• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

by Nikoll Lesi
16/02/2026 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nikoll Lesi

SPAK-u është një institucion që ka besueshmeri të madhe në publik. Mbështetet fort nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA. Për momentin është në majë dhe po krijon, edhe me pranga nganjëherë të panevojshme, një kulturë, që dikush e quan “kulturë frike” që ligji nuk duhet shkelur nga kushdo.

10 vite kaluan nga reforma në drejtësi, por ka disa probleme që duhen riparë në mënyrën e funksionimit të drejtësisë, sidomos në stivën e dosjeve të stërmëdha që mundojnë mijëra familje në vend.

Po e provoj edhe vetë si media KOHA JONE që po bëhen 29 vite që akoma nuk ka vendim final për djegien e redaksisë së gazetës më të madhe shqiptare, gazetës KOHA JONE dhe prapë shkoj e vijë, personalisht, nga njera gjykatë në tjetrën prej 29 vitesh.

Ndaj e kuptojë më së miri reagimin qytetar për dosjet e pa gjykuara që janë, në mos gabohem, diku të 142 mijë dosje në raftet e gjykatave të vendit.

Pra edhe për këtë arësye duhet që mazhoranca të gjejë mekanizma ligjorë se si mund të reformojë disa gjëra që u bënë nxitimthi në vitin 2016.

Kjo nuk e zhbën aspak reformën në drejtësi, ku siç thamë gjëja më e mirë ishte dhe është SPAK.

Personalisht në atë institucion njoh Arben Krajën dhe Altin Dumanin, dy profesionistë, që ngritën themelet dhe ndertesën e këtij institucioni që bëri histori. Por besoj se edhe të tjerët janë pasionantë për ligjin, kurajozë në vendime dhe profesionistë kur firmosin, e ku firma e tyre merr dhenë në krejt dynjanë shqiptare.

Por duke ndjekur, si gazetar që kam një barrë experience jo të vogël në median shqiptare, me duhet të them se për rastin Balluku, prokuroria te “pezullimi” ka nxitim, nuk them keqdashje.

Për mua, gjë që e kam thënë në media më parë, zv/kryeministrja Belinda Balluku duhej të kishte dhënë mënjëherë dorëheqjen e parevokueshme, ndonëse sot kryeministri Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar se “Ma ka dorëzuar (Belinda) tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur nuk mori vendim GJK. Unë i kam refuzuar dorëheqjet. Dorëheqje në presion të një fuqi që është futur në pavarësinë e ekzekutivit nuk ka. I jam falënderues që nuk ka persistuar por ka vijuar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë sepse nuk i kam pranuar dorëheqjen derisa të plotësohen kushtet, që nuk vendosen nga prokurori mediat apo gjyqi popullor”.

Pra në këtë rast përgjegjsia politike e individit Belinda Balluku ka funksionuar.

Ndërkohë në tavolinë është imuniteti i saj. Për këtë vendos parlamenti, ndonëse gjasat duken se nuk do të kemi votim për t’i hequr imunitetin. Kjo kuptohet nga toni i kryeministrit, që me sa duket, mbart inat të madh institucional në raport me SPAK.

Për të qenë korrekt me veten më duhet të pohoj se nuk ka se si të pezullohet një ministër, kur ai është kompetencë e kryeministrit, parlamentit dhe ka një dekret presidencial.

Nuk e njoh personalisht prokurorin special Dritan Prençi, por media ka përherë burime informacioni kudo e sido, aq me tepër gazeta KOHA JONE, që ka 35 vite në treg, por prokurorët e çdo niveli flasin me respekt për të, si njeri skrupuloz në punë, i pa shantazhueshëm, e ku besoj që në këtë rast ka gabuar, pasi nuk kishte pse kërkonte pezullim dhe pas kur kryeministri Rama e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen, atëhere SPAK-u kërkoi imunitetin dhe arrestimin!

Duhej që me të parën të kërkonte imunitetin!

Unë për vete, kur isha deputet në vitin 2004, u përballa me kryeministrin e kohës Fatos Nanon, të cilin ndonëse gazeta “KOHA JONE” e nxori nga burgu i Berishës në vitin 1997, kërkoi në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë dhe tek Prokurori i Përgjithshëm Dhori Sollaku heqjen e imunitetit tim si deputet dhe arrestimin. E pse? Se gjoja gazeta KOHA JONE, ka botuar artikuj shpifës ndaj kryeministrit dhe gruaj së tij të dytë!

Një absurditet dhe një mosmirënjohje socialiste. Me thirri kryetari i parlamentit dhe me tha se ka një mënyrë që të mos kalojë në votim imuniteti im.

-Që ta vonojmë shqyrtimin dhe vendimin e Këshillit të Mandatëve dhe shuhet kërkesa zyrtare kur kalojnë 3 muaj- më tha ai.

-Jo! Do të shkojmë në votim- thashë dhe siç është e dokumentuar në arkivën e parlamentit të Shqipërisë për afro dy javë këshilli i Mandatëve votoi në disfavorin tim dhe shkova në votim në parlament.

Ka qenë fiks data 8 nentor 2004, dita e komunistëve shqiptarë, të cilët ishin konvertuar në socialistë.

Filloi seanca, fola afro 1 orë e kusur. Me argumenta e shkatërrova kryeministrin në seancën parlamentare, pa harruar që asokohe PS dhe kryeministri kishin 81 deputetë.

Dhe deputetët votuan në kuti votimi në dhomën e fshehtë, e fitova!

Pra kur ke të drejtë ndërgjegja e çdo deputeti vendos, paçka se si urdhëron partia apo si kërkon Prokuroria!

Ndaj, duhet që Belinda Balluku ta vendosë, edhe në kundërshtim me çka thotë kryeministri, DORËHEQJEN E PA NEGOCIUESHME dhe të shkojë në Këshillin e Mandatëve e të thotë: Të shkojmë në votim në seancë!

Dhe votimi të mos bëhet në mënyrë elektronike, por me kuti votimi në dhomën e fshehtë.

Pas kësaj, në raport me votimin, ajo del e larë në publik.

Next Post
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In