• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe ritransmetimi i videos së asaj gruaje është gazetari hijenash

by Carlo Bollino
01/08/2017 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Carlo Bollino

Që prej disa ditësh shumë media shqiptare po ritransmetojnë videon e një gruaje të re që është kapur në shtrat me të dashurin.

Skena, e regjistruar me celularin e kunatës së viktimës, përfshin edhe dy fëmijët e gruas, të terrorizuar nga ulërimat dhe kërcënimet e kunatës që bën vetëgjyqësi, e cila hyn në dhomën e gjumit me qëllimin e vetëm për t’i bërë shantazh gruas.

Vëllai i saj, burri i gruas “tradhëtare”, ka katër vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duket të ketë harruar se ka lënë grua e fëmijë në Shqipëri. Por kjo ka të bëjë më aspektin privat të kësaj ndodhie, mbi të cilin do të shmangim shprehjen e çfarëdo gjykimi.

Por, një gjykim duam ta shprehim mbi këtë lloj gazetarie, të cilën edhe ta quash gazetari i ke dhënë shumë. Te hysh në jetëm private të të tjerëve, normalisht, është një abuzim që i falet shtypit në emër të interesit publik. Ne gazetarët kemi të drejtë – por edhe këtu brenda disa kufijve të caktuar – të shkelim privatësinë e njerëzve të zakonshëm, vetëm në rast se kjo diktohet nga interesi publik që ngjall historia që do të trajtohet.

Po kush është interesi publik që fshihet pas historisë së një gruaje, të braktisur nga i shoqi, që krijon një marrëdhënie jashtëmartesore? Nuk ka fare. Atëhere, transmetimi i asaj video është një krim profesional. Pikë.

Skena si kjo, të treguara në një televizion të Tiranës (e më pas të riprodhuara me zell dhe dëshirë nga dhjetëra media të tjera) të sjellin ndërmend skena të ngjashme të transmetuara në vende integraliste, ku gra të reja i tërheqin zvarrë publikisht për t’i ndëshkuar për fajin se kanë tradhtuar burrin.

Në disa raste vriten fizikisht me gurë, në të gjitha rastet e tjera vriten moralisht me video. Ja pra, ajo që ndodhi në Tiranën e djegur nga dielli në vitin 2017 është identike me atë Mesjetë fetare dhe kulturore, nga e cila mendojmë se jemi aq larg.

Edhe më i pështirë është fakti që ka “gazetarë”, të cilët hiqen sikur skandalizohen dhe distancohen nga ai tmerr profesional që bëhet duke transmetuar videon dhe shkruajnë artikuj plot moral e leksione profesionale, por më pas i ngjitin artikullit të tyre me denoncime pikërisht të njejtën video, që sapo kanë denoncuar.

E sajohen intervista, analiza e komente, me qëllimin e vetëm që të gjendet një pretekst për të ritransmetuar edhe një herë atë video dhe për të fituar ndonjë klikim.

Kjo nuk është gazetari. Kjo është punë hijenash dhe ai që e ka transmetuar për herë të parë atë video është fajtor, po as sa edhe ai që e ka ri-transmetuar: janë mbeturina të mediave, kundër të cilave, në një vend të qytetëruar Autoriteti i Mediave Audiovizive ose sindikatat e gazetarëve do të merrnin kundërmasa, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh asgjë.

Fjala “kazan mediatik” i përket vetëm show-t të politikës, i cili, pikërisht sepse është një show, vihet në skenë përjetësisht në mënyrë identike, për të përkëdhelur protagonistët dhe që, në fund të fundit, të mos ndryshojë asgjë.

Next Post
FOTOLAJM/ Celulari ndalon plumbin dhe i shpëton jetën ushtarit në Turqi

FOTOLAJM/ Celulari ndalon plumbin dhe i shpëton jetën ushtarit në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

March 4, 2026
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

March 4, 2026
Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

March 4, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In