• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe unë jam një i pandëshkuar nga drejtësia!

by Mero Baze
29/10/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Duket se një gjë të mirë e bëri Saimir Tahiri. Së paku tani kemi një opozitë e cila flet për nevojën e ndëshkimit të politikanëve. Deri më sot kjo është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare. Në të gjitha raportet ndërkombëtare sidomos ato të BE e SHBA për drejtësinë në Shqipëri, pandëshkueshmëria është vlerësuar si problemi më I madh. Ambasadori Lu, e tha para një jave, se gjatë 25 viteve politikanë të djathtë dhe të majtë, kanë bërë krime të tmershme dhe nuk janë ndëshkuar.

E keni gabim që irritoheni pse Monika Kryemadhi ka marr flamurin e kësaj lufte dhe po flet për ndëshkimin e afërt të Edi Ramës. Më së paku ajo i ka dhënë zemër dhe Lulzim Bashës. Edhe ai sot foli për një sër rastesh kur janë ndëshkuar njerëz të thjeshtë dhe politikanët jo. Natyrisht ai politikan quan vetëm Edi Ramën. Pres të flas dhe Fatmir Mediu. Sipas renditjes ai është I treti I opozitës pas Monikës dhe Lulzim Bashës. Berisha po ashtu po flet përditë për këtë hall të madh të politikës shqiptare.

Kështu is ka nisur kjo garë duket se më në fund Reforma në Drejtësi po ja arrin qëllimit. Së paku me deklarata verbale janë të gjithë dakord që duhet të ndëshkohen politikanët.

Klima kundër pandëshkueshmërisë është gjë pozitive. Nuk duhet të acarohemi pse atë flamur sot e mban Monika Krymadhi. Ajo ka të drejtën e saj të jetë lidere e opozitës së re. Kjo do të thotë se ajo nuk ka frikë të riballafaqohet me dyshimet që shoqëruan procesin ndaj presidentit Ilir Meta. As pse e thotë Lulzim Basha nuk duhet të irritohem. Ndoshta ai e bën ngaqë Monika po ja merr flamurin e luftës kundër pandëshkueshmërisë dhe po përpiqet të ballafaqoj rastet e qytetarëve që dënohen me politikanët që nuk dënohen. Ndoshta dhe ai vet ndjehet I sigurt nga Reforma në Drejtësi, se nëse heq dorë nga imuniteti  dhe ti rinënshtrohet akuzës për 220 milionë euro dhe vrasjes së katër qytetarëve ndërkohë që ishte Ministër I Brendshëm, del I pafajshëm me drejtësinë e re. As nga Fatmir Mediu nuk duhet të mërziteni pse kërkon që të ruhet imuniteti I deputetit për burgosje. Është më realist për atë që e pret nëse heq dorë nga imuniteti. Akuza ndaj tij për gjashtë vite burg është në fuqi, nëse ska imunitet.

Ajo që duhet bërë, është që klima e re kundër pandëshkueshmërisë, nuk duhet të paragjykohet nga hallet e vjetra të opozitarëve, dikur në pushtet. Rëndësi ka që sot janë të gjithë kundër pandëshkueshmërisë dhe këtë duhet ta provojnë me vepra. Vetëm kështu Edi Rama e ka të vështirë të tentoj të mbroj të vetët, apo dhe veten, nëse gjendet përball drejtësisë.

Beteja e perëndimit për një drejtësi të re në Shqipëri, pati armiqtë e saj real. Kryeprokurori dhe disa ndihmës të tij u bën kamikazë kundër saj, derisa SHBA u detyrua ti fus në një listë të zezë. Disa gjyqtarë, po ashtu janë bërë simbol I kësaj rezistence. Saimir Tahiri është objektë I  ndëshkueshmërisë nga drejtësia e vjetër,  dhe shpresoj të jetë I gjykuari I parë me drejtësinë e re. Edi Rama po ashtu, nëse përballet me drejtësinë. Vetëm duhet të bëni kujdes, që kur etiketoni njëri tjetrin, të mos harroni vetveten. Kur flitet për zyrtarë të korruptuar dhe inkriminuar, duhet të thoni kush I ka emëruar këta drejtorët e brugjeve, që po ashtu kishin qenë të gjithë burgaxhinj. Duhet të kujtoheni, po ashtu si si një të akuzuar për vrasje politike si Arben Sefgjini, nuk pranonit ta shkarkonit as nga drejtor dhe pasi dënohej nga gjykata. Dhe të  kujtoni se si perdorët policinë dhe jo ligjin, kundër prokurorisë për  të ndaluar gardistët  e supozuar si vrasës. Por mbi të gjitha duhet të çoni deri në fund akuzën tuaj si opozitarë të djeshëm për grusht shteti në Shqipëri më 21 Janar 2011. Duhet të më dënoni dhe mua dhe kolegët e mij, pasi kam qenë pjesë e asaj akuze.

SPAKU që pritet të filloj punë duhet ta marrë të mirqënë akuzën e Sali Berishës për grusht shteti më 21 Janar dhe mos ta paragjykoj. Aq më tepër që Berisha e rikonfirmoi para një jave. Ishte një akuzë që vuri në lëvizje parlamentin e Shqipërisë me një komision parlamentar, një akuzë që përbalti institucionin e Presidentit dhe kryeprokurorit, dhe përfshiu në vorbullën e saj dhe shtypin dhe shoqërinë civile. Në mos bëfshi gjë ju, unë do shkoj të vet hetohem si “puçist” I pandëshkuar, sipas një dokumenti të dal nga Komsisioni hetimor parlamentar, lexuar nga Gent Strazimiri dhe nga zyra e kryeministrisë në emër të Sali Berishës. Nuk dua të jem një nga të pandëshkuarit e këtij vendi. Do të shkoj të kërkoj hetim, se cili ka qenë roli im në puçin e 21 Janarit si gazetar siç jam akuzuar nga Sai Berisha dhe Komisioni Hetimor dhe nëse dal I fajshëm, për fat s’kam imunitet dhe do shkoj në burg. Për fat telefoni më ëhstë përgjuar, pasi disa sms që kam çuar atë ditë, mi ka cituar Fatos Lubonja në një shkrim disa muaj më vonë, çka domethënë se ishte informuar nga përgjuesit. Dhe ishin të vërteta ato që shkruante. I kam bërë ato sms.

Ata që bën akuzën duhet të provojnë puçin ose duhet të marrin përsipër vdekjen e katër qytetarëve të pafajshëm, të cilët sipas Berishës, u vranë se ishin pjesë e puçit. Deklarata e tij është zyrtare, është në arkivën e qeverisë shqiptare, ku ai pranon “se jo tre, por treqindë e tremijë do të vriste në një grusht shteti”.

Pra kemi katër vrajse që janë kryer, ose për fajin tim dhe të kolegëve të mij gazetarë, kryeprokurores, presidentit dhe ish shefit të opozitës, ose nëse “puçi” nuk vërtetohet, duhet të ndëshkohet ai që u krenua me këto vrasje në emër të “puçit”.

Vetëm kështu do vendosim paqe për të gjithë dhe nuk do t’u hapim barkun shqiptarëve, duke folur për drejtësi. Sidomos kur jemi vet “autorë” krimesh të pandëshkuar!

Next Post
Surprizojnë studiuesit: Kafeja lufton këtë lloj kanceri…

Surprizojnë studiuesit: Kafeja lufton këtë lloj kanceri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In