• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe unë jam një palaço!

by Denis Dyrnjaja
03/11/2024 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Që kur nisa të shkruaj titullin po përfytyroja sesa nervozitet, acarim e revoltë të shkakton cilësimi “palaço” nëse ta adreson dikush, sidomos kur ai dikush është një sharlatan psh. Tani të konsiderosh dhe etiketosh palaço mbi 70% të shqiptarëve vetëm se ata refuzojnë mendësinë, mentalitetin, sjelljen dhe qasjen e opozitës së vjetër është guximi i madh, por është dhe një gafë strategjike nga pikëpamja politike, se në fakt pas 6 muajsh këtyre palaçove do t’iu kërkosh votën dhe mbështetjen për të hequr Edi Ramën nga pushteti.

Zakonisht fyerjet dhe sidomos ato me karakter masiv i përdorin individë të frustruar dhe të pamundur për të kuptuar se në botën ku jetojmë dhe në rendin politik që kemi zgjedhur të pranojmë, mendimet nuk janë vetëm bardhë e zi, o me mua ose kundër meje. Ka dhe njerëz të tjerë që mendojnë ndryshe dhe se gjejnë veten as me ty, as me dikë tjetër. Pra ka dhe njerëz të papërfaqësuar.

Fjala vjen në aspektin politik, nëse sot refuzon veprimet e dëshpëruara të një opozite që qëllim kryesor ka individin (pra hallet e kryetarëve në rastin konkret që përballen për korrupsion me ligjin dhe drejtësinë) nuk do të thotë se ata njerëz janë dakord me qeverinë. Por ndryshe nga Berisha, Meta dhe ndjekësit e tyre që mendojnë se çdo kush që nuk mendon si ata është palaço dhe mbështetës i regjimit, kreu i regjimit (pra Edi Rama sikurse e cilësojnë kundërshtarët e tij) mendon si e si t’i bindë këta të pavendosurit të votojnë për të dhe PS.

Këtu ka një diferencë të madhe si qasje ndaj qëllimeve pragmatike të atyre që sot zotërojnë arenën politike. Ata që kanë nevojë më shumë se askush tjetër për vota dhe mbështetje e etiketojnë këtë shumicë të popullit të parreshtuar politikisht, si palaço. Këtu duhet përmendur edhe roli i një grupi analistësh objektivë me demek që iu këput shpirti për popullin që e ka marrë në qafë regjimi i Ramës. Por ata duhen mirëkuptuar se kjo është dhe çështje të mirash materiale personale psh vilash dhe honoraresh si evaozorë fiskalë. Se pa këtë stil dhe pozicionim publik nuk kanë mundësi të ekzistojnë dhe për rrjedhojë edhe të përfitojnë.

Jetesa është e rëndësishme, por mbijetesa edhe më shumë kështu që duhet patur mirëkuptim për çdo kënd. Ndërkohë kemi mbërritur në pikën të zgjedhim nëse duhet të jemi sharlatanë apo palaço?! Po le t’i bëjmë një shpjegim të përmbledhur të dyja kategorive në pozicione reale dhe pastaj se kush e gjen vetë vendin e tij. Sharlatanët mendojnë se Shqipëria shpëton me Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sipas tyre janë e vetmja mundësi për të larguar Edi Ramën. Sharlatanët duan që populli të harrojë çfarë ka thënë Berisha për Metën dhe anasjelltas e këto jo si deklarata politike, por si akuza faktike.

Sharlatanët akuzojnë për korrupsion nga mëngjesi deri në mbrëmje qeverinë e Ramës dhe kërkojnë të risjellin si alternativë pikërisht ata që populli për korrupsion i ka larguar me votë masive nga pushteti në mënyrë demonstrative. Sharlatanët përdorin gjuhë fyese e poshtëruese, sepse iu duket se vetëm ata kanë mendim, vetëm ata kanë vlerësim dhe vetëm ata japin orientim. Sharlatanët janë dhe delirantë e prepotentë e kërkush përveç tyre nuk di çfarë bëhet e si bëhet, ndaj vetëm ata duhen dëgjuar dhe vetëm si thonë ata duhet vepruar.

Ndërkohë përballë ndodhet një masë e madhe palaçosh që mendojnë ndryshe prej tyre. Psh kjo masa e madhe mendon se nuk mund të jetë më alternativë politike Berisha dhe Meta që akuzohen dhe perceptohen masivisht për korrupsion dhe janë përpjekur ta qepin me letra në këta 30 vjet politikë e pushtet që kanë patur në dorë vetë. Kjo masë e madhe që është rreth 70% e popullsisë nuk mendon se qeveria aktuale shkëlqen, por nuk duan më të udhëtojnë përsëri me ata që i kanë zbritur një herë për të njëjtin shkak nga ky tren.

Pra sot “palaçot” për fatin e keq të sharlatanëve nuk bien më pre e rrenave se po përpiqen për të mirën e popullit qe e cilësojnë edhe budalla apo idiot, vetëm e vetëm se nuk mendon dhe si mbështet ata. Ndaj sot kemi një duzinë të madhe popullore që pranon më mirë ta quajnë palaço, sesa të përfundojë përsëri nën pushtetin e atyre që duan që përveç se të shpëtojnë pasurimin e pamerituar, por edhe ta shtojnë përsëri duke kthyer në pushtet sharlatanët e dëshiruar.

Këtu te palaçot hyjnë edhe ata që kanë zgjedhur të bëjnë një opozitë ndryshe me alternativë mendimi dhe aksioni politik, por edhe ata që besojnë te drejtësia e riformatuar, se atë katastsis që nuk diti ta bëjë vetë politika tani do ta bëjë ligji dhe ndëshkimi prej tij.

Kjo është dialektika në një mënyrë ose në një tjetër koha i gjen instrumentet e saj për të dalë nga vicioziteti vegjetativ e degnenerativ. Dhe në këto kushte të krijuara edhe dallimet janë të dukshme dhe zgjedhjen çdo kush e bën vetë, nëse do të mbetet një sharlatan, apo do të vazhdojë të jetë një palaço që ecën me realitetin dhe nuk gënjehet nga çdo politikan apo shërbëtor i tij mjeran!

Next Post
“Nga 10 milionë turistët e vjetshëm, 4.6 milionë ishin nga Kosova”, Lutfi Dervishi: Ja kostoja për të bërë plazh në Himarë

Burg, burg, burg....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

December 7, 2025
A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 7, 2025
Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

December 7, 2025
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

December 7, 2025
Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

December 7, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In