• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe pronat ‘në lupën’ e Komisionit Antikorrupsion, Gogu: S’ka nevojë për ndryshime ligjore!

by A R
02/12/2024 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i posaçëm parlamentar Antikorrupsion i kushtoi një tryezë të drejtës së pronës që ngjalli edhe interesin e kryeministrit Edi Rama, si një nga fushat që edhe në raportet e Komisionit Europian, renditet me ndjeshmëri të lartë ndaj korrupsionit.

Grupi i ekspertëve që ka punuar në këtë drejtim sugjeron ndërhyrje kryesisht në korrigjimin dhe përmirësimin e të dhënave kadastrale, në dixhitalizimin e pronës dhe hartave apo edhe lehtësime në procesin e aplikimit për regjistrimin e titujve të pronësisë.

“Këto mund të bëhen vetëm me ndërveprimin e të gjithë aktorëve, Kadastra, ATP, sistemi gjyqësor, pushteti lokal, AKSH-i përmes e-Albania dhe sistemi i noterisë”, shprehet Tongi Gogu për Report Tv.

Peshën e përgjegjësisë në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, për Toni Gogun, nënkryetarin e grupit të PS, do ta kenë dy prej institucioneve kryesore, Kadastra dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.

“Dy janë institucionet që do të ballafaqohen me dallgën e ndryshimit dhe të kërkesave nga publiku shqiptar, kadastra, ku aty brenda janë të gjitha proceset sa i takon marrjes së dokumentacionit përkatës dhe ATP, ku duhet të garantohet që të gjithë ish-pronarët të marrin atë që u është mohuar për kohë të gjatë.

Këto janë dy institucionet ku ndryshimet do jenë të mëdha dhe duhet të ballafaqohen me plane të mirëdizenjuara veprimi”, tha Gogu.

Për Gogun, i cili ka punuar së bashku me grupin e ekspertëve, puna e komisionit do orientohet në dy drejtime forcimin e integritetit të punonjësve dhe dixhitalizimin.

“Problematikat janë të gjitha aty, nga mbivendosja e pronave, nga pasaktësitë e regjistrimeve që janë në nivele të tmerrshme.

Nga ana tjetër janë edhe gjetje se si ka ndihmuar teknologjia dhe se si do të jetë një nga kyçet e suksesit përkundrejt dhe integritetit të atyre punonjësve që do të marrin përsipër të merren me çështjen e pronave. Nëse do të ketë dy binar suksesi, do të jetë përdorimi i teknologjisë, digjitalizimi dhe integriteti”, thotë Gogu.

Sipas gjetjeve nga grupi i ekspertëve rezulton se 80% e të dhënave kadastrale janë të pasakta, 7 mijë kërkesa ende të pashqyrtuara nga agjencia e trajtimit të pronave, dhe nga mbi 4 mijë vendime të prekura nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, janë zbatuar më pak se 800.

Në përfundim të punës së komisionit, për të gjitha institucionet do të ketë një kalendar me detyra të qarta, ndërsa të paktën deri më tani nuk artikulohet nevoja e ndryshimeve ligjore.

/a.r

Next Post
VIDEO/“Nga bosët e krimit te…”, Vangjeli nxjerr listën e atyre që kanë përdorur Sky ECC

“Dhjetor i trazuar për bandat”, gazetarja: Goditje “në zemër” të Shqipërisë, mund të shkojmë deri në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In