• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe rekomandimet nga mjeku së shpejti online, shtohen analizat që bëhen falas në shtet

by A R
14/12/2017 07:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kartës së shëndetit, edhe rekomandimet që lëshohen nga mjeku i familjes nuk do të jenë më dorazi, por do të mundësohen nëpërmjet sistemit elektronik. Një gjë e tillë do të bëhet e prekshme përmes përfshirjes së qendrave të kujdesit parë- sor në rrjetin e ri të referimit elektronik të konsultave.

Nëpërmjet kësaj nisme, qytetarët nuk do të kenë më të nevojshme të marrin rekomandime në letër, pasi ato do të gjenerohen automatikisht nga sistemi. Për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, projekti synon eliminimin e çdo burokracie që rëndon mbi qytetarët, në formën e sorollatjeve dhe vonesave në shërbime.

Ndërkohë, brenda vitit të ardhshëm pritet që të përmbyllet edhe projekti për aplikimin e recetave elektronike, i nisur dy vite më parë, por që ende nuk është finalizuar. Me anë të kësaj praktike, shmangen jo vetëm gabimet mjekësore, por njëherazi kursehet kohë. Në 2018, po ashtu, analizat falas që ofrohen nga spitalet publike, do të dyfishohen.

Projekti për dhënien me koncesion të laboratorëve, i kontestuar nga grupet i interesit, do të nisë zbatimin, pavarësisht kundërshtive. Për ministren, bashkëpunimi me privatin është mënyra për të rritur numerikisht jo vetëm shërbimet, por edhe cilësinë.

“Përmes partneritetit publik privat, nga viti i ardhshëm zgjerojmë gamën e analizave laboratorike në shërbimin publik, nga 20-70 lloje analizash, që ofrohen sot, në 164 teste, duke 3-fishuar analizat që do të kryhen falas në spitalet publike. Jo vetëm do të zgjerojmë gamën e analizave, por do te vendosim një standard të ri të certifikuar të shërbimit laboratorik”, tha Manastirliu gjatë prezantimit të strategjisë së shëndetësisë për 4 vitet e ardhshme, prezantuar ditën e mbulimit shëndetësor universal.

Dyndjet dhe kaosi aq shumë i diskutuar, kur bëhet fjalë për spitalet universitare, ka vënë në jo pak raste në udhëkryq qeverinë në gjetjen e zgjidhjeve që do të minimizonin problemin. Por me sa duket, edhe në strategjinë e 4 viteve të ardhshme, nxitja përmes bonusit është alternativa që do t’u ofrohet mjekëve për të përmbushur mungesën e specialistëve në rrethe njëherazi për të frenuar ardhjen e pacientëve deri në Tiranë.

“Kemi gati planin për spitalet universitare, të cilat do të nisin zbatimin e një modeli të ri patronazhimi dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale në vend, duke plotë- suar mbi baza ditore nevojat me mjekë specialistë, sipas asaj që kanë spitalet rajonale.

Incentivat financiare dhe bonuset që kemi përcaktuar do të jetë instrumenti që do mundësojë shpërndarjen e mjekëve aty ku është nevoja, pra, spitalet universitare do të dërgojnë në ditë të caktuara mjekë specialistë për të dhënë shërbim të specializuar në spitalet rajonale e për të shmangur kështu mbingarkesën në spitalet e Tiranës, por mbi të gjitha, për të afruar shërbimin mjekësor aty ku është nevoja”, tha Manastirliu, e cila paralajmëroi edhe transformimin e spitaleve bashkiake, që pritet të kthehen në qendra me shërbimet bazë dhe urgjencë 24 orë./Panorama/a.m.

Next Post
Ymeri i VV: Policia malazeze e kontrollon kufirin deri në Çakorr

Ymeri paralajmëron ndarjen e Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

February 20, 2026
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

February 20, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

February 20, 2026
Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

February 20, 2026
Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In