• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Edhe në Kosovë kokëdhëmbje për Mogherinin

by Java News
04/03/2017 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka ripërsëritur mesazhin e Brukselit se demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i pandryshuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këto komente, Mogherini i ka bërë në Prishtinë, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Propozimi i Komisionit Evropian ishte shumë i qartë. Janë dy kushte, të cilat duhet të plotësohen para se të bëhet liberalizimi i vizave”, ka thënë Mogherini.

“Këto dy kushte janë që Kosova ta përmirësojë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku ka përparime, dhe kushti i dytë është ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ku që nga vizita e ime e fundit vitin e kaluar, nuk ka pasur përparime”, ka thënë Mogherini.

“Nëse Kuvendi e voton demarkacionin, ne, BE-ja do të lëvizë shumë shpejt në procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo

“Është koha e fundit ta ratifikoni Marrëveshjen me Malin e Zi dhe kjo do ta zhbllokojë liberalizimin e vizave. Ky vendim është në duart e Kuvendit të Kosovës”, ka shtuar Mogherini.

Ajo u ka bërë thirrje partive politike që ta kenë të qartë se kur është fjala për interesat e popullit, siç është liberalizimi i vizave, ato duhet ta tejkalojnë debatin ndërpartiak dhe të gjejnë rrugën përpara.

“Besoj që partitë të gjejnë një formë pajtimi dhe ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Populli i Kosovës e dëshiron liberalizimin dhe nuk e meriton mungesën e konsensusit për liberalizimin”, është shprehur zyrtarja e lartë e BE-së.

Tutje, Mogherini ka përshëndetur angazhimin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo ka thënë se dialogu mbetet formë e pazëvendësueshme për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka kërkuar ndihmën politike Mogherinit dhe Bashkimit Evropian për të shtrirë ndikimin tek opozita që ta mbështesë demarkacionin me Malin e Zi. Njëherësh ka kërkuar edhe shtimin e presioneve politike mbi përfaqësuesit serbë, që të kthehen në institucione. “Kemi kërkuar ndihmën e Mogherinit që t’i kalojmë pengesat e krijuara me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me malin e Zi”, ka deklaruar ai. Mustafa ka thënë se te kriteri i dytë, që ka të bëjë me luftimin e krimit dhe korrupsionit, Kosova ka shënuar përparime të dukshme.

“Kosova është e përcaktuar në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Mustafa, duke shprehur bindjen se një ditë edhe Kosova do të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar që ky proces të vazhdojë.

“Ne e shohim dialogun me vendet fqinje, edhe me Serbinë si alternativë të pazëvendësueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimin e proceseve në Ballkan dhe Evropë, pavarësisht disa kundërshtimeve që i kemi nga opozita”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se ka kërkuar mbështetjen e Brukselit që proceset të ecin më shpejt, duke përfshirë edhe kërkesën e BE-së drejtuar Beogradit që të ndalë ndikimin te përfaqësuesit serbë, në mënyrë që ata të kthehen në institucionet e Kosovës.

Në anën tjetër, Mogherini ka deklaruar se kjo nuk ishte vetëm një vizitë e radhës në Ballkan, territor ky që po u ekspozohet tensioneve.

“Është me rëndësi që të sjellim këtu, në rajon, mesazhin e BE-së, që të vazhdoni drejt rrugës evropiane. Ky mesazh vlen për gjithë rajonin, pra edhe për Kosovën”.

“Kosova duhet të vazhdojë shtegtimin evropian, kurse BE-ja duhet ta mbështesë këtë rrugëtim”, ka thënë Mogherini.

Paraprakisht, Mogherini ka takuar ndaras në Prishtinë, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kabineti i presidentit të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se Thaçi ka vlerësuar se vizita e Mogherinit vjen në një moment më të mirë për Kosovën dhe rajonin.

“Kemi sfida të ndryshme, por prioritete të njëjta”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se është e rëndësishme që BE-ja të mbështesë tërë rajonin në aspiratën e vet për t’u bërë pjesë e saj.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar se temë qëndrore e takimit ka qenë çështja e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli ka ritheksuar qëndrimin e vazhdueshëm të Kuvendit të Kosovës që sapo të vijë marrëveshja e shënjimit të kufirit nga Qeveria, ajo do të procedohet në seancë.

“Qytetarët e Kosovës janë gjeografikisht, politikisht, kulturalisht pjesë Evropës. Prandaj, ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj Bashkimit Evropian si institucione dhe si popull”, ka thënë Veseli, përgatiti “REL”. (b.an)

Next Post
Në këtë ditë, më 4 Mars lindi Vivaldi dhe u zgjodh Xhefersoni në Uashington

Në këtë ditë, më 4 Mars lindi Vivaldi dhe u zgjodh Xhefersoni në Uashington

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In