• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës!

by Ben Andoni
17/03/2025 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pse e tremb UÇK-ja e Hagës, PD-në e Tiranës?! Është më shumë një pyetje retorike për një përgjigje që dihet mirë. Nëse Sali Berisha, lideri i padiskutueshëm i PD-së, do të tregonte se kishte një lloj empatie do ti shprehte sot ngushëllimet Thaçit për vdekjen e të atit, kurse kohë më parë edhe mbështetjen për vajtjen në Hagë. Kuptohet pas tij mungon edhe çdo zë i kthjellët tek PD-ja, sidomos tani në prag të zgjedhjeve. Dhe, kjo dihet dhe kuptohet. Jo vetëm ai, por edhe kryeministri i Kosovës Kurti ka qenë “i rezervuar” për këtë akt civil ngushëllimi që e kërkon kodi zakonor shqiptar. Vdekja është sublime dhe gjithçka fashitet në shenjë nderimi për mortin. Vetëm jo në retorikën e politikanëve shqiptarë.

Aq shumë e kanë shtyrë ofendimin dhe akuzat Berisha ndaj Thaçit saqë e ka problem të kthehet pas. Nëse i pyet zyrtarët tek PD-ja, pse nuk kanë bërë një vizitë për t’u takuar me udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, kishte dhe ka vetëm ngritje supesh, sepse askush nuk pipëtin para Sali Berishës që kohë më parë u fut në një debat kinse nacionalist me Thaçin. Për ta justifikuar kontrabandën përmes Shqipërisë drejt ish-Jugosllavisë në kohën e luftës në Bosnjë do t’i atribuonte shumë problematika Thaçit dhe do e mbyllte me etiketimin: “argat të Beogradit!!!” “Ky ka marrë misionin e Serbisë së Madhe. Dosja e Hagës është e tëra e formuluar nga Vukçeviçi, është prokuror i Serbisë. Z.Thaçi ka një dosje të madhe në Hagë dhe ajo dosje është bërë e tëra nga Beogradi”. Kjo erdhi pasi ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë televizive e quajti “argat të Millosheviçit”.

I gjithë debati është zhvilluar për atë udhë që nisi gjatë kohës së Procesit të Berlinit dhe më pas me “Balkan Open”, ku është folur për ndryshimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve Serbi-Kosovë. Dy koncepte të ndara, por që dikur krijoi disakordancë edhe vetë në radhët e zyrtarëve amerikanë. Asokohe i dërguari i Presidentit Donald Trump (mandati i parë) dërgoi në rajon të besuarin e tij Richard Grenell, kurse Departamenti i Shtetit dërgoi Matthew Palmer. Mungesa e një zëri të përbashkët institucional SHBA-Evropë u përcoll me krizën në Kosovë. Një postim i EUobserver sqaronte se SHBA ka refuzuar të përjashtojë një shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht mosdakordësisë së Gjermanisë për këtë çështje. Richard Grenell vazhdoi ta promovonte idenë e një “marrëveshje të shpejtë” për njohje, sidomos kur po afrohej momenti i mbarimit të mandatit Trump-1. Pak kohë më vonë, po Grenell, kur u kërkua të jepte sqarime për lajmin e ndërrimit apo korrigjimit, do ishte i prerë me median: “Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni denjuar që të pyesni. Unë jam për atë çfarë palët pajtohen. Jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”. Kurse Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, gjatë një interviste, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve, tha se: “varet nga Serbia dhe Kosova të vendosin parametrat e dialogut” dhe se “qëndrimi i SHBA-së nuk është në kundërshtim me atë të Gjermanisë”.

Veçse Berisha vazhdon me regjistrin e tij dhe po kaq cinik u bë dhe Kurti, kur në një tekst deklamativ i kërkoi Thaçit të shpërngulej me këmbët e veta në Hagë dhe këtë ia përsëriti për 17 herë me radhë në një tekst të hidhur patetik. Pak javë më parë, kur Kurti u pyet pse nuk i viziton njerëzit e UÇK-së, bëri një justifikim të ftohtë, sipas të cilës kërkohej një procedurë tejet e gjatë (Për ironi, kryeministri Rama e mbushi formularin e takimit për pak minuta!) dhe nuk ishte mundur për shkak të detyrave, kurse Berisha hesht, ashtu si po hesht dhe sot bashkë me të gjithë vartësit e tij që Kosovën e përdorin, kur u duhet. Por në Hagë s’është vetëm Thaçi. Është edhe Veseli, Krasniqi dhe Selimi, të cilët mund ta prisnin një vizitë mbështetëse të tyre nga PD-ja e Tiranës. Kjo nuk ndodhi. Nuk ndodh dhe me gjasa nuk do ndodhë. Me sa duket edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës?! (Javanews)

 

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A po i del zot Berisha “trumpizmit” edhe për Kosovën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In