nga gazetari se ‘A i ka thënë kancelarja Merkel që ta pranojë ‘Open Ballkan’, Albin Kurti, tha: Jo. Tek e fundit ne jemi shtet sovran (demek, ne vendosim pa pyetur).
  2. Pasi e lavdëroi veten dhe Presidenten e Kryeparlametarin, Albin Kurti tha:

‘Prandaj neve na ka zgjedhur populli, sepse nuk jemi sikurse ata që kanë shkuar’, demek PDK, LDK, AAK.

  1. Pas kësaj, u pyet për vizat.

Albin Kurti tha: ‘

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e BE-së, më shumë se krejt shtetet tjera’ (me emër).

Pra, as nuk është i vetëdijshëm se në të njejtën fjalii qeveritë e kaluara i quan edhe  ‘të dështuara’, edhe ‘super të suksesshme’, sepse qeveritë e kaluara i kanë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave!

  1. Një ditë më parë, ‘ish ushtari i UÇK-së’ Liburn Aliu udhëtoi me letërnjoftim në Beograd (dhe u kthye pa i munguar një qime floku),

kurse dje Albin Kurti tha se është kundër Open Ballkan, që qëllim kryesor e ka lëvizjen e lirë.

Pra, qeveria Kurti shkon në Beograd me letërnjoftim, ama ‘është kundër’ që të shkojë në Beograd me letërnjoftim.

  1. Pas takimit me kancelaren Merkel, Albin Kurti e përmendi pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Preshevës, por një ditë më parë ministri i tij preshevar (Liburn Aliu), shkoi në Beograd dhe nuk iu ankua kujt për adresën e tij të pasivizuar!
  2. Edi Rama tha se Kosova e sheh si teori ‘konspirancioni’ Open Ballkan-in!

Por kështu nuk e sheh Kosova, e sheh Albin Kurti me dylbitë e Illuminatit, sepse edhe një herë e ka parë ndarjen e Kosovës në marrëveshjen e Ëashingtonit dhe një thikë.

Kur e kërkuam ndarjen në letër, nuk e gjetëm.

Ka mundësi që është haluc, i përfytyrohen ndarjet dhe ngjarjet, se ndryshe s’ka logjikë, të gënjesh popullin, të thuash ‘Open Ballkan’ është Jugosllavi, kurse Edi Rama ndër sy të Angela Merkel thotë se ‘Open Ballkan’ është pjellë e Procesit të Berlinit!

  1. Pra, është marrëzi të thuash se je kundër lëvizjes së lirë me letërnjoftim (Open Ballkan), ndërsa në botën reale vërtetë lëviz i lirë me letërnjoftim, dhe nuk je kundër!

Dhe, në këtë moment, ky t’i heq të gjitha dyshimet se është një haluc.

  1. Është një problem shumë i madh këtu: Kryeministri Albin Kurti thotë me fjalë se është kundër Tregut të përbashkët rajonal (Open Ballkan), ndërsa (në realitet, me veprime) e ka bërë Kosovën pijac të Serbisë!

Pro Open Ballkan janë deklaruar edhe DASH dhe BE.

  1. Botës perendimore nuk i intereson e kaluara.

I vetmi argument që e ka Albin Kurti është ‘e kaluara’ e Aleksandër Vuçiqit.

Perendimi edukohen që kur të lindin të shikojnë veç kah e ardhmja, sepse e kaluara të mban peng, të bën fatkeq dhe të bllokon.

  1. Perendimi më mirë se Ti e dinë kush ishte Aleksander Vuçiq.

Që Vuçiq është i keq, Ty s’të bën të mirë.

Asnjë popull në Ballkan nuk i ka vjedhur fondet BE-së si shqiptarët!

Ti thuaj çfarë të duash, ama të gjitha vendet janë përpara neve!

Ne kemi ngelur në të kaluarën.

E sotmja jonë është vdekje, e nesërmja ‘ringjallje’!

Ndërkohë që e shan politikën serbe, ua paguan rrymën me paret tona serbëve të veriut dhe kjo quhet vardisje ‘elektrike’.

Pra, ndryshe flet-ndryshe vepron!

  1. Nga konferenca e Angela Merkel me Edi Ramën dhe nga konferenca vetmitare e Albin Kurtit (pas takimit me Merkel) e sheh se Albin Kurti ka mashtruar kur ka thënë se Open Ballkan është Jugosllavia e Re, ndërsa Marrëveshja e Ëashingtonit e ndan Kosovën.

Sot, që është Kryeministër, nuk është i zoti t’i bashkojë as testet e Covid-it nga krejt Kosova.

Veriu i Kosovës nuk i raporton Arben Vitisë.

  1. Ne nuk kemi Gjermani për të humbur.

Më mirë ta pranojmë ftesën për Open Ballkan, sesa ta pranojmë ftesën për t’iu bashkangjitur halucinacioneve të Albin Kurtit!

  1. Nuk është krejt i vetmuar.

Halucinacionet e Albin Kurtit po bëhen shoqe në mes vete!

Por, po besoj se halucinacionet e tij janē artificiale.

Bernard Shaw më ka treguar se ‘Mbretërit nuk lindin, por ata krijohen nga halicionacionet artificiale!!

  1. I vetmi lajm simpatik është që Andin Hoti, prej se hyri në Komisionin parlamentar për të zhdukurit, po sillet si detektiv privat.

Demek, për t’i gjetur të zhdukurit, duhet të jesh familjar i të zhdukurit.

Kosova është qesharake në të gjitha aspektet!

P.S. Për ta forcuar halucin e Albin Kurtit, Vjosa Osmani u bë shoqe me njërin nga halucinaciionet e  tij.

Vjosa tha sot se ‘Open Ballkan është ide e rezikshme, kundër Procesit të Berlinit’.

As Amerika, as BE, as Gjermania nuk e ka hetuar që Open Ballkan është ide e rrezikshme, e para Vjosa Osmani e ka vërejtur këtë rrezik që i shkaktohet Ballkanit nëse lëviz i lirë.

(O tempora, o mores, në duar të kujt ka ngelur Kosova)!

E përsëris: Kryeministri Edi Rama e tha ndër sy të kancelares  Angela Merkel se Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit, dhe Kancelarja nuk e demantoi, por e pohoi konstatimin e tij kategorik!

Next Post
EMRI/ SHÇBA arreston efektivin e policisë në Laç, dhunonte gruan dhe djalin

Tentoi të përdhunonte një 19-vjeçare, në pranga i moshuari nga Kolonja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

January 21, 2026
Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

January 21, 2026
“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

January 21, 2026
Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

January 21, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Rasti i Irena Gjokës, përtej shkumës në emër të moralit popullor

January 21, 2026
“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

January 21, 2026
Padia e Lapajt, dënohet me  3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

Padia e Lapajt, dënohet me 3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

January 21, 2026
FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

January 21, 2026
Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In