• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Edhe “New York Post” kundër Trump-it…

by A R
21/11/2022 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dean Obeidallah*

Pas çdo gjëje që ka bërë Donald Trump – që nga përqafimi i hapur i fanatizmit, te trajtimi i dështuar i Covid-19 (për të cilin sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve ishin kritikë), e deri tek përpjekjet për të penguar demokracinë – është e vështirë të besohet se diçka mund ta frenojë mbështetjen ndaj tij të dishepujve të ish-Presidentit.

Por një editorial i ri i botuar nga New York Post, “Heshtja e Trumpit në 6 Janar është mallkim,” duhet ta shqetësojë atë, duke pasur parasysh aksesin e gazetës tek një audiencë besnike pro-Trump dhe statusin e saj si një nga xhevahiret e kurorës së perandorisë mediatike të Rupert Murdoch.

E përditshmja me prirje konservatore nuk është ndonjë botim i rastësishëm anti-MAGA; përkundrazi i dha Trumpit një mbështetje të plotë kur ai kandidoi për rizgjedhje në vitin 2020, ndërsa thoshte se një administratë e Xho Bajdenit “do të sillte një të majtë socialiste”.

New York Post është një tabloid që arrin votuesit e Trump atje ku janë. Gazeta, e themeluar në vitin 1801 nga Alexander Hamilton, ka një reputacion tërheqës për lexuesit e klasës e thjeshtë. Në vitin 2021, Post e përshkroi veten si gazeta e gjashtë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se më shumë se 80 milionë njerëz lexojnë përmbajtjen e saj online çdo muaj.

Një gjë për New York Post që duhet ta shqetësojë Trumpin është ngjashmëria e saj me të në taktikat që përdor: Nuk përmbahet kur godet njerëzit – madje edhe dikë si ish-Presidenti, të cilin dikur e kishte kampion. Gazeta është e njohur për përdorimin e gjuhës së qartë, të drejtpërdrejtë dhe shënjestrimin e fuqishëm – dhe kjo është pikërisht pikante në editorialin e saj për Trumpin.

Editoriali filloi: “Ndërsa ndjekësit e tij sulmuan Kapitolin, duke bërë thirrje që zëvendëspresidenti i tij të varej, Presidenti Donald Trump u ul në dhomën e tij private të ngrënies, duke parë TELEVIZOR, e duke mos bërë asgjë. “Për tre orë, shtatë minuta.”

Post-i e shqiptoi kohën në orë – në vend që të thoshte “187 minuta”, ashtu siç bënë ligjvënësit në seancën e komitetit të Kongresit – për të përcaktuar më qartë sasinë e kohës që kaloi nga momenti kur Trump përfundoi fjalimin e tij më 6 janar, deri kur më në fund shpërndahu një video në orën 16:17, duke u kërkuar mbështetësve të tij të shkonin në shtëpi.

Duke e thënë me butësi, “tre orë, shtatë minuta” tingëllon shumë më gjatë se 187 minuta – zgjatja e kohës që shumica në botën politike dhe mediat përdorin për të matur mosveprimin e Trumpit – dhe Post e thekson këtë.

Nga atje, editoriali u bë më i rëndë për Trump-in. Në qortimet e tij, editoriali theksonte se Trump ishte i vetmi person që mund t’i kishte ndaluar mbështetësit e tij të zemëruar, por ai vetëm sa i përkeqësoi gjërat.

“Për turpin e tij të përjetshëm, pasi ndihmësit e tmerruar iu lutën që t’u bënte thirrje publikisht ndjekësve të shkonin në shtëpi, ai në vend të kësaj, i fryu më tej flakëve” duke shkruar në Twitter se zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence, nuk kishte “guximin” për të bllokuar çertifikimin kongresional të fitores së Kolegjit Zgjedhor të Bajdenit.

New York Post shkroi se objektivi i pathyeshëm i Trumpit përmes gjithë asaj zallamahie ishte “të gjente çdo mjet – mallkuar pasojat – për të bllokuar transferimin paqësor të pushtetit”. Duke vënë në dukje se Departamenti i Drejtësisë duhet të vendosë rreth sjelljes së mundshme kriminale të Trump-it, bordi editorial i gazetës arriti në përfundimin se “si një çështje parimi, si një çështje karakteri, Trump e ka provuar veten të padenjë për të qenë përsëri shefi ekzekutiv i këtij vendi.”

Menjëherë pasi New York Post botoi editorialin e tij, bordi editorial i një botimi tjetër të Murdoch, The Wall Street Journal, gjithashtu goditi Trump në një editorial të titulluar “Presidenti që qëndroi i palëvizur më 6 janar”

Gazeta shkroi se, nga të gjitha sjelljet e dënueshme  nga Trump të paraqitura nga komiteti i 6 janarit gjatë disa javëve të fundit, “më tmerruese” ishin dëshmitarët që përshkruanin se si “megjithe trazirat e tërbuara … Ai u ul duke parë TV, duke postuar tweet-e nxitëse dhe duke refuzuar të dërgonte ndihmë.”

Këto editoriale përputhen me historinë rrëqethëse të pikturuar nga komiteti i 6 janarit i një Presidenti që refuzon të veprojë si mbështetësit e tij brutalisht rrahën oficerët dhe të vënë rrethimin në selinë e legjislaturës së kombit tonë. Trump nuk bëri thirrje për zbatimin e ligjit apo për Gardën Kombëtare, tha komiteti. Ai nuk mblodhi stafin e tij për të gjetur mënyra për të ndaluar sulmin. Ai nuk e ka lëshuar menjëherë një video ku kërkon që përkrahësit e tij të shkojnë në shtëpi – pavarësisht lutjeve të një mori këshilltarësh të tij dhe zyrtarëve të Uashingtonit se ai e bën pikërisht këtë, duke përfshirë avokatin e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe vajzën e tij Ivanka.

Jo, ai e pa sulmin të shpalosej në televizion për orë të gjata.

Gjykimi i shëndoshë na thotë se nëse Trump do të shqetësohej nga sulmet e shkaktuara nga mbështetësit e tij, ai do të kishte përdorur pushtetin e tij të pamasë si President për t’i ndalur ato. Nuk ka asnjë “anë tjetër” të kësaj historie. Nuk ka paqartësi. Në fakt, edhe në vërshimin e tij të postimeve në internet pas dëgjimit të së enjtes – edhe pse ai sulmoi pjesëmarrës të ndryshëm nga seanca – ai nuk iu përgjigj akuzës se ai thjesht bëri shiqajet gjatë sulmit.

Një gjë është krejtësisht e qartë në këtë pikë: njerëzit ose mbështesin Donald Trump ose ata mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka mbivendosje. Edhe ish-Posti i Nju Jorkut që dikur e donte Trumpin, po na thotë se sjellja e ish-Presidentit  atë ditë nuk mund të mbrohet.

*The Daily Beast

Next Post
Inxhinieri i njohur: Berisha tentoi t’ua shiste kaskadën e Drinit dy personave. Njëri ka vdekur…

Inxhinieri i njohur: Berisha tentoi t'ua shiste kaskadën e Drinit dy personave. Njëri ka vdekur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In