• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe pa e dashur atdheun, thuaj çfarë ke parë

by Frrok Çupi
28/08/2024 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Mund ta nis kështu shkrimin, duke vënë në hyrje njoftimin V.O:

“Këtë dhe, që e kemi edhe atdhe, këtë nuk e dua…, por erdha, pashë dhe po dëshmoj realitetin”.

Edhe pa e dashur atdheun mund ta bësh kaq gjë. Sepse është kthyer në modë të ditës që për të qenë ‘ i kohës’, ose për t’u bërë interesant, nis e shpik skenat më të shëmtuara për vendin tënd. Madje, po u kap dikush që thotë fjalët e duhura për atdheun, këtë e sulmojnë si ‘otomanët’. ‘Intelektual është ai që shan atdheun e vet!’, po thonë. Nuk është nevoja ta duash atdheun, nëse nuk do që ta duash. Po që të tregosh atë që shikon e prek, kjo quhet përgjegjësi intelektuale. Po them aq më tepër për median. Se shkrimtarët, në fund të fundit, rrethe rrotull fshatit vërtiten e shkruajnë vargje për njëri tjetrin. Po gazetarët që kanë përgjegjësinë dhe mundësinë që të futen skërkë më skërkë e të informojnë publikun. Të paktën të vihesh në rolin e një reporteri të huaj. Ai, i huaji, teksa Shqipëria nuk kishte interes për botën, as që e kishte dëgjuar emrin e Bogës apo të Bënjës. Mirëpo deri më sot nuk besoj se ka mbetur rrëzë e vendit tonë pa u zbuluar nga reporterët e huaj. Jo se ata ‘ kanë dashuri për atdheun tonë’, por se kanë detyrën të zbulojnë botën siç është.

Të paktën kaq të bënte media jonë, edhe pa e dashur atdheun. Se po të themi ‘ta duash atdheun’, këta të quajnë ‘komunist’, ose minimum ‘njeri i qeverisë’. S’e dinë se po bëjnë një budallëk të madh duke i quajtur të gjithë ‘ të dashuruarit me atdheun’, si njerëz të afërt me qeverinë dhe me shtetin. Këtë verë, edhe një herë tjetër, u konstatua se media shqiptare është e para në botë që nuk di të shkruajë reportazhe nga vendi i vet. U provua me turizmin. Nuk ka mbetur, besoj, media serioze në botë, veçanërisht në Perëndim, pa shkruar reportazhe dhe dokumentare nga lokacionet turistike në Shqipëri. Ashtu siç edhe kanë shkruar për turizmin e vendeve të tyre. Sepse ky është një shërbim për qytetarët. Nëse do që ti të jesh një dritare që  bashkatdhetarët e tu e hapin që në agim për të vizatuar ku kalohet jeta në stinë vaknance, atëherë reportazhi për turizmin quhet hapësira jote. Edhe pa e dashur atdheun tënd, nëse nuk ke dëshirë mos e duaj; por ‘dil nga strofka e inatit, shiko, dhe dëshmo’. Gjëja më e afërt që të intereson është se në mbrëmje do të konstatosh se edhe media jote ushqehet nga turizmi. Minimumi është kjo, aq minimum sa të mos e duash atdheun, meqë atdheu ‘është i qeverisë’. Sipas shumë studiuesve, gazeta e parë ishte Acta Diurna, 59 vjet para Krishtit, e krijuar nga romakët. Nuk kishte shumë shtrirje, aq sa ishte rrezja ku mund të mblidhej informacioni. Por u tregonte njerëzve çfarë kishte ndodhur, kush kishte vdekur e kish kishte lindur në 24 orët, u sillte edhe thashetheme… Por ama i njoftonte njerëzit për çfarë shikonte e merrte vesh.

Të mos i mbushësh ekranet dhe faqet e gazetave me jetën e turizmit, kjo do të thotë se jetës tënde i eliminon një stinë, të paktën. Ka disa që shkruajnë më të zezën ose që përgjojnë orën kur dynden turistët e shkojnë për gjumë. Atëherë e filmojnë plazhin të boshatisur. Këta e bëjnë në emër të ‘ lajmit korrekt e të paanshëm”, por në fakt gënjejnë. Gënjeshtra nuk pranohej as në gazetën Acta Diurna të Romës së lashtë. Gënjeshtra në media është gropë në memorien kolektive. Edhe pa e dashur atdheun mund të tregosh atë që  ndodh. Vendi ynë që është edhe ‘atdhe’ për shumicën absolute të banorëve, ka bërë përparime shumë të mëdha. Megjithatë, edhe sikur të mos ishte kështu, pse u dashka shkruar pa dashuri për atdheun?

Arsyeja:

Sepse ka plot atdhetarë që të sulen nëse thua të vërtetën për vendin tënd. Këta të akuzojnë se ‘i shërben Edi Ramës’ . Sa i mbinatyrshëm duhet të ndihet ky njeri që e quajnë ‘ vetë atdheu’. Nëse atdheu do te ishte një njeri i vetëm, atëherë do te quhej ‘at- njeri’, por quhet ‘at – dhè’.  Ndoshta që mijëra vjet më parë ka pasur njerëz qe nuk e duan atdheun për shkak të një njeriu, e atëherë kanë bërë zgjidhjen duke përdorur fjalën neutrale ‘ dheu’.

Si kolegu im Sandër Çipa i quan ‘ atdhetarët’ me fjalën e shpikur ‘dheras’.

Next Post
Harris dhe Walz ndezin motorët e fushatës, mbajnë intervistën e parë të përbashkët

Harris dhe Walz ndezin motorët e fushatës, mbajnë intervistën e parë të përbashkët

Comments 3

  1. ppa says:
    1 year ago

    Flm. z. Cupi! Gjithnje konkret dhe brilant!

    Reply
  2. L.Xh says:
    1 year ago

    O Sandër Çipa, as yt atë, tashmë i ndjerë, nuk e përdori kurrë këtë “DHERAS”, mbasi në shqipen e pastër ( përsëri të tyt eti) tingëllon DHJERAS që e dimë mirë ne shqipot se çdo të thotë i DHJERË.

    Reply
  3. PRoShi says:
    1 year ago

    S’ka më bukur. Urime Frrok.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In