• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe pas deklaratave të ndërkombëtarëve Luan Rama nuk ndryshon qëndrim: Zgjedhjet pa opozitën problem me legjitimitetin

by A R
11/05/2017 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit të LSI, Luan Rama i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se ka ende kohë që palët të arrijnë një marrëveshje për të kapërcyer ngërçin politik ku është futur vendi.

Sipas tij, zgjedhjet duhet të zhvillohen me opozitën, pasi në të kundërt do krijohen probleme me legjitimitetin e institucioneve, klimën politike dhe integrimin e vendit në Bashkimin Eruopian.

“Të dy krahët edhe PS edhe PD kanë pasur kohën e nevojshme për mos lejuar që të mbërrijë deri këtu konflikti, për të shfrytëzuar dialogun për të evituar cadrën dhe bojkotin e Kuvendit.

Ajo që duhej bërë, por që prapë jemi në kohë, është reflektimi duke i thirrur vetëdijes për të vënë interesat e vendit mbi ato partiake për të lëshuar respektivisht nga pozitat in-extremis ku gjenden për të gjetur një zgjidhje.

Vazhdojmë që të insistojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhje për të marrë vlerësimin e cdo votuesi. Ka ende kohë për të reflektuar, pasi zgjedhjet pa opozitën do krijojnë probleme me legjitimitetin e institucioneve, klimën politike dhe integrimin.

Ne duhet të bëjmë përpjekjet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje” deklaroi ai.

Luan Rama: PD duhet të pranonte ofertën
Luan Rama  vlerësoi paketën që iu ofrua opozitës, ndërsa theksoi se PD gaboi dhe humbi një shans që nuk e pranoi duke mos e vlerësuar realisht.
“Me paketën që refuzoi opozita humbi një shans, pasi duhet ta vlerësonte më realisht. Pavarësisht faktit që u humb një shans, mendoj se ka mundësi edhe për një shans tjetër.

LSI insiston që të mos humbasim se ka ende mundësi për të gjetur një zgjidhje kësaj situate batutash dhe komentesh, retorikë patetike” tha ai.

Fushata, Luan Rama: LSI, mazhorancë në qeverisje
Përsa i përket fushatës zgjedhore, Luan Rama deklaroi se LSI do të ketë një rritje spektakolare dhe synon që të jetë mazhorancë në qeverisje.

“Rritja e LSI do të jetë spektakolare dhe do të kalojë edhe parashikimet e prognozistëve më entuziastë.

Në këtë realitet konflikti, qytetarët do të orinentohen nga maturia, nga serioziteti në përmbushjen e detyrimeve sepse ne si me PD dhe PS kemi shërbyer për të frenuar mendjemadhësinë dhe arrogancën.

Ne që e kemi bërë këtë me shumë seriozitet duke qenë pjesë në qeverisje, do ta bëjmë më me shumë seriozitet duke qenë mazhorancë në qeverisje” deklaroi ai.

Luan Rama: Kolegji të vendosë mbi bazë të ligjit
Luan Rama ka komentuar edhe ankesën e opozitës në Kolegjin Zgjedhor dhe deklaratën e Denar Bibës, që sipas tij kërkesa është nul për afatin e listave.

“Asnjëherë nuk kemi komentuar as vendimet as emrat, pasi janë atribute që i përkasin ligjit dhe nuk kam asnjë pikëpamje të dyshoj, por të besoj që trupa gjyqësore e Kolegjit do të vendosë sipas ligjit dhe Kodit zgjedhor, që gjithcka të jetë brenda kuadrit ligjor” deklaroi ai.

Intervista e plotë e Luan Ramës në Report Tv

Denar Biba e quan nul shortin në Kolegj, a keni një koment për këtë dhe për emrat që do ta gjykojnë padinë e opozitës?
Kodi Zgjedhor si trupa fundore që vendos kur ka cështje që palët nuk bien dakord. Investimi i KQZ i Kolegjit është në vlerësim im, investimi i trupave më të larta në funksion të procesit, nuk dua të hyj në elementë teknikë. Verdikti të jepet mbi bazën e ligjit që procesi të mos ketë asnjë problem, është një ditë para apo pas nuk i takon Kolegjit.

Përsa i përket emrave të shortit, dëshiroj të them se ne asnjëherë nuk kemi komentuar as vendimet as emrat, pasi janë atribute që i përkasin ligjit dhe nuk kam asnjë pikëpamje të dyshoj, por të besoj që trupa gjyqësore do të vendosë sipas ligjit dhe Kodit zgjedhor, që gjithcka të jetë brenda kuadrit ligjor.

Nëse fiton PD këtë betejë dhe shtyhet data, cfarë ndodh?
Nuk kam asnjë arsye të prognozoj sepse nuk dua të interferoj mbi Kolegj, pasi Kolegji do të vendosë sipas ligjit dhe pavarësisht rezultatit, e rëndësishme është që të fitojë drejtësia.

Ky është mesazhi nga e gjithë reforma në drejtësi. Një vend normal demokratik është i detyruar ti nënshtrohet organit vendimmarrës, që ka për të detyrë të shqyrtojë apo jo cështjen, kjo u përket atyre.

Presioni mbi gjyqësorin është dëshmi e krizës që kanë partitë dhe vetë politika, pasi edhe ky pushtet është produkt e asaj që ka bërë politika.

Distancohem nga cilindo që anatemon politikisht dhe ushtron presion mbi organet e drejtësisë.

LSI i duhet më shumë kohë për zgjedhjet?
Jo. Ne jemi gati që nesër për zgjedhje. Ne kemi filluar punën për zgjedhjet, që të nesërmen e 23 qershorit të 2013 dhe jemi gati përballë kujtdo në cdo kohë, pasi vijmë me programin tonë ‘Një shans për të gjithë’. Me një qeverisje që t’i ikë krizës dhe konfliktit në këtë periudhë.

Kush dëmtohet më shumë nga kjo situatë, që PD nuk bëhet pjesë e zgjedhjeve? Ishin disa zhvillime kohët e fundit…
Situata politike është krizë funksionimi të institucioneve dhe kjo krizë agravohet dhe ka derivuar në krizën e zgjedhjeve, raporteve politike.

Të dy krahët edhe PS edhe PD kanë pasur kohën e nevojshme për mos lejuar që të mbërrijë deri këtu konflikti, për të shfrytëzuar dialogun për të evituar cadrën dhe bojkotin e Kuvendit.

Ajo që duhej bërë, por që prapë jemi në kohë, është reflektimi duke i thirrur vetëdijes për të vënë interesat e vendit mbi ato partiake për të lëshuar respektivisht nga pozitat in-extremis ku gjenden për të gjetur një zgjidhje.

Vazhdojmë që të insistojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhje për të marrë vlerësimin e cdo votuesi. Sot pas mbarimit të mandatit të Kuvendit të gjithë të barabartë në pikën zero për mandatet në parlament dhe nga ky start duhet të nisen të gjithë të barabartë.

Ka ende kohë për të reflektuar, pasi zgjedhjet pa opozitën do krijojnë probleme me legjitimitetin e institucioneve, klimën politike dhe integrimin.

Ne duhet të bëjmë përpjekjet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje.

Edhe nëse njihen nga ndërkombëtarët?
Nuk e paragjykoj angazhimin e ndërkombëtarëve, jemi në NATO dhe nuk mundet që të jemi të pa ndjeshëm ndaj rekomandimeve të partnerëve, por në fund të fundit niveli i përgjegjshmërisë duhet të ngrihet në nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.

PD nuk pranoi ofertën, si e gjykoni ju si LSI?
Kompromis do të thotë që palët të lëshojnë respektivisht. Me paketën që refuzoi opozita humbi një shans, pasi duhet ta vlerësonte më realisht.

Pasi një betejë politike quhet e fituar edhe kur nuk fiton 100%. Pavarësisht faktit që u humb një shans, mendoj se ka mundësi edhe për një shans tjetër.

Nëse gjendet vullneti dhe arrihet një marrëveshje ku vullnet i materializuar dhe në një aksion parlament është i mirëpritur.

LSI insiston që të mos humbasim se ka ende mundësi për të gjetur një zgjidhje kësaj situate batutash dhe komentesh, retorikë patetike.

A është normale që ndërkombëtarët të kenë një axhendë të ndeshur takimesh ditë pa fund për të gjetur një konsensus?
Pa dyshim që gjithë kjo situatë ka krijuar një kosto besimi ndaj këtij protagonizmi të pavend të dominuar nga interesa parciale egoje për pushtet për autoritet të protagonistëve politike.

Ndërkombëtarët në partnerit janë pjesë e këtij shqetësimi dhe përpjekjet e tyre kanë konverguar te domosdoshmëria që zgjedhjet të jenë me standarde, zgjedhjet pa opozitën nuk do të jenë me standarde.

Opozita protestë në 13 Maj, Berisha ftoi familjet e Tiranës për të hapur dyert, a i friket LSI?
Nuk ka arsye për tu trembur, janë instrument demokratik. Shpresoj që të jenë një protestë qytetare.

Sa herë që ka lajmërime për protesta merren masa, pasi ka potencialisht mundësi për situata që bien ndesh me ligjin. Edhe këtë takim të ambasadorëve me ministrin e shikoj si mesazh që protesta të ruajë dimensionin qytetar dhe për të mos tejkaluar ligjin.

Në Kavajë u tërhoq kandidati, a ishte vendimi i duhur nga Rama?
Nuk preferoj ta gjykoj. Është një ngjarje e kaluar, pasi fokusi është te legjitimiteti i zgjedhjeve të barabarta.

LSI duke mos qëndruar indiferente, por duke ndjerë përgjegjësi është shfaqur me autoritetin për të zgjidhur situatën.

Zgjedhja e Metës President ka qenë marrje përgjegjësish me shumë angazhim për të dëshmuar që në raste të tilla ka nevojë kontributi për të gjithë ata që janë lider influentë dhe nga kjo pikëpamje, roli i Metës jam i bindur do të krijojë një hapësirë tjetër për funksionimin e institucioneve dhe do të dëshmojë se ka qenë zgjedhja e duhur.

Edhe pse me kosto brenda partisë?
Jo, pasi në fund të fundit në momente krizash zgjidhja orientohet te forca që bën barapeshimin.

Cfarë pretendoni në zgjedhje?
Rritja e LSI do të jetë spektakolare dhe do të kalojë edhe parashikimet e prognozistëve më entuziastë.

Në këtë realitet konflikti, qytetarët do të orinentohen nga maturia, nga serioziteti në përmbushjen e detyrimeve sepse ne si me PD dhe PS kemi shërbyer për të frenuar mendjemadhësinë dhe arrogancën.

Ne që e kemi këtë me shumë seriozitet duke qenë pjesë në qeverisje, do ta bëjmë më me shumë seriozitet duke qenë mazhorancë në qeverisje./a.m.

Next Post

Një tjetër parti padi në Kolegjin Zgjedhor: Rrëzoni listat e kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

January 27, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

January 27, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Pse nuk eci dhe do ngecin protestat!

January 27, 2026
Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

January 27, 2026
“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

“Republika e Prokurorëve të tërhiqet, SPAK po shihet si i orientuar politikisht”, Meçe: Partitë e vogla, pa funksion dhe imazh!

January 27, 2026
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

January 27, 2026
“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!

January 27, 2026
“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

January 27, 2026
VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In