• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Edhe Pompeo i shqetësuar për NATO-n: Duhet të rritet dhe të ndryshojë, përndryshe rrezikon

by Java News
08/11/2019 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetërohet. Komentet e tij vijnë një ditë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron dhënë revistës The Economist se aleanca është në vdekje klinike, komente që u hodhën poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Pompeo tha se aleanca është ndoshta një nga më të rëndësishmet “në të gjithë historinë e derisotme”.

Pas fjalimit në Berlin, sekretari Pompeo iu përgjigj pyetjes nëse NATO-ja është e vjetëruar ose klinikisht e vdekur. Ai u përgjigj se pas 70 vjetësh, aleanca duhet të rritet dhe të ndryshojë, duhet të përballet me realitetet dhe sfidat e sotme.

“Nëse vendet e ndryshme besojnë se mund të marrin përfitimet që sjell siguria pa i siguruar NATO-s burimet që i duhen, nëse ato nuk i respektojnë angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO-ja të bëhet e paefektshme ose e vjetëruar,” tha ai.

Në fjalim, zoti Pompeo kritikoi trajtimin e Rusisë ndaj kundërshtarëve politikë dhe tha se taktikat e Kinës duhet të jenë mjaft të njohura për njerëzit e ish-Gjermanisë Lindore. Ai tha se vendet e lira janë në konkurrencë vlerash me vendet më pak të lira.

Pompeo ndodhet në Gjermani në prag të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Duke reflektuar mbi mësimet e nxjerra nga rënia e Muri në vitin 1989, zoti Pompeo tha se “Perëndimi dhe të gjithë ne humbëm rrugën në muzgun që ra pas atij momenti krenar”.

“Ne menduam se mund t’i zhvendosnim burimet tona larg aleancave dhe ushtrive tona, por e kishim gabim,” tha ai.

“Sot, Rusia udhëhiqet nga një ish oficer i KGB-së, dikur i stacionuar në Dresden. Ajo pushton fqinjët dhe vret kundërshtarët politikë”.

“Ne nuk duam që furnizimet me energji të Evropës të varen nga Vladimir Putini,” shtoi ai, duke iu referuar tubacionit të gazit Nord Stream 2 i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Pompeo tha se Partia Komuniste Kineze po “formon një vizion të autoritarizmit” dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos përdorë pajisjet e firmës kineze Huawei Technologies për ndërtimin e rrjetit 5G të të dhënave.

“Shefi juaj i inteligjencës ka thënë se Huawei nuk mund të besohet plotësisht”, tha ai.

Në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës e kritikoi zotin Pompeo për komentet e tij të mëparshme në adresë të Partisë Komuniste Kineze, duke thënë se komentet ishin “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe kishin nxjerrë në pah “qëllimet e tij të errëta” siç i cilësoi ajo. /Voa/

Next Post
“Ushtroni presion”/ Familja e Katsifas letër Mitsotakis: Të zbardhet e vërteta nga pala shqiptare

"Ushtroni presion"/ Familja e Katsifas letër Mitsotakis: Të zbardhet e vërteta nga pala shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In