• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Paloka mbrohet për 8 janarin: Po pse, unë do vrisja Enkelejd Alibeajn!?

by Java News
22/01/2022 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar situatën brenda selisë blu dhe protestën e 8 janarit. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, Paloka thotë se mbështetësit e Berishës kishin shkuar në selinë blu për të hapur dyert, por Basha zgjodhi që të thërrasë policinë.

Sipas tij, mbështetësit e Berishës do t’i komunikonin Bashës shkarkimin e tij nga pozicioni i kryetarit të partisë.

Ndër të tjera, Paloka thotë se nuk është plotësisht i angazhuar më lëvizjen e Berishës. Ai e argumenton këtë duke thënë se ka ende përgjegjësi pasi ka qenë nënkryetar i PD-së.

“Ne vajtëm për të hyrë në seli. Më vjen turp që ca nga ata i kam patur kolegë, e dalin e flasin me fjalët e Spartak Braho. Tha ai do vritet E.A dhe Alibeajt i vunë gardë, po pse nuk e thirrën Brahon prokuroria, po dihet kush është e ndaj nuk e merr kush seriozisht.

Do shkoja unë të vrisja Enkelejdin. Dhe u detyrua pas asaj që bëri Basha i nxori me radhë, një tufë njerëzish pa dinjitet, që më vjen turp që kam qenë krah tyre e flisnin për tmerret e përjetuara.

Basha zgjodhi të thërriste policinë e Ramës. Çfarë do ndodhte nëse dyert do ishin hapur? Ne na u mbyll dera dhe vajtëm për t’i hapur. Kaq. Atë ditë iu vu vula e turpit Lulzim Bashës. Ishin të gjithë demokratë.

Edhe zotëria që bënte proza me Lulzim Bashën brenda, në krah tonë ishte motra e tij, Rita, ishte me ne po vinte të vriste vëllain. Dyert do hapeshin nuk mund të rrinte e mbyllur PD për demokratët. Bashës do i thuhej me mirësjellje e kulturë je i shkarkuar.

Dega 8 doli sot demaskoi me emra, njerëz që nuk kanë qenë në Shqipëri kanë votuar në Kuvendin e Bashës. PD nuk është 5 emra. PD janë ata që u mblodhën më 11 dhjetor, janë me dokumente, kanë shkuar në gjykatë me emër e kartë identiteti.

Mi gjeni këta, ti e di që unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut.

Ky ka kopjuar veset e Ramës. I vetmi që po hedh poshtë çdo sakrificë të demokratëve është Lulzim Basha. I kam kërkuar të votëbesohet. Qe kur ambasadorja përmendi barin, filluan sulmet ndaj Bashës se nuk po reagonte.

Dhe i thashë ke dy rrugë, ose të tërhiqesh ‘jo tha nuk e bëj’ nga akti, ose dil e thuaj demokratëve ‘mendova se me këtë akt po bëja më të mirën, nuk më doli e kërkoj votëbesimin tuaj’.

Nuk e pranoi. Me dhjetëra herë i kam thënë të votohej, vetëm vota e zgjidhte këtë krizë. Ka pranuar çdo gjë për karrigen e vet”, tha Paloka.

Teksa vijon komentin për protestën e 8 janarit, Paloka thotë se atë ditë brenda selisë ka pasur njerëz pa lidhje me partinë, të cilët sipas tij, kanë qenë thirrur për të bërë atë që bënë.

“Realiteti i asaj që ndodhi me 8 janar është i qartë për çdo shqiptar. Para 8 janarit kemi qenë dëshmitarë të një seri ndodhi. Disa herë deputetë të PD, jo pa qëllim, nuk ka qenë domosdoshmëri e madhe për mbledhje, por kanë vajtur ditë rresht, për të hyrë në selinë e PD dhe nuk janë lejuar. Është mashtruar për ditë të tëra, që po bëhen punime, por ne i dinim të gjitha ishin njerëz nga brenda selisë që na tregonin.

Ka një çështje që ka shkuar në prokurori tani. Basha e Bardhi janë denoncuar në SPAK. Brenda ka patur njerëz pa lidhje me PD, janë thirrur aty për të bërë atë që u bë. Quhet dhunë ajo e protestuesve, po dhunë ndaj kujt? Ndaj dyerve?

Nuk u shkatërrua selia, ne vajtëm për të hyrë në seli. Selia ishte blinduar prej ditësh, një seli e blinduar qëllimisht që mos hynin anëtarët e deputetët dhe ne thamë do shkojmë për ti hapur. Tani dyert e blinduara me ca hapen me hunj?

Në gjithë dritaret përballë dilnin me maska e tregonin e demonstronin shkopinjtë. Dyert e brendshme ishin bërë me frëngji. E del Basha me paturpësi e thotë nuk i hodhëm gaz, po fikëse zjarri, po atë le ta zgjidhë prokuroria” – tha Paloka. BW

Next Post
Tre të arrestuar në Rinas, tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara

Armë dhe para të padeklaruara/ Pranga dy shtetasve të huaj në aeroportin e Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In