• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Paloka: Më ndërroj jëtë vajza e tezes nga Covid, nuk e kanë rregjistruar si të tillë

by Ardit Rada
20/11/2020 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaron se qeveria “Rama” po keqpërdor mjekët për të dhënat mbi numrin e viktimave të pandemisë.

Paloka thotë se shifrat e viktimave janë manipuluar. Ai  ka përmendur edhe humbjen e jetës së vajzës së tezes së tij, si prove.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

‘Nuk kam menduar ndonjehere se do me duhet te permend publikisht fatkeqesite familjare sepse ne fakt i kam neveritur dhe i neveris ato qenie politike qe abuzojne dhe me familjaret e tyre duke i perdorur publikisht per interesa politike sic bejne rendom monstrat e “rilindjes”.

Po nuk mund te hesht ne kete rast, perballe pafytyresise kriminale te kesaj qeverie.

U bene sot disa deklarata per te kundershtuar denoncimin e Bashes ne “Opinion”, se qeveria po fsheh numrin e viktimave te Covid-19. Nje here u rreshtuan me urdher partie zyrtaret QSUT e me pas dhe ministria. Te dyja deklaratat e prodhuara nga e njejta dore u bene ne emer te mjekeve te cilet kinse i paska sulmuar Basha.

Qe ketu fillon pafytyresia dhe e atyre qe mbajne diploma mjeku, kane bere dhe betimin e Hipokratit po ne fakt bejne hipokritin e jane vene ne sherbim te partise per te mbajtur karrigen e zyrtarit ku i ka ulur partia.

As Basha , as ndonje tjeter nga PD nuk ka sulmuar ndonjehere mjeket, perkundrazi kemi shprehur mirenjohje dhe kemi kerkuar gjithe kohen qe atyre t’ju krijohen kushtet, lehtesite e t’ju jepet shperblimi i duhur per sakrificat qe po kalojne ne kete situate.

Te perdoresh disa zyrtare qe ne “emer te mjekeve”dalin te mbrojne qeverine per aktet e saj kriminale , me e pakta eshte pafytyresi. E permenda me lart qe ndjej neveri per ata qe familjaret i perdorin publikisht per interesa politike , per kete arsye kam heshtur deri sot. Po tani nuk mund te hesht me.

Brenda pak ditesh une humba dy njerez te dashur te rrethit tim familjar . Nje prej tyre , ai i pedagoges Irena Bogdani, u be publikisht i njohur , jo prej meje po per faktin qe Irena ishte e njohur dhe e vleresuar ne profesionin e saj.

Irena ishte vajza e tezes time dhe humbi jeten ne spitalin infektiv prej Covid-it .

Une dhe nje here dua te falenderoj ata mjeke e personel mjekesor qe u kujdesen per te deri ne fund. I falenderoj dhe personalisht disa prej tyre qe u impenjuan pavarsisht se nuk e kishin ne ndjekje direkte.

Po une jam i bindur qe asnje prej atyre mjekeve qe e ndoqen dhe e mjekuan per Covid, nuk e di qe Irena nuk rezulton te kete humbur jeten nga Covidi ne asnje dokument e komunikate zyrtare. As ne komunikatat e perditeshme te ministrise e as ne shifrat zyrtare te qeverise…E pra kur fshihet nje rast i tille, cfare ndodh me qytetaret e tjeshte?

Nuk po merrem me rastin e xhaxhait qe u mjekua ne shtepi dhe humbi jeten po ne shtepi, se jam i bindur qe as nuk behet fjale ta kene shenuar ne ndonje dokument zyrtar.

Atehere kush genjen, ne qe i kemi fatkeqesite ne familjet tona, (e ketu nuk e kam vetem per vete, po per gjithe ata shqiptare te tjere qe nuk kane mundesi te shprehen) apo ata qe me pafytyresi kriminale vazhdojne ti sherbejne rregjimit me ç’njerzor qe kane njohur shqiptaret ne keto 30 vjet?!

Monstra qe vetem pamjen keni njerezore!

Next Post
Mashtrimi/ Jepet dënimi për 30-vjeçarin që mblodhi para në emër të Ramës për të prekurit nga tërmeti

Mashtrimi/ Jepet dënimi për 30-vjeçarin që mblodhi para në emër të Ramës për të prekurit nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In