• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Edhe një akuzë dhe i fitoj zgjedhjet”, çfarë tha Trump para dhe pas gjyqit në Uashington?

by A R
04/08/2023 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më duhet vetëm një aktakuzë për t’u siguruar që do të fitoj zgjedhjet.“

Me vetëbesimin se 4 akuzat e reja për komplot për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s e kanë bërë të fitojë pikë në sondazhe, ish-presidenti Donald Trump mori rrugën për në Uashington ditën e djeshme.

I preferuari i republikanëve si kandidat për zgjedhjet e 2024 mbërriti me makinë, i shoqëruar nga Shërbimi Sekret në gjykatën E. Barrett Prettyman, duke u rikthyer në Uashington si i pandehur.

“Po shkoj në Uashington për tu arrestuar për pjesëmarrje në zgjedhje të korruptuara dhe të vjedhura. Është një nder i madh, sepse po më arrestojnë për ty. Le ta bëjmë Amerikën të Madhe sërish!”, shkroi ai përpara se të zbarkonte  me Trump Force One në kryeqytet.

Në sfond ndodhej Capitol Hill, ndërtesa që mbështetësit e tij sulmuan më 6 janar 2021, ndërsa gjykata, që ka shqyrtuar çështjen e mijëra “rebelëve” të Trump ishte e mbushur plot me gazetarë.

Në dy vitet e fundit e njëjta gjykata ka dënuar për planifikimin ose pjesëmarrjen në sulmin e 6 janarit 700 persona, me 560 prej tyre që ndodhen në burg me dënime deri në 18 vjet.

Jashtë gjykatës kishte protestues kundër Trump, me një prej tyre, Domenic Santana që pyeti: “Ku janë MAGA-të? MAGA-të dalin përpara!”.

Ai i veshur si i burgosur, me pranga false në duar tha se një herë e arrestuan vërtet, sepse u hodh para makinës së Trumpit për t’u shpëtuar mbështetësve të tij. Ndëkrohë lart mbante pankartën ku shkruhej për Trump: “Kyçeni brenda atë!”.

Aty munguan mbështetësit e Trump, të cilët preferuan të shfrynin zemërimin e tyre në internet kundër prokurorit Smith dhe gjyqtares së emëruar nga Obama, Tanya Chutkan, e cila do të kryesojë gjyqin dhe është përgjegjëse për disa nga dënimet më të ashpra për rebelët që morën pjesë në trazirat në Capitol Hill.

Nëse sulmi ndaj Kongresit është bërë një simbol i brishtësisë së demokracisë amerikane, shumë mbështetës të ish-presidentit e kanë rilexuar atë si një “punë të brendshme”, një komplot nga armiqtë e Trump.

Ndërkohë, në sallën e gjyqit hyri i pari Prokurori i Posaçëm Jack Smith, në orën 15.45. Trump gjashtë minuta më vonë, me kostum blu dhe kravatë të kuqe. Pozicioni i tavolinave i detyroi ata të uleshin ballë për ballë, megjithëse shmangën kontaktin me sy, ndërsa prisnin që gjyqtarja Moxila Upadhyaya të vinte me një çerek ore me vonesë.

Smith i komunikoi akuzat duke mos përfshirë nxitjen e kryengritjes midis tyre, por vetëm tre akuza për komplot dhe pengim të drejtësisë, dhe nënvizoi faktin se Trump u përpoq të shfrytëzonte kaosin dhe dhunën.

Vetë Trump u deklarua “i pafajshëm”. Mbrojtja më pas kundërshtoi një gjykim të shpejtë të cilin e kërkoi prokuroria. Avokati Lauro pretendon se kjo aktakuzë e tretë është një sulm ndaj lirisë së shprehjes, ndërsa ish-ministri i drejtësisë i Trump, Bill Barr i tha CNN : “Ai mund të thotë çfarë të dojë, madje mund të thotë se zgjedhjet janë vjedhur pavarësisht se e di se nuk janë të vërteta. Por Amendamenti i Parë nuk e mbron atë nga përfshirja në një komplot.”

Trump përgjigjet se komploti është një tjetër dhe për ta vërtetuar sipas tij, disa gazetarëve të ftuar për të fluturuar me të iu dhanë dosje që synojnë të pikturojnë aktakuzën si pjesë e një plani nga demokratët për të mbuluar krimet e Joe Biden dhe djalit të tij Hunter.

Më pas Trump u kthye në Nju Xhersi. Para se të nisej, ai u tha gazetarëve: “Është një ditë e trishtë për Amerikën. Kjo është përndjekja e një kundërshtari politik”.

“Pavarësisht se më duhej të shkoja në një Uashington të ndyrë, dekadent dhe shumë të rrezikshëm dhe që më pas u arrestova nga kundërshtari im politik, “i korruptuari Joe Biden”, i cili po humbet me mua në sondazhe, ishte një ditë e mirë!“, shtoi ish-presidenti.

Sakaq, seanca e radhës është caktuar për tu mbajtur në 28 gusht, por gjyqtari i komunikoi dje Trump se nuk do të duhet të paraqitet domosdoshmërisht personalisht.

Next Post
E zunë pllakat e mermerit poshtë, viktima ishte ‘student i Dhjetorit’, deputeti i PD: Ben, ike e na le trishtim të madh

E zunë pllakat e mermerit poshtë, viktima ishte 'student i Dhjetorit', deputeti i PD: Ben, ike e na le trishtim të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In