• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Edhe në SHBA bëhet luftë politike për një anëtar gjykate

by Aalison Pearse Stevens
15/02/2016 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tronditja e shkaktuar nga vdekja e gjyqtarit konservator të Gjykatës Supreme në SHBA, Antonin Scalia, u kthye të dielën në një betejë politike mbi zëvendësuesin e tij që Barack Obama do të propozojë, një zgjedhje që mund të ketë shumë ndikim në vend.

Ngjyra politike e pasuesit të Scalia, një katolik me origjinë italiane, i famshëm për deklaratat e tij kundër abortit apo në favor të dënimit me vdekje, mund të trondisë Gjykatën Supreme nga njëra anë apo në tjetrën, me një impakt të konsiderueshëm mbi vendimet e ardhshme në çështjet e mëdha që prekin shoqërinë amerikane.

Presidenti Obama është angazhuar që të shtunën në mbrëmje, me një fjalim solemn, për të përmbushur përgjegjësitë e tij kushtetuese për të përcaktuar magjistratin e ri.

Republikanët dolën që në fillim kundër këtij emërimi të ardhshëm.

Ata kanë frikë se presidenti amerikan do të propozojë një gjyqtar progresist, shefi i maxhorancës në Senat, që duhet të rikonfirmojë emërimet, Mitch McConnell paralajmëroi se i takon presidentit të ardhshëm të përcaktojë gjyqtarin e ri.

Në mes të fushatës presidenciale, kandidatët republikanë kanë dyfishuar elozhet për Antonin Scalia dhe kanë kritikuar para sekanve të televizioneve zgjedhjen e presidentit amerikan.

Çështje e nxhehtë

Barack Obama ka emëruar deri tani dy gjyqtarë progresistë për Gjykatën Supreme. Nëse ai do të emërojë një të tretë, do të bëhet presidenti më i suksesshëm në këtë çështje që prej presidentit republikan Ronald Reagan, i cili kishte emëruar gjithashtu Antonin Scalia në vitin 1986.

Por kandidati i presidentit demokrat, Obama, ka të gjitha shancet që të preket nga Senati i kontrolluar nga republikanët, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një gjyqtar progresist të deklaruar. Megjithatë ai mund të zgjedhë një kandidat më në qendër, duke shpresuar të marrë katër vota republikane, të mjaftueshme në rast se 44 senatorë demokratë dhe dy të pavarur e mbështesin.

Nga ana tjetër demokratët nuk pushojnë së shprehuri urgjencën e emërimit të një magjistrati të ri. Shefi i tyre në Senat, Harry Reid, vlerëson se “do të ishte e paprecedente në historinë moderne të Gjykatës Supreme të ketë një vend vakant për një vit”.

Vdekja për shkak të një krize kardiake, në rezidencën e tij teksane, e Antonin Scalia, që ishte i famshëm për interpretimin fjalëpërfjalë të Kushtetutës, vjen në një moment ku çështje sociale të nxehta mbi tema si aborti apo imigracioni duhet të vihen në vijë.

Javën e kaluar, Gjykata Supreme, në një vendim të mbështetur nga Scalia, kishte bllokuar programin ambicioz të Barack Obamas për të limituar gazrat ndotëse të centraleve termike.

Gjatë tre dekadave, gjyqtari Scalia ka mishëruar në Gjykatën Supreme temat më për zemër të Amerikës konservatore, si në çështjet e familjes, fesë, patriotizimit apo në ruajtjen e rendit. Mbrojtës i mbajtjeve të armëve individuale, Scalia i kundërvihej hapur abortit, unionit të homoseksualëve dhe diskriminimit pozitiv.

Arrdhja e një gjyqtari progresist mund të ndryshojë SHBA-në mbi të gjitha këto tema./ATA

Next Post

Horoskopi 16 shkurt 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In