Vijon puna për rikualifikimin e qendres historike në fshatin Dhërmi. Kryeministri Edi Rama ka e nisur ditën duke publikuar një video nga procesi i punimeve.
Kreu i qeverisë, duket sikur ka larguar vëmendjen për pak çaste nga protesta e studenteve pas thirrjeve të vazhdueshme për dialog, ndersa ka zgjedhur këtë video për të uruar shqiptaret
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga kantieret e punës për rilindjen e qendrës historike të Dhërmiut, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama në facebook.
Kujtojmë se sot, studentet kanë paralajmëruar se do të mblidhen para parlamentit për të protestuar.
Javanews/a.çupaj










