• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Shakira akuzohet për evazion fiskal

by Java News
22/01/2018 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliona euro evazion fiskal në katër vite. Këtë radhë, ajo që nuk ka paguar atë që i detyrohet arkave të Madridit, është këngëtarja kolumbiane Shakira, bashkëshorte e futbollistit katalan Gerard Pique, që akuzohet për mashtrim nga agjencia e tatimeve për periudhën nga 2011 në 2014.

Sipas të përditshmes spanjolle La Vanguardia, bëhet fjalë për vite në të cilat këngëtarja jetonte në Spanjë ku sidoqoftë nuk kishte ende rezidencë zyrtare, transmeton tch. Sipas inspektorëve të tatimeve, edhe në atë periudhë, Shakira kishte qëndruar në Barcelonë për më shumë se 183 ditë në vit, e si pasojë kishte detyrimin të paguante taksa në vend.

Ata që punojnë me Shakirën, flasin për një ndryshim kriteresh vlerësimi dhe jo për mashtrim me taksat. “Është përdorur një teknikë e ndryshme”, thonë avokatët. Fitimet e yllit vijnë kryesisht nga koncerte të mbajtura jashtë vendit, por tatimet spanjolle pretendojnë se taksat për atë periudhë Shakira duhet t’ia paguante Madridit.

Sipas revistës Forbes, nga 2010 deri në 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj jashtë vendit. Shumë fansa të këngëtares pretendojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje të tatimeve spanjolle; bashkëshorti i Shakirës, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanë duke votuar në referendumin e shpallur të paligjshëm.

Tani, sidoqoftë, çështja ka mbërritur në Prokurori. Akuza mundet gjithsesi t’i kushtojë shtrenjtë këngëtares kolumbiane që rrezikon, përveç një gjobe të kripur, edhe dy vite burg. Me superstarin amerikano jugore zgjatet kështu akoma më shumë lista e personave të famshëm të mbërthyer në rrjetën e inspektorëve spanjollë të taksave. Në të shkuarën, kanë dalë edhe emrat e Messit, Ronaldos, Murinjos, etj, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Dështon Trump, Senati kundër rrëzimit të ‘Obamacare’

"Rihapet qeveria", marrëveshje e përkohshme mes demokratëve e republikanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In