• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama e meriton urrejtjen e Vjosa Osmanit

by Mero Baze
27/09/2022 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ajo që e ka përjetuar më keq fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë në sallën e OKB, nuk ishte Serbia, por Vjosa Osmani. E ka përjetuar personalisht, si një urrejtëse e Edi Ramës dhe Shqipërisë, e ka përjetuar si një e ftuar e papërfillur e Asamblesë dhe mbi të gjitha, si një fjalim që ajo nuk di as ta lexojë, dhe jo më ta shkruajë.

Duket qartë se ajo nuk e duron dot Shqipërinë as kur e mbron Kosovën. Dhe për të justifikuar sikletin e saj në sallë, kur vendin e saj e mbronte kryeministri i Shqipërisë, ndërsa ajo i kërkonte foto presidentit të SHBA me Dua Lipën, shpërtheu tek Zëri i Amerikës, duke akuzuar Edi Ramën se “po ja shpëton fytyrën Serbisë”.

Fjalimi i Edi Ramës në OKB, në fakt ishte një taksë e rëndë për kryeministrin e Shqipërisë, i cili në një farë mënyre po i bënte gjyqin drejtësisë ndërkombëtare dhe politikës perëndimore, për qëndrimin ndaj një procesi gjyqësor ndërkombëtar bazuar në një raport të gënjeshtërt. I përforcuar me oratorinë e Edi Ramës, fjalimi thyente standardet etike të një kryeministri të një vendi të vogël si Shqipëria, në raport me Perëndimin.

Por kjo ishte një taksë të cilën e mori përsipër kryeministri i Shqipërisë, për një çështje që ai e gjykon si të drejtë për ta mbrojtur.

Shpërthimi i Vjosa Osmanit kundër tij, është i justifikueshëm. Duhet të hyni nën lëkurën e saj dhe ta justifikoni atë që ka bërë. Përfytyroni presidenten e një vendi të vogël si Kosova, që ftohet në Asamblenë e OKB, dhe aty fjalimi më popullor për vendin e saj mbahet nga kryeministri i Shqipërisë.

Ajo nuk ka lirinë as ta duartrokasë, dhe as të ndjehet e gëzuar në atë sallë, ku mbrohet vendi i saj. Përfytyroni frustrimin e një femre si ajo, që edhe një herë që ka pas shansin të vihej në qendër të vëmendjes, jo për shkak të kaçurrelave, por për shkak të vendit të saj, ajo ishte e egërsuar me atë që mbronte vendin e saj.

Është një torturë e dyfishte, kur atdheun tënd e mbron ai që ti urren. E vetmja terapi në këto raste është të urresh dyfish atë që të mbron atdheun dhe ta akuzosh si armik.

Dhe në të vërtetë armiku më i madh i saj në atë sallë ka qenë vërtet Edi Rama. Ai e bëri të paqenë praninë e saj në OKB, lidhur me Kosovën. Ai e bëri të ndjehet keq, që Shqipëria që ajo urren, po mbronte Kosovën.

Dhe mbi të gjitha, e bëri këtë për të mbrojtur armiqtë e saj politik, për të cilët ajo ndjehet mirë që janë në burg. Më keq se kaq, Vjosa Osmanit nuk i ka bërë kurrë askush. As Serbia, që bën sikur e ka armike.

Next Post
Ndërtimet pa leje, Rama: S’ka biznesmen të thotë që një qindarkë e punës së tij është në xhepin tim. S’jam shef policie as…!

Ndërtimet pa leje, Rama: S'ka biznesmen të thotë që një qindarkë e punës së tij është në xhepin tim. S'jam shef policie as...!

Comments 1

  1. PRoSHi says:
    4 years ago

    Mero , ti sikur je nën lëkurën e Osmanit dhe oamanllinjve të saj që e rrethojnë. Or ti?? Haha!!
    Njëherë në jetë qeverisin dhe maskarrenjtë, kjo as që ka dyshim. Kosova e pati herët në kohë të qeveriset nga ljo shpurrë e vogël mediokër.
    Por do e hanë kohën e tyre me turp. Dhe do tregohen me gisht si barcaletë. Të vërtetët do vijnë njëherë në qeverinë e Kosovës. Ashtu si në Shqipëri tonë, që po ja shohin airrin edhe demokratët e ndershëm.
    Të përshëndes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In