• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, durimi i pashtershëm për BE-në dhe padurimi për në BE

by A R
18/07/2022 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste ekskluzive për të përditshmen gjermane “Franfurter Rundschau”, e ka përshkruar si të “pashtershëm” durimin e shqiptarë për të aderuar në strukturat e Bashkimit Evropian, si pjesë integrale e kontinentit evropian.

“Durimi ynë është i pashtershëm mbi subjektin, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi mësuar me këtë gjë”, iu përgjigj Rama pyetjes së kryeredaktorit të “Frankfurter Rundschau”, Thomas Kaspar. “Kemi qenë gjithnjë loja e fuqive më të mëdha. Jemi vend i vogël e kemi vuajtur shumë, por tashmë e kemi një vullnet të lirë: Jemi evropianë dhe duam të bashkohemi me BE-në”.

Një paralelizëm, Rama e bën edhe me vetë evoluimin e tij personal ndër vite.

“Unë kam lindur si një person shumë i paduruar”, e përshkruan veten kreu i Qeverisë, duke vijuar të thotë se pikërisht ky padurim, e ka bërë atë të jetë jashtë gjërave për një periudhë të gjatë.

Mirëpo, politika, kërkon durim dhe politikanët e paduruar, janë të humbur që në nisje.

“Është një sipërmarrje herkuleane të drejtosh një parti”, vijon më tej ai, “sepse duhet të bashkosh interesa të ndryshëm”.

Kjo sipas kryeministrit, nuk ka të bëjë me artin dhe pikturën, por me ngjyrat, format dhe harmoninë. Në qeverisje, sipas tij, çdo lëvizje peneli është një person dhe kjo e bën gjënë shumë më të ndërlikuar.

Çështja e negociatave me BE-në, ka qenë sigurisht edhe pikë kyçe e bisedës që Rama ka zhvilluar.

Ai nuk është tërhequr nga deklaratat se “mënyra se si Bullgaria është marrë me çështjen e Maqedonisë së Veriut është një turp”.

Megjithatë, shpreson në një ndryshim së shpejti.

Sa i përket relatave me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ai është shprehur i kënaqur që në krye të Berlinit, ka ardhur një politikan, i cili ndan të njëjtin vizion me ish-kancelaren, Angela Merkel, sqimën për të cilën kryeministri kurrë nuk e ka fshehur.

“Merkel ishte e devotshme ndaj ‘Procesit të Berlinit’. Ne duam ta shtyjmë edhe më shumë këtë gjë. Ai proces ka ngecur, pasi eci mirë për pak. Edhe për faktin se BE-ja nuk ka bërë gjë për të”, iu referua Rama angazhimit më të madh të ish-kancelares në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, mbi protestat në Tiranë apo largimin e popullsisë, ai foli me tone të moderuara, duke e përligjur të drejtën për të protestuare duke thënë se ikja e shqiptarëve nga vendi është alarmante.

Megjithatë, nuk e mohoi se hapa të mëdhenj përpara janë bërë për Shqipërinë. Përfshi këtu edhe në aspektin ekonomik, ku shteti ka inflacionin më të ulët në Ballkan edhe pas krizës së luftës në Ukrainë.

Kosova dhe rajoni

Një turp për BE-në. Kështu e ka përshkruar kreu i Qeverisë regjimin e vizave ndaj Kosovës, i cili ende vijon.

“Kosovarët janë të vetmit në kontinentin tonë, të cilëve nuk u lejohet të udhëtojnë”, theksoi Rama për të përditshmen gjermane. “Më parë, jetonin në ish-Jugosllavi e Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Po tani? Ata janë të lirë dhe të pavarur nga diktati, por çliruesit e tyre po i mbajnë sërish në një lloj burgu”.

Mbi relatat me presidentin serb. Aleksander Vuçiç, Rama ravijëzoi se shpesh nuk bie dakord me të. Megjithatë, kjo gjë, nuk e ndalon të ketë relata të mira me numrin një të Beogradit.

Një të metë gjithsesi, ja përkufizon të gjithë shtetit serb.

“Ne kemi vuajtur shumë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe historia e tregon këtë. Ndaj jemi pro-amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet Putini. Një problem e ka Aleksandër Vuçiç atje; Ekonomia serbe është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus”.

Kështu e përshkruan Rama situatën në rajon, duke bërë sërish thirrje për njohje gjithëpërfshirëse të Kosovës në çdo sferë ligjore, publike e sociale.

Teksa, në mbyllje, me nënqeshje, shpjegon se jetën post-politikë, e sheh si një stilist rrobash në Shqipëri.

Në një Shqipëri, të cilën kryeministri e përshkruan si “më të mërzitshme” për nga stabiliteti i lartë i jetës. Por jo aq të mërzitshme sa për ta lënë vendin.

/a.r

Next Post
Berisha bën “pis” procesin/ Ankesa për zgjedhjet në PD: Shtohen akuzat për “orientim të votës” për kryesinë e re

Kush janë themelet reale të Partisë Demokratike?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In