Me afrimin e datës së zgjedhjeve, PS ka thelluar diferencën me PD ndërsa LSI ka pësuar një ulje të ndjeshme. Ora News shkruan se nga data 23 mars 2021 deri në 6 prill, preference e fitimit të zgjedhjeve nga shqiptarëve ka ndryshuar.
Sipas sondazhit Antonio Notos në Tempora dhe RTV Ora, 44.1% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama.
Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohet nga opozita e bashkuar.
Surprizë ka qenë LSI e cila ka shënuar një shifër tejet të ulët prej 0.8%.
16.3% e tyre janë shprehur se nuk e dinë se kush fiton në 25 prill.
Ora News shkruan se LSI ka marrë një goditje të fortë në këto 14 ditë, pasi ka humbur 3.3%.