• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi, harroje se mund ta shpëtosh Saliun!

by Spartak Ngjela
22/08/2024 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Historia e demokracisë, të cilën ne shqiptarët sot e kemi vënë në relacion me historinë e diktaturës, na ka treguar se kryeministri, që, edhe pse votat i ka fituar realisht, nëse ky, në pesë ose në shtatë vite, nuk ka bere dot asgjë në lidhje me zhvillimin kombëtar, që të mos e akuzojë historia si një kryeministër të paaftë, duhet të largohet me dorëheqje.

Sigurisht, se ka edhe diçka: kur një ish kryeministër që, kur ka qenë në opozite, ka shitur bashkëpunëtorin e vet politik në një garë politike, duke tërhequr partinë e tij nga gara që kundërshtari të merrte bashkinë e kryeqytetit, ka qenë miop. Sepse historia nuk ta fal ketë akt. Dhe ky ish kryeministër tani është i arrestuar me akuzën për korrupsion.

Por historia e çon deti ne fund sarkazmën e saj, se ja, blerësi i tij tani është kryeministër, e sheh që është në burg, dhe po kërkon ta lirojë. Por ish kryeministrin e ka arrestuar SPAK, dhe ky organizëm as që e pyet fare kryeministrin aktual, por, përkundrazi, e përbuz atë.

E shihni se si ka kaluar historia e politikës banditeske korruptive dhe antishqiptare në këta 30 vitet e fundit në Shqipëri?

Mos u mërzisni, prisni dhe pak se do t’i dëgjoni që të gjitha. Dhe do t’i shihni edhe pas hekurave, por edhe me pronat e paratë e vjedhura, të konfiskuara me vendim gjyqësor të formës së pretë.

II.

Një kryeministër qe nuk e përfill me mendimin e tij historinë, nuk ka qenë asnjë ditë kryeministër. E ç’rëndësi ka fakti i të qenit kryeministër!

Sepse retorika e lartë, çdo kryeministër, pasi ky merr postin, e pyet: What are you going to do with it? Çfarë do të bësh me të?

Ja, kjo është pyetja vrastare për çdo kryeministër që ka ardhur në pushtet nga pasioni për pushtet, dhe jo për skemën e tij të zhvillimit kombëtar.

Nje kryeministër që çmohet nga historia, kjo mund ta mbajë në histori si një individ të zgjedhur, për zhvillimin e ndritur që ai i ka dhënë shtetit të tij.

E pra kjo është filozofia e progresit, për cdo kryeministër. Por, kryeministrin që nuk ka bërë dot asgjë, historia e tall me përbuzje.

Po kryeministrat tanë që kane kaluarën në 32 vitet e fundit, a e kanë karakteristikën që shprehëm?

Mendoheni vetë përgjigjen e kësaj pyetjeje, për kryeministrat që janë larguar, sepse, për këtë kryeministrinë aktual, unë do ta shkruaj këtu ditët që vijnë.

Next Post
Sa pensionistë do udhëtojnë falas me autobusë në Tiranë? Seferi jep detajet

Sa pensionistë do udhëtojnë falas me autobusë në Tiranë? Seferi jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO / Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Ibrahimaj: 300 milionë lekë mbështetje për startup-et dhe inovacionin

February 21, 2026
Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

February 21, 2026
Miratohet amnistia për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar, për ta votuar me shumicë të cilësuar…!

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

February 21, 2026
I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In