• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe sa kohë Zëri i Amerikës do lejojë të përdoret si barut për topat e opozitës në Tiranë?!

by A R
20/02/2019 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Prej disa javësh opozita ka vënë në qendër të axhendës së saj politike disa kronika të Zërit të Amerikës (VOA), duke krijuar imazhin se një nga mediat me reputacion ndërkombëtar dhe e njohur gjerësisht edhe për shkallën e profesionalizmit,  është kthyer dhe po përdoret tashmë si karburant politik për  të destabilizuar situatën në Shqipëri.

Mjafton të dëgjosh  deputetët e PD nëpër studio, ku VOA është kryefjala e tyre politike, për të kuptuar se opozita po e përdor radion zyrtare të SHBA si një instrument politik për kauzat e saj. Madje opozita ka shkuar dhe më tej në përpjekjet për ta bërë palë edhe VOA-n, duke deklaruar se edhe djegia e mandateve të deputetëve merr shkas nga…kronikat e VOA-s. Një pretendim ky duket absurd e mjaft komik, si vetë vendimi verbal i PD- LSI për të djegur mandatet e deputetëve të opozitës. Thënë thjesht, VOA po përdoret si pretekst për të justifikuar të gjitha akuzat e opozitës, edhe ato më absurdet.

Por a ka bazë në pretendimet e opinionit publik e atij politik, se VOA po afishohet në mënyrë abuzive nga opozita si përkrahëse e saj dhe si motivi kryesor i djegies së mandateve të pakicës? Nga ana tjetër a është e drejtë që VOA të lejojë këtë keqpërdorim të autoritetit të saj? A është e drejtë të pretendohet se akuzat për përgjimet mund të konsiderohen si qëndrim i qeverisë amerikane për të larguar Edi Ramën. Nëse është kështu, si duhen konsideruar shkrimet faktike mbi lobimet e opozitës në SHBA, apo intervistat polemike me Presidentin Meta etj ne studiot e VOA?

A është e drejtë të thuhet se VOA po e përdor standardin e saj profesional të lartë në shërbim të një kauze politike? Përgjigja është “Jo”, megjithë zhurmën e opozitës për të na bindur për të kundërtën. Gjithsesi janë një seri pikëpyetjesh të cilat ngrihen jo thjesht sepse opozita shqiptare rreket të kapet pas çdo ngjarje në mjedisin shqiptar në mungesë të alternativave të saj, por për faktin se vetë VOA po hesht, për mënyrën se si opozita e shet tashmë si aleat të saj në luftën drejt rikthimit të dhunshëm në pushtet në Shqipëri.

Next Post
Plagosi dy persona, policia vret agresorin

Plagosi dy persona, policia vret agresorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In