• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe media në “vetting”? Ligjet e reja mund të cënojnë lirinë e shprehjes

by Java News
17/08/2016 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një paragraf në nenin që synon t’u sigurojë pavarësinë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, që është një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi për luftën kundër korrupsionit, ka ngritur shqetësime.

“Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre, apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”, thuhet në nenin në fjalë.

Por a ka vend për shqetësim në këtë formulim të ligjit për prokurorinë anti-korrupsion? “Nuk besoj se në çdo rast ka përpjekje dhe iniciativa për të cënuar lirinë e medias”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

“Është e kotë të diskutojmë gjëra që nuk kanë hyrë në rendin e ditës të komisionit. Të gjitha këto detaje do të shihen atje hap pas hapi, ju siguroj se nuk ka asnjë tendencë për t’i bërë presion medias. Përkundrazi”, tha anëtari socialist i komisionit, Pandeli Majko.

Por përtej garancive që japin politikanët, burime brenda komisionit të reformës kanë pohuar më herët për Top Channel se ligji synon të reduktojë ndikimin politik me çfarëdolloj mjeti tek prokurorët e posaçem, përshirë edhe masa të reja penale.

Por a përfshin kjo edhe median? Ekspertë ligjorë thanë për Top Channel se qëllimi i ligjit është të krjojë një koracë për prokurorët e posaçëm, që ata të mos bien pre e shantazhit pavarësisht prej nga vjen ai dhe se gjithçka do të qartësohet kur të hartohen përcaktimet ligjore.

Megjithatë, kur u njohën me formulimin, burime nga opozita pohuan se rreziku i kufizimit të medias qëndron dhe se opozita do të jetë e kujdesshme gjatë diskutimit të kësaj pike. Kujdes që në fakt duhet ta kenë të gjithë.

Qëllimi për të luftuar korrupsionin apo shmangur influencat tek prokurorët e posaçëm, reforma në drejtësi nuk duhet të cënojnë të drejtën kushtetuese të lirisë së shprehjes./tch/a.k

Next Post

Brazili shkatërron Hondurasin/ Neymar shënon për 15 sekonda, krijon rekord të ri në Olimpike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

January 12, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

January 12, 2026
Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

January 12, 2026
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun më 28 janar, reagon Bardhi: Bllokim i paprecedentë, iu dha mundësi të pandehurës të..

January 12, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

January 12, 2026
Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

January 12, 2026
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

January 12, 2026
Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In