• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Parisi si Lapraka e Doktorit

by Lorenc Vangjeli
02/11/2021 23:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gjykata e Parisit e pranoi padinë time, i tha ai brohorimës së përkrahësve të tij, që e konsideruan të mbyllur me fitore hesapin e hapur me Amerikën. Edhe ata që e duan, edhe ata që e kundërshtojnë u zunë në befasi, sic ka bërë dhe shumë herë të tjera Doktori i paparashikueshëm, i cili edhe njëherë si përherë, luajti blofin në një ndeshje tek e cila më shumë është i interesuar të marrë pjesë sesa të sigurojë rezultatin. Berisha di më mirë se kushdo që Parisi është vetëm një sfond i largët sepse skena ku po luhet kjo melodramë tipike ballkanase është tërësisht lokale. Aktorët janë gjithashtu lokalë dhe temat janë ato të zakonshmet: pushteti, hakmarrja dhe cikli që sa më shumë ndryshon, aq më shumë sillet si e njëjta gjë. Procedura ligjore në Francë, sado groteske të duket e gjitha kjo, është dicka që zgjat më shumë se mandatet e njëpasnjëshëm të Edi Ramës, kurse halli për të cilin ajo procedurë po përdoret në Tiranë, është i shpejtë. Berisha pretendon se ka nisur të rrëzojë dicka që është përfundimtare, por kjo është dicka që i vlen shumë më pak sesa ajo cfarë është duke bërë nëpër Shqipëri. Eshtë kaq e qartë: Do partinë për të qenë sërish herët a vonë një faktor me të cilin duhet të bisedohet në tavolinë. Në politikë nuk ka as miq të përhershëm dhe as armiq që e zgjasin gjithë jetën kundërshtinë. Në politikë ka vetëm interesa. Me siguri, Doktori që e ka pasion gjeopolitikën, në mbrëmjet e tij kur ëndërron revansh ndaj atij që e ngjiti me revan në majat e pushtetit,

mendon se amerikanët që mund të bisedojnë dhe negociojnë edhe me talebanët në Afganistan, ndoshta do të kenë interes ta dëgjojnë edhe këtë krijues dhe mishërues te talebanizmit dramatik shqiptar. Me kusht që të korrë fitoren e tij lokale dhe të jetë sërish lider i opozitës. Deri atëherë do të rrjedhë shume ujë, do të konsolidohet si aleati i tij më i fortë dobësia proverbiale e Bashës dhe ndoshta edhe një riformatim i marrëdhënies së tij me Ilir Metën, në muajt e fundit të presidencës së tij.

Regresi në PD, oferta për të nesermen e saj që vjen nga e shkuara, nisi një nga aktet e saj më dramatike që të nesërmen e zgjedhjeve të 25 prillit, atëherë kur Basha që nuk mundi t’u sigurojë demokratëve ardhjen në pushtet, nxitoi të sigurojë të ardhmen e tij në krye të PD-së. Stacioni tjetër i opozitës, shpallja non grata e Berishës, ishte më pas hakmarrja e rrethanave për vetë hilen e thelbit të gabuar. Kjo solli dhe daljen edhe shumë më shumë në pah, të një rryme të nëndheshme në Tiranë. Që e dalë nga dheu, tani po dëgjohet gjithmonë e më fort. Janë shtuar zërat që deformimet lokale, që deshtimet kombëtare, qe dramat dhe pafuqitë shqiptare dhe mbarëshqiptare madje, i adresojnë në anën tjetër të Atlantikut. Janë shtuar sovranistët, neokomunistët, anarkistët dhe gjithfarë snobësh qesharakë që kanë nisur ta shohin hapësirën ku ndjehet p…rdha e tyre si kufirin ekstrem të gjithë botës. E gjithë kjo masë që herë merr një fytyrë e një herë tjetër një zyrë, e gjithë kjo polifoto njerëzore që herë krihet si Trump kur shpreson të ndryshojë Tiranën dhe herë beson si Putin në perëndimin e SHBA-së, gjithë këta strategë të gjeopolitikës që i tundin hënës gishtin kur gremisen në shkallët e pallatit, gjithë këta Doktorë të aftë të gjejnë kurën për tumoret duke përdorur hudhra autoktone, po rriten si tumor i lig në mendimin e shoqërisë shqiptare. Janë po ata që flasin më shumë për armë sesa për vota, janë ata që besojnë se duhen përdorur bomba për të këputur kopsat e këmishës së kundërshtarit, janë ata që për interesin e pleshtit të tyre, djegin gjithë lagjen ku banon dynjaja që mendon ndryshe. Janë ajo turmë masturbuesish që flenë në ekstreme dhe që janë të bindur se në Uashington ngrysen duke pritur që të gdhihet në Bruksel që të gjejnë se bashku si t’i përgjigjen foltores së Laprakës. Por fatmirësisht, përtej kësaj pakice të zhurmshme, këtyre “kolaboracionistëve” të ligj që i shërbejnë të ligës, ka një shumicë absolute që do të pranonte të ndërtonte kisha ku të lutej cdo mbrëmje, që do të hynte zbathur në xhami për t’u lutur cdo ditë jave, që do të bënte kurban edhe vaktin e cdo dite në Teqe apo që do të përgjerohej me dorë mbi Kushtetutë dhe Kodin Penal, vetëm që amerikanët të vazhdonin me vëmendjen e tyre për Shqipërinë. Eshtë e dhembshme që në Shqipëri ende pritet “zbarkimi” amerikan për të shpëtuar shoqërinë nga mëkatarët e saj. Ata janë të lutur ta bëjnë sa kohë ende, edhe mbas tre dekadash pothuajpluralizëm, në Shqipëri nuk është ngjizur një shoqëri demokratike që zgjedh me votë dhe ndëshkon me drejtësi. Nga miqësia apo dashamirësia amerikane nuk duhet pritur të dhurojnë ndonjë arkë me peshk; ata tregojnë zakonisht vetëm si përdoret kallami. E megjithatë, pavarësisht kësaj, ata kanë filluar ta bëjnë punën që duhet ta bëjnë shqiptarët: nuk po dhurojnë pranga, por po përpiqen të tregojnë sesi ju vihen prangat mëkatarëve. Dhe prangat për politikën nuk janë njëlloj me ato të keqbërësve të vegjël; edhe dënimet janë të ndryshme, për shembull mund të thuhet në Kodin Penal: arrest me izolim në Laprakë, me të drejtë që t’i hidhet ndonjë sy edhe Parisit!

Next Post
Artan Hoxha: “Banda e “Bajrajve”?! Po ‘Banda e Kirasit’ e lidhur me opozitën”?!

“Përdorën edhe stetoskop për t’u arratisur”, Hoxha: Zani Çaushi dhe Gaxhai bënë vetëm një gabim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In