• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe unë do ta urreja Donald Lu dhe Vlahutin, nëse….

by Blendi Salaj
28/02/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Salaj

Po të isha edhe unë njëri ndër ata zyrtarë që jetojnë në vila me disa kate pa zënë kurrë një punë me dorë, nuk do ta doja Reformën në Drejtësi.

Po të isha ndër ata që kanë fshehur miliona euro në Qipro, apo kanë blerë hotele në Spanjë do ta urreja me shpirt zonjën Vlahutin.

Po të kisha mbledhur përqindje nga bizneset në këmbim të lejeve, do ta luftoja ambasadorin Lu.

Nëse do kisha marrë çanta me euro për tendera multi-milionëshe, nuk do lija gur pa lëvizur që drejtësia të mos bëhët.

Do gërmoja çdo justifikim, do lëpija çdo prapanicë, do përdëllehesha në çdo televizion për demokracinë, do thoja gjithçka, do mallkoja çdokënd, do përdorja çdo njeri, do thurja çdo marrëzi, sado të dëshpëruar, që Drejtësi të mos ketë.

Më pëlqen një vend ku drejtësinë mund ta blej ne Gjykatë, kam aq para sa të shkel mbi çdo fukara.

Korrupsioni më ka pajisur me kartën e paprekshmërisë.

Po të isha i krimbur në para të bëra me drogë e me prostitucion do ta luftoja çdo rrezik që më kanosej.

Afërmendsh, do preferoja një sistem ku drejtësinë mund ta blej.

Ku për shumën e duhur, gjykatësi jep vendimin e kërkuar, e ku për shifrën e saktë, prokurori e mbyll dosjen vetë.

Po të isha një parazit politik, një maskara i rrezikuar nga zullumet e mia, do paguaja me flori për të blerë analistë, gazetarë, këshilltarë, protestues për të blerë kohë, për të shtyrë më tej, për të shpresuar edhe një ditë më shumë, se drejtësi nuk do të ketë, për tu lutur edhe një natë tjetër, që Shqipëria të mos bëhët kurrë.

Po të isha një ish- zyrtar që ka bërë mjaftueshëm për të bërë ca vite burg, si homologët në Kroaci a Rumani, do rekrutoja çdo fundërrinë, do premtoja diellin e hënën, për të shpëtuar lëkurën time.

Po të kisha në ndërgjegje faktin se kam bërë mjaftueshëm për të parë muret e brendshme të një qelie për një kohë të gjatë, do isha tani duke u djegur, si qiriri i Naimit, gjoja për një Shqipëri më të mirë, po, do isha i gatshëm të bëja çdo gjë, vetëm për të shpëtuar plaçkën time të vjedhur.

Next Post
Në siklet nga era e keqe e gojës? Kjo recetë natyrale ju ndihmon shumë

Në siklet nga era e keqe e gojës? Kjo recetë natyrale ju ndihmon shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In