• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edhe tërmeti nuk e shkund dot administratën tonë lokale!

by Ben Andoni
09/12/2019 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Tërmeti ka nxjerrë me rradhë plagët e brendshme të një sistemi që është reformuar dhe është përfolur vazhdimisht. Pushteti lokal, që është zgjedhur disa herë me zgjedhje demokratike (paçka sesi kanë qenë ato dhe si janë përfolur) dhe është reformuar madje edhe me Reformën e fundit Territoriale, duket se është në një sfidë të papërballueshme. E para nga personazhet që dalin nga kandidaturat e partive dhe pastaj rekrutimet e tyre të strukturave.

Mbledhjet e përditshme të qeverisë, problemet e shfaqura dhe ato të pashfaqura të tyre, kanë treguar realisht sesi qeveriset lokalisht vendi ynë. Për të mos thënë në mënyrë katastrofale mbase mjafton vetëm fjala keq. Shumë keq. Ende sot e kësaj dite, gati 15 ditë pas tërmetit, nuk ka statistika të mjaftueshme dhe të detajuara të tyre që mund ta ndihnin si duhet pushtetin qëndror, i cili me këtë rast ka deleguar me të drejtë dhe arsyeshëm struktura shtesë për menaxhimin e situatës së tmerrshme. Njerëzit e rinj të Rilindjes në pushtetin lokal, tek e fundit i gjithë pushteti është i tyre, akoma duket se janë të pazotët për të prodhuar raporte dhe të krijonin strukturat kapilare që do të ndihmonin si duhet banorët.

Mbi të gjitha duket se protagonizmi i madh i Ramës dhe i strukturave të tij i ka lënë krejt në hije për të paraqitur realisht planin e rindërtimit të tyre, që për fat të mirë tashmë ka pas fonde dhe predispozitë për ndërtime nga të gjitha anët. Nënpunësit lokalë edhe megjithë këtë mbështetje nuk janë në gjëndje të bëjnë një panoramim të detajuar të situatës së shtëpive, ndërkohë që i duhet të organizojë në mënyrë efikase racionalizimin e strehimit të banorëve, bash atyre që janë më të dëmtuarit dhe më pa shpresë. Ata nuk kanë evidenca, nuk janë dot fleksibël dhe më shumë akoma nuk dinë si t’u përgjigjen banorëve që po mbyten në kakofoninë e deklaratave vertikale Rama & Co.“T’u jepet dhe të jepet një afat, afati është shumë i rëndësishëm. Që çdo gjë të jetë shumë e qartë. Kur janë tre-katër kurora në një shtëpi, sa shtëpi do t’u bëhet atyre. Problemi i fondit për banesat private, shteti, por të jap fond dhe individi. Asnjë komunë nuk duhet të pranojë një rindërtim pa projekt, është e pamundur. Administrata të jetë më operative, nuk duhet të punojë më me ritmin që ka punuar më herët”, apeloi inzhinierja Luljeta Bozo, duke i shkundur disi.

Kjo është një nga sfidat, por ajo e vërteta është sesi ata do të punojnë qysh në fillim të mandatit me një barrë të tillë, e cila nuk do t’u lehtësohet dot për pak muaj, por mbase do të kapë dhe kohë më shumë. Është koha që realisht kjo administratë të tundet dhe të tregojë, përmes projekteve dhe synimeve të saj, sesi do ta dëshironin vendbanimin e tyre në të ardhmen, për të treguar dhe vizione bashkëkohore, duke e shmangur disi protagonizmin e Tiranës, por duke ia shfrytëzuar me sa më shumë efikasitet të ardhurat, që në fakt po mblidhen nga të gjitha anët, falë një pune jo të pakët edhe…të kësaj politike, që të gjithë e anatemojmë. (Javanews)

Next Post
Prodhohet pajisja që parashikon tërmetet 8 orë para, ambasadori i Izraelit në Tiranë: Ja kur del në treg

Prodhohet pajisja që parashikon tërmetet 8 orë para, ambasadori i Izraelit në Tiranë: Ja kur del në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In