Mesut Ozil ka gjetur kohë për të vizituar qytetin e Mekës. Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka përfunduar sezonin e tij me skuadrën angleze dhe ende nuk i është bashkuar kombëtares gjermane.
Ai gjatë kësaj periudhe ka gjetur pak kohë që të vizitojë qytetin e Mekës. “Meka, qytet i shenjtë, Arabia Saudite, Islami, lutje”, ka shkruar Ozil në Facebook, citohet ”Express” (b.an)