• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe mua më kërkuan që të firmos”/ Dëshmia e komandatit të FA: Ja çfarë më tha ministri i Mbrojtjes! Zbardhet shkresa drejtuar Berishës

by Java News
22/10/2023 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në dokumentin që e disponon Panorama është publikuar dëshmia komandantit Vladimir Qirjazi, i cili tregon komunikimin me ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Gazment Oketa, i cili i ka kërkuar që të firmosë për dhënin e pronës, sepse edhe atij vetë ia kanë kërkuar.

“Une i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore….”, ka thënë komandanti Qirjazi.

Në dosjen e SPAK thuhet ndër të tjera se në Kryeministri është gjendur një shkresë fotokopje, por jo origjinalja e datës 30.03.2009, drejtuar Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari.

“Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar  Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet”, thuhet në dosjen e SPAK.

Pjese nga dosja

36.Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se, …ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes.

Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij.

Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se eshte ballafaquar më datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi.

37.1 pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: … Une i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore….

38.Në Kryeministri, është gjendur një shkresë fotokopje (por jo origjinalja) e datës 30.03.2009, drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari.

Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet. Gjithashtu nga këqyrja e regjistrit të korrespodencés Model Nr.1 në Kryeministri për periudhën 27.03.2009- 02.04.2009 nuk u konstatua as e regjistruar në protokoll hyrje e shkresës/ankesës date 30.03.2009.

39.Nga ana e Kryeministrisë ka patur reagim të menjëhershëm, kur me shkresën nr. 1161 prot datë 03.04.2009 të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, shtetasit Gjergj Lezhja, konceptuar nga shtetasi Ilir Kadiu dhe miratuar nga shtetasi Oerd Bylykbashi, drejtuar Komandantit të Forcës Mbështetëse shtetasit Vladimir Qiriazi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Fiqiri Kupe, është pasqyruar ndër të tjera se, është kryer një denoncim nga familjet Alimehmeti, Vaqarri, Saliaga, Begeja dhe Llagami, aktualisht pronarët ligjorë të truallit të klubit të futbollit Partizani.

40.Ministria e Mbrojtjes gjithashtu ka reaguar duke iu drejtuar me shkresën nr. 2084/2 prot datë 16.04.2009 të Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, drejtori Ardian Shashaj, Komandes Mbështetëse dhe për dijeni ministrit Gazmend Oketa, sekretarit të përgjithshëm Fiqiri Kupe ku parashtron se Komanda Mbështetëse nuk ka zbatuar urdhërin….

41.Brenda të njëjtës ditë që rezulton se është përgatitur shkresa e mësipërme, duke u njoftuar Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, rezulton se ka një reagim të menjëhershëm më datë 16.04.2009 me urdhërin Nr. 1289 Prot, nga Kryeministri Sali Berisha, mbi kontrollin tematik në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës me Nr.11, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Bashkëlidhur është programi i kontrollit i përgatitur nga drejtor Oerd Bylykbashi dhe i miratuar nga sekretari i përgjithshëm Gjergj Lezhja. Programi i kontrollit është koncept. nga Ilir Kadiu.

42.Me shkresën nr. prot (e palexueshme) datë 24.04.2009 shtetasi Gjergj Lezhja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i ka kërkuar shtetasit Vladimir Qiriazit, të verë në dispozicion të grupit të kontrollit, fotokopje të njehsuar me origjinalin, të gjithë praktikës që kanë në lidhje me pronën, në kuadër të kontrollit, nga departamenti i kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion.

43.Shtetasi Ilir Kadiu, rezulton të jetë gjithashtu një anëtar i familjeve pronare, përfituese nga pronat e ndodhura në Klubin e Futbollit dhe Klubin Shumesportesh Partizani dhe në konflikt të hapur interesi në situatën e krijuar. Për më tepër, ai vetë ka zgjedhur në procedurat përkatëse në lidhje me pronat si përfaqësues shtetasin Jamarbër Malltezi.

44.Me shkresën nr. 2205/2 regj datë 24.04.2009 shtetasi Vladimir Qiriazi i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, ku e bën me dije se në zbatim të urdhër kontrollit të kryeministrit, Sali Berisha, nr. 1289 datë 16.04.2009, më datë 24.04.2009 në Komandën Mbështetëse janë paraqitur për të ushtruar kontroll shtetasit Ilir Kadiu dhe Saimir Struga. Vijon me parashtrimet që kjo pronë nuk është marrë në administrim nga Komanda Mbështetëse, nuk ka pasur përfaqësues në procedurat./m.j

Next Post

Për Gjirokastrën që pashë këtë vjeshtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

February 11, 2026
Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

February 11, 2026
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

February 11, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

February 11, 2026
Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

February 11, 2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In