• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

by Filip Çakuli
29/03/2026 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Filip Çakulli

Paska dalë prapë ky i roitur, komunisti fundit në gjithë lindjen komuniste. Merre me mend, bizhozin e quan shfaqje të huaj, siç konsideronte xhinsat dhe flokët e gjata, kur ishte sekretar partie.

Në atë kohë, kur njerëzit dënoheshin për një fjalë, ky pinjoll hante e pinte te vila e Enverit dhe ngiste varkën në familjen e tij, në Drilon.

Ky varkari i diktatorit merret prapë me një biznesmen të suksesshëm, që me paratë e djersës së tij po investon në një klub sportiv të njohur. Dhe nëse familja e të roiturit nuk do t’i gabiste pronat e Partizanit të dikurshëm, nuk kishte pse shpenzonte Gazi sot për stadium fusha spotive dhe anekse të tjera

Varkari i Enverit, me halucinacionet e tij sajon pronarë të rinj, në një pronë, që dihet kush e ka. Në objektet sportive të Partizanit nuk ka punë Olsi, aq më tepër Edi. Si ato gratë e lagjes dikur, që merrnin në gojë dynjanë, edhe ky, hapi gojën, më saktë, kapakun e pusetës së ujërave të zeza dhe kundërmon këdo që i rri pranë. Lë që kush i afrohet, veç atyre që janë mësuar me erën e qelbur të tij dhe kënaqen  me kuntërbimin e halesë. Sa për Partizanin nuk dua të zgjatëm, se ai do përgjigjet në gjykatë, për të gjitha akuzat, të bazuara në letra anonime, medemek, qytetar dixhital. Duke zbatuar porosinë e Enverit për letrat, si erë e freskët e demokracisë popullore…

Qenke idiot, më thonë shokët që e merr seriozisht një të çmendur. Po ia vlen, mendoj. Se çfarë s’ka vjellur ai për Azemim e ndjerë, doke e quajtur hajdut, kontrabandist, pijanec, bashkëpunëtor të Sigurimit, deri dhe terrorist. Dhe sot qan, me paturpësinë më të madhe mbi varrin e tij. Si ata vrasësit profesionistë, që shkojnë në varrim atij që kanë vrarë. Mirë ka thënë profeti; po nuk tupërohesh, mund të bësh çdo gjë.

Po për Pashkon çfarë s’ka vjellur; për Cekën, për Imamin, për Godon dhe deri te aleati i tij i sotëm, Metën, për të cilin deklaroi se ështe kontrabandisti më i madh i drogës, i fëmijëve, prostitutave. Vetëm një akuzë të qëndronte nga këto dhe Meta duhej të kalbej në burg dhe jo me akuza qesharake, që e kanë paraburgosur sot. Mirë thotë Gëtja, atje ku marrëzia merret si model, urtësia është çmenduri.

Varkari (mund të shkurtohet emri) Enverit, kjo zgjebe e shqiptarëve mbetët njeriu më i urryer i këtij populli. Por ndjek Kaligulën, Oderim dum metuant, dmth, lë të më urrejnë, mjafton të më kenë frikën. E kuptoni? Plaku i rrjedhur totalisht, i damkosur për korrupsion madhor përflet të tjerët për korrupsion minor. Gërdalla e damkosur për minim të dekracisë, del e na luan demokratin. Si ta dallojnë njerëzit këtë monstër demokrat. A, sikur të kishim të bënjm me kërminj, që organet gjenitale i kanë në ballë. Kështu njihesh që larg.

Ky vrasës gjaktohtë, që nuk vrau vetëm katër veta para zyrës së tij, po me qindra të tjerë, në Gërdec dhe mbarë vendin, kur hapi depot e armëve dhe mblodhi burrat e nderuar të Veriut, për të sulmuar Jugun. Vrit një, quhesh vrasës, vrit katër, quhesh kryeministër, vrit me qindra, mbetësh kryetar

Me duart që i kullojnë gjak, si Makbethi, akuzon të tjerët, që nuk kanë bërë as një të miliontën e krimeve tij. Se dikur i kishte duart me urinën e Kapos, që ia merrte për t’i çuar në Paris për analiza dhe nuk i lante për një javë, duke iu marrë erë. Kundër budallallëkut, janë të pafuqishme dhe perenditë.

Së fundi, sipas zakonit, një barsoletë:

Zyrat e vjetra të partisë së tij, mbanin erë m… dhe nuk durohej. I ndërruan zyrat, po prapë era e m… nuk hiqej. Morën zyra të tjera, dmth, SHQUP-n, kundërmimi vazhdonte dhe ndihej  deri në rrugë. Grigjja e demokratëve të tij thirrën një hidraulik. I cili kontrolloi me imtësi çdo cep dhe nuk gjeti gjë. Më në fund e çuan te zyra e të curufjasërit, mender kryeyetar. Hidrauliku doli me vrap. Ç’është, e pyetën? Po nuk hoqet atë, era e m… nuk ikën, sado zyra të ndërroni. Merre me mend sikur shpura e tij, që është mësuar me erën dhe e thithin me kënaqësi, sikur të mbajnë erë trëndafilsh, do t’iu bjerë të fikët…

Është fatkeqësi për një njeri, që të lërë prapa një terr, qe ka formën e tij, shkruan Hygoi.

Çfarë do që të thuash, varkari varkar do të mbetët…

Të vjen turp që këtë të rrjedhurin e kemi patur burrë shteti. Dhe i shkon për shtat thënia e Gebelsit; ne do të hyjmë në histori, ose si burra të mëdhenj shteti, ose si kriminelët më mizorë…

Mbase ka ardhur dita, që të përfitojmë nga fisi Masai në Tanzani, që në shenjë nderimi të thellë, përshendesin kryetarin e fisit, duke e pështirë në surrat…

Next Post
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In