Dita e Verës, si asnjëherë më parë i ka gjetur shqiptarët të mbyllur në shtëpi, masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Duket se nasave të qeverisë iu është bindur edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila këtë ditë po e kalon e mbyllur në shtëpi.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se këtë vit Dita e Verës festohet ndryshe, ndërsa thekson se me masat e duhura së bashku do tia dalim.
Krahas postimit Kryemadhi publikon edhe një foto, ku shfaqet duke hekurosur.
“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.
Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.
Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim”, shkruan Kryemadhi. /e.s/












