• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Edhe shefi i gjashtë është në listë pagesë”/ Hoxha tregon telefonatën me Martinajn: Më tha se u çonte “zarfin”, nëse do gjendet…

by Java News
24/08/2022 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të agjentit të Forcave Operacionale Jeton Lami i cili dyshohet se kishte shërbyer si shoferi i Ervis Martinajt gjatë kohës që ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Hoxha ka shkëputur një episod të vitit 2015 kur ka zbuluar lidhjet e 5 shefave të komisariateve të Tiranës me kompaninë e basteve që drejtohej nga Martinaj.

Ai u shpreh se në përfundim të deklaratës ka marrë një telefonatë nga një person që i është prezantuar si Ervis Martinaj i cili e ka korrigjuar duke thënë se nuk janë 5 por të gjashtë shefat e Tiranës në listë pagesat e kompanisë së tij.

Statusi i Artan Hoxhës

Asgje e re, nga ngjarja ne perendim te Shqiperise..

Sot, beri shume zhurme, arrestimi i nje efektivi te Forces se Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka sherbyer si truproje apo shofer i “mbretit te lojerave te fatit” ne Shqiperi, Ervis Martinaj…

Per ata qe e kane njohur Martinajn, ky fakt nuk perben asnje çudi.

Sa per ilustrim po sjell nje episod ne vitin 2015, pak kohe pas operacionit me emrin e koduar “Fundi i marrezise”, ku synohej te goditej paligjshmeria ne industrine e lojerave te fatit, por ne fakt ndodhi e kunderta.

Moderatori i Neës24, me kishte ftuar ne rubriken “Opinion”, qe transmetohej live, çdo pasdite ne oren 17:00.

Gjate bisedes po shpjegoja se si krimi i organizuar korruptonte policine, jo vetem qe ta neutralizonte per te mos e goditur, por edhe per ta kthyer ne nje bashkepunetore ne luften kunder grupeve rivale…

Ne nje moment moderatori me pyet, se deri ne cfare niveli shkonte ky korrupsion dhe si behej pagesa?!

Po te sjell vetem nje detaj,-i thashe.

Tirana, ka 6 shefa komisariatesh. Kam mesuar se 5 prej tyre, marrin nje shperblim fiks prej 2 mije eurosh ne muaj nga nje kompani bastesh, qe kontrollon tregun e lojerave te fatit ne vend dhe ka lidhje te forta me boten e krimit.

Kjo tarife u jepet drejtuesve te komisariateve aforfe, qofte dhe pa bere asnje kontakt ose bashkepunim. Pastaj kush tregohet me fleksibel, e shumefishon pagesen ne varesi te kontributit qe jep.

Kaq mjafton qe ky grup i strukturuar kriminal, jo vetem te mos goditet ne aktivitetin qe kryen, por edhe te ndihmohet duke sulmuar rivalet e tij.

Ne ate moment moderatori me pyet:

Sikur ishin 6 shefa komisariatesh, pse thua qe vetem 5 prej tyre jane ne borderone e kompanise se lojerave te fatit???!!

I gjashti, i thashe, nuk e ka marre akoma emerimin, eshte vetem i komanduar dhe nuk e di nese e kane futur ne listepagese…

Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga mbarimi i emisionit, kur me bie celulari dhe nga ana tjeter e telefonit, me foli nje person, i cili u prezantua si Vis Martinaj.

“E ndoqa me vemendje emisionin tuaj, por ishe pak i pasakte”,-me tha.

I zene ne befasi, pasi e njihja mire kush ishte, cfare perfaqesonte dhe nuk e prisja te me merrte vete ne telefon, i them: ku isha i pasakte?!!

“Degjo-me tha,- edhe ai i gjashti, eshte ne listepagese”….

Prandaj, nese diku, apo dikur, do te gjentet listapagesa qe Vis Martinaj, u ka bere zyrtareve te larte te shtetit, drejtuesve te policise, prokuroreve ose gjyqtareve, nepermjet kompanive te tij te lojerave te fatit, do te habiteshin edhe specialistet me te mire te Ministrise se Financave, se sa rigoroze dhe e sakte ka qene e perpiluar….

Next Post
Gjendet një çantë me 200 mijë euro të pa deklaruara në kufi/ Policia fillon kontrollet, ja ‘sirtari’ ku shqiptari i kishte fshehur

Gjendet një çantë me 200 mijë euro të pa deklaruara në kufi/ Policia fillon kontrollet, ja ‘sirtari’ ku shqiptari i kishte fshehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In